Asaj së cilës nuk i konvenon suksesi i Kosovës dhe i qeverisë Kurti së pari është Serbia dhe aleatët e saj Rusia e Kina gjë e cila edhe dihet se këta janë armiqt historikë të shqiptarëve.
Atyre nuk u intereson ndërtimi i shtetit modern, demokratik dhe ligjor i Kosovës, sepse ata duan destabilizimin, mosfunksionimin dhe dështimin e shtetit të Kosovës të cilin ata nuk e njohin.Së dyti suksesi i Kurtit nuk i konvenon as politikës së korrupsionit dhe as mediave dhe intelektualizmit mercenar të Tiranës të cilët e shohin me xhelozi dhe me egozëm suksesin e Kosovës, pasi politika, mediat dhe intelektualizmi në Shqipëri janë mësuar të sillen si paternalistë, “superiorë” e arrogant karshi politikës së Kosovës, gjë e cila vertetohet sidomos sot nga politika dhe pushteti i qeverisë së Edi Ramës.
Shqipëria, politika e saj kurrë nuk ka qenë e interesuar seriozisht për mbështetje të Kosovës, dhe prandaj edhe ish-Presidenti Rugova e dinte se një luftë në Kosovë, Kosova nuk do kishte mbështetje nga Shqipëria, dhe se Shqipëria nuk do hynte ne luftë kundër Serbisë për clirimin e Kosovës.
Prandaj Rugova shmangu luftën në Kosovë dhe iu përkushtua betejës paqësore për të siguruar mbështetjen dhe përkrahjen perendimore dhe të SHBA-ve. Së treti suksesi i Kosovës dhe aktualisht i qeverisë Kurti nuk i konvenon as opozitës politike te korrupsionit dhe as shumicës së mediave në Kosovë, dhe as mbeturinave dhe as spiunëve e ishshërbëtoreve të regjimit kolonialist titisto-milloshevician të Kosovës.
Por suksesi i Kosovës nuk u pëlqen as disa islamofobëve fanatik e serbofil, kjo sepse atyre jo vetëm Kurti por atyre nuk u pëlqen as suksesi i asnjë lloj politike e pushteti të suksesshëm në Kosovë. Dhe disa nga këta pseudointelektualë dështakë dhe të asnjë kontributi kombëtar mundohen që fallcopatriotizmin mashtrues e “kritik” të tyre mundohet ta maskojnë me turkofobizëm.