Legjitimiteti i imponuar me dhunë nuk është legjitimitet, por vetem ai i pranuar me vullnet nga qytetarët

Opinione

Legjitimiteti i imponuar me dhunë nuk është legjitimitet, por vetem ai i pranuar me vullnet nga qytetarët

Nga: Ejup Berisha Më: 1 korrik 2024 Në ora: 11:59
Autori Ejup Berisha

Profeti Muhamed, figura më emblematike e fesë islame, pas një beteje të suksesshme të zhvilluar me bashkëluftëtarët e tij, në të cilën ishte arritur fitore ndaj palës tjetër. I njëjti, pas përfundimit të betejës, bashkëluftëtarëve të tij i kishte pyetur nëse kishte ndonjë të lënduar apo viktimë gjatë kohës së luftës. Ata i kishin përgjigjur pozitivisht, duke thënë se, fatkeqësisht, gjatë betejës ishte lënduar një civil apo një fëmijë i mitur. Profeti Muhamed thuhet se me këtë rast ishte dëshpëruar tej mase dhe bashkëluftëtarëve të vet u kishte thënë se beteja nuk kishte rezultuar me fitore, por me humbje.

Disa ish-pushtetarë shqiptarë që gjatë kohës në Ballkanin Perëndimor kanë mbajtur pushtetin në duart e tyre, dhe i kanë lënduar dhe i kanë marrë në qafë shumë shqiptar me disfatat dhe dështimet e tyre në politikë, këta asnjëherë nuk e kanë qarë kokën fare që të pendohen për qeverisjen e tyre të keqe dhe për demët dhe tragjeditë e shumta që ua kanë shkaktuar qytetarëve sa kanë qenë në pushtet. Dhe çuditërisht, të njëjtët gjithmonë ato humbje dhe dështime i kanë llogaritur si fitore të mëdha të tyre. Dhe këta, edhe pse kundër fakteve të tilla, gjithmonë insistojnë se gëzojnë legjitimitetin në politikë.

Legjitimiteti politik gëzohet në dy mënyra: 1. Me vullnet duke e pranuar natyrshëm atë qytetarët dhe 2. Me dhunë, pra, i njëjti mund të imponohet qytetarëve me mjete dhe me metoda të papranueshme. Legjitimiteti i imponuar me dhunë nuk mund të llogaritet si legjitimitet, ndërsa ai i pranuar natyrshëm nga qytetarët është i vërtetë. Politikanët shqiptarë në trojet shqiptare gjithmonë kanë imponuar legjitimitetin me dhunë, shantazh dhe blerje votash.

Për çfarë legjitimiteti mund të flasin politikanët shqiptarë që gjatë kohës kanë ndenjur në pushtet këtu në Ballkanin Perëndimor, kur mjete dhe metoda kryesore për sigurimin e tij janë ato që i përmenda më sipër në këtë tekst? Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni kohëve të fundit po thirret në legjitimitet te qytetarët, por udhëheqësit e këtij subjekti politik po harrojnë se ata atë legjitimitet gjatë kohë ua kanë imponuar qytetarëve shqiptar me mjete të papranueshme dhe të kundërligjshme.

Dhe meqë këta i kanë zbatuar të gjitha keto mjete dhe metoda atipike për ta siguruar legjitimitetin atëher ata gjatë kohë në politikë nuk kanë qenë legjitim. Prandaj udhëheqësit e BDI-së në vend se të thirren në legjitimitetin e paqenë tani në opozitë le të pendohen për dhunën dhe mjetet e tjera të kundërligjshme që i kanë përdorur për ta bindur opinionin e gjërë se kanë gëzuar legjitimitet te qytetarët shqiptar. Këta gjithashtu duhet akoma më shumë të pendohen edhe për qeverisjen katastrofike dhe të këqijat që ua kanë bërë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat