Kur errësira komuniste kishte rrafshuar kodrat dhe luginat e Shqipërisë, Ismail Kadare ishte maja më e fuqishme artistike që ngrihej lart e më lartë njësoj si Piramida e Keopsit. Kontribut të veçantë gjatë tërë jetës artistike ka dhënë për çështjen e Kosovës.
Vlen të pērmendim librin ”Ra ky mort e u pamë”, që është një abetare për historinë tonë kombëtare. Ismail Kadare është befasia më e këndshme për kulturën dhe letērsinë tonë kombëtare, është maja më e lartë e relievit tonë letrar, është ajo majë të cilēn për së pari herë e kapin rrezet e diellit mëngjesor dhe për së mbrēmi herë e braktisin rrezet e diellit në perëndim. Atëherë kur errësira komuniste i rrafshoi kodrat dhe luginat, kjo majë ngrihej lart e më lartë njësoj si Piramida e Keopsit. Si poet ai është i njohur me shpirtin e popullit të vet, andaj gjithnjë ka gjurmuar pas pikave përkuese mes mitit dhe legjendës. E ka njohur folklorin e popullit të vet, ka shkruar nën ndikimin e traditës shqiptare e veçanërisht është i ndikuar nga Rilindasit tanë, andaj vargu i tij është i ashpër si vargu i Fan Nolit dhe Migjenit, por është edhe i butë si vargu i Naimit dhe De Radës. Vargu i Ismail Kadaresë ēshtë i ngjeshur, i dendur në krahasim me të befasishmen.
Mjafton ta kujtojmë tokën shqiptare të cilën në të katër anēt e kafshojnë qentë. Mjafton ta kujtojmë pranverën e Shqipërisë, kur pas shirave të prillit duket e shpērlarë dhe i përgjet vajzës së pastër pas takimit të parë. Mjafton ta kujtojmë vjeshtën e cila është si ajo luaneshë e cila i shkund kriket. Të gjitha këto krahasime dhe figura tjera, poezinë e Ismail Kadaresë e bëjnë më të afërt dhe më të ngrohtë me lexuesin.
Le të na kujtohet ikja e Mojsi Golemit, troku i kalit të tij nēpër errësirë, zjarret e ushtarëve të Skenderbeut nëpër male, era dhe pelerina e këtij tradhtari të penduar. Në ikje të sipēr drejt lindjes hynë shkrimtari ndërmjet dhe ia bën me dije se kurrkush nuk të vjen pas, kurrkush nuk të ndjek, pos ndërgjegjes sate. Tradhtia kjo plagë e kahershme është prezente edhe sot. Le ta kujtojmë poemin të Kadaresë
“Laokonti” nxjerrur nga legjenda greke nga lufta mes grekëve dhe trojanëve. Laokonti, ky famulltar i regjur, po dhe atdhetar i kalitur, e kundërshton hyrjen e Kalit të Trojēs në qytet. Prandaj perëndesha Athina, e cila e mban anën e grekëve, e dënon atë, i dērgon gjarpërinjtë e tmershëm dhe Laokonti bashkë me dy djemtë dënohet rëndë. Laokonti na kujton dramat e Shekspirit ku vrasjet dhe helmimet përgatiten nëpër zyrat e kancellarive, ato kryhen pas
mesnate, kurse viktimat qahen e vajtohen në pikë të ditēs.
Vrasja e Laokontit është krim politik, i cili ndodh edhe në ditët tona, dhe atë pas shpine. Këtu Ismai Kadare ia tërheq vërejtjen edhe kohës së vet, mandaj edhe të ditëve tona.
Përbindëshat janë prezent edhe sot e kësaj dite duke gēlltitur qytete, trotuare, godina dhe kasolla, andaj të keqes t’ia presim hovin sa më larg, para se të mbërrijë ajo në oborret tona, sepse e kot do të jetë çdo përpjekje e mēvonshme sepse atëherë nuk do të ndihmojnë as dyert e dritaret e mbyllura.