Vizita e Vuçiqit, në Kosovë, në aspektin e kulturo-njerëzisë, do ti sjellte me vete edhe kriminelët para drejtësisë, me siguri se një vizitë e tillë do e merrete kuptimin dhe arsyen e vet në këtë mënyrë dhe duke i kërkuar falje popullit të pafajshëm të këtij vendi.
Në aspektin e fqinjësisë dhe marrëdhenieve ndërshtetërore bëhën vizita të tilla në dobi të njëra-tjetres dhe arsyet shtetërore do vendosin se cili është qëllimi i një rezulltati, që palët e ofrojnë këtë qëllim të mirë apo me prapavija të tjera.
Edhe vizita e Vuçiqit, në Kosovë, sikur do të ishte një vizitë normale, por jo edhe sikur në vendet tjera, që do të realizohej pa tensione dhe reagime brenda kësaj bote, mirëpo, kur njeriu apo vizitori e humb pikën e referimit dhe e nxit pikën e urrejtjes ndëretnike dhe ndërnjerëzore, atëherë një vizitë e tillë bëhët e diskutueshme, por edhe me prapavija të rrezikshme.
Aleksandër Vuçiq, sipas disa burimeve mediatike, pretendon ta vizitojë Kosovën, dhe në këtë rast, nëse vizita e tij planifikohet të bëhët pa lejen e shtetit të Kosovës, apo në mënyrë ilegale, nuk ka asnjë arsye tjetër, që Vuçiqi, së pari ta pyeste Gjuriqin, i cili i shkeli ligjet e shtetit të Kosovës, dhe vizita e tij e muar trajtimin e duhur.
Dikush do të thoshte se, çfarë na hyjnë në punë posteret dhe fotografitë e Vuçiqit, të vendosura nëpër mure dhe sheshe të katër komunave veriore të Mitrovicës, me mesazhin « Komandant suprem po të presim », që jep një mesazh jo të thjeshtë, që nënkupton nxitjen e urretjes ndëretnike në këtë vend, si dhe domethënjën e mundësisë për të vënë në veprim projektet e ndarjes së Kosovës.
Duke marrë parasysh marrëdhëniet e acaruara në mes këtyre dy vendeve, dhe mbas 24 viteve të mbarimit të luftës që shkakëtoj Serbia, ky vend po ballafaqohet akoma me problemet dhe politikat e hegjemoniste të Serbisë, duke u bërë pengesë në çdo hap të shtetndërtimit dhe jetës politike e institucionale e këtij vendi.
Lojrat Serbisë, në krye me Vuçiqin, dikujna i duken edhe si shfaqje « teatrale » dhe nuk i bëjnë përshtypje të mëdha, apo janë lojra që kanë për qëllim matjen e pulsit të reagimit të shtetit të Kosovës, mirëpo gjithherë përmes mesazheve të tilla, sikur edhe në këto raste të fundit në katër komunat veriore, japin signale të qarta të ngjarë edhe më herët me ngjarje të rrezikshme.
Pushteti aktual i Serbisë, në krye me Vuçiqin, për ta tensionuar gjendjen dhe për ta destabilizuar Kosovën, e përdor Listën serbe, e cila e ka pëjashtuar deri dikund vetëvetën nga vetë populli serb, por përsëri është aktive duke organizuar edhe postere të tilla, sikur edhe më herët me grupe të ndryshme kriminale nga serbët lokal të veriut dhe të tjerë, por për fat këtë herë si kurrnjëherë tjetër do të hasën dhe atakohen të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin dhe shtetin kudo në çdo qoshe dhe cep të këtij vendi.
Dhe ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë, është e njëjtë, sikur do ngjallet kufoma e Millosheviqit, kur sa herë vinte në këtë vend, përmes mitingjeve dhe fjalimeve të tij shofeniste i nxiste dhe i mobilizonte serbët kundër shqiptarëve, të cilët i futi në luftë të përgjakshme, për të krijuar një « Serbi të madhe », e mbetur me një mentalitet dhe primitivitet të njejtë edhe sot.
Kosova dhe populli i saj, do të ishte një popull me fat me trupat e NATO, s, në këtë vend, të cilët nuk do qëndrojë duarkryq dhe një gjë të tillë do ta kuptonte edhe Vuçiqi, sepse e ka përjetuar edhe vet rrolin e saj dhe fuqinë e saj, duke e kërkuar birën e minit me u fshehë, prandaj Kosova, e ka sot edhe Ushtrinë e vet FSK-në, që nuk do ta lejojnë Vuçiqin, edhe aq lehtë të shkel të drejtat e këtij populli dhe këtij shteti.
Vuçiqi, për ta vizituar Kosovën, vetëm nëse ia ka përpirë sorra mendjen, dhe nuk do të merrte leje nga shteti i Kosovës, apo Ministerja e Punëve të Jashtme z.Gërvalla, e cila do i jepte të njëjtat kushte sikur i parapriu kryeministri Kurti, që së pari të dorëzojë kriminelët e terrorizmit në Banjë të Zveçanit, të cilët shetisin të lirë nëpër Serbi, pastaj të fillojë normalizimi i raportet dhe marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve.