Kujtim me rastin e 34 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

Opinione

Kujtim me rastin e 34 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

Nga: Milazim Maraj Më: 2 korrik 2024 Në ora: 08:25
Milazim Maraj

Përgatitjet për shpalljen e pavarësisë ishin bërë në terren. Baza deleguese shqiptare kërkonte Pavarësinë. Deputet e zgjedhur ishin në një qëndrim me zgjedhësit e vet. Ngjarjet që kishin ndodhë më herët me shkarkime, marrje të kompetencave, diferencime, burgosje kishin krijuar këtë atmosferë unike për të ec përpara drejt të ardhmes së pavarur. Deputetet shqiptarë nuk kishin rrugë tjetër. Ata pranuan sakrificën më faqe të bardhë. Dita e shpalljes ishte 2 korrik 1990. Në kuvendin e Prishtinës. Në mëngjes dyert e Kuvendit të Kosovës ishin mbyllur. Brenda në kuvend ishin futur njësi policore civile dhe me uniforma. Rreth kuvendit ishin mbledh shumë qytetarë që bënin një brez civil mbrojtës. Por ishin edhe policët shqiptarë me uniformë apo civil që na inkurajonin “Jemi më ju deri në pikën e fundit” Në hyrje ishin tubuar deputet të cilët po përgatiteshin të bëjnë leximin e deklaratës së pavarësisë. Ishte një ditë e shenjtë që ushqeu shpresën shqiptare jashtë Shqipërisë. Kjo ditë tregoj aftësinë organizative, vendosmërinë për të mbrojtur atdheun, identitetin dhe dinjitetin kombëtarë.

Si duhet të kujtohet kjo ditë? Si duhet të shkruhet ky akt?

Të shkruhet Dy Korriku kështu më shkronja nga se ishte një ditë e madhe dhe vendimtare. Ishte një akt institucional që u shpall nga 111 delegat të kuvendit të Kosovës. Apo të shkruhet vetëm më numra : 2.7.1990. Nga se ishte një përgjigjeje matematikore që iu dha Serbisë. Nga sot nuk jemi nën tutelën tënde. Jemi Republikë e Pavarur, në Federatën Jugosllave, apo Konfederatën Jugosllave. Shpallja u bë në hyrjen e Kuvendit të Kosovës. Nga se dera ishte e mbyllur. Por nuk ishte shumë i rëndësishëm vendi, i rëndësishëm në këtë ditë ishte kuvendi. Ishte dita kur çdo gjë filloj të zhvillohej më pavarësi. U shpall pavarësia e Kosovës. Nuk u shpall në periferi të Prishtinës. U shpall në qendër të Prishtinës, Në hyrje të kuvendit para tytave të autoblindave dhe armëve të policisë të armatosur në mënyrë speciale. Këta kishin urdhër që të pengoni këtë akt, por nuk arritën. Andaj qëndrimi i tyre në këtë shesh mundë të vlerësohet si polici e çarmatosur. Apo më të thuhet si milici e pa motivuar,nga se Pavarësia e Kosovës u shpall. U bë në kohën e vendimeve të mëdha. Në Prishtinë këtë ditë kishte shumë milic. Të veshur më antiplumb dhe të armatosur më armë të gjata, sikur asnjë herë më parë. Ata lëvizni në treshe apo pesëshe. Brenda oborrit të Kuvendit po tuboheshin delegatet ata u ndale në hyrje nga se dera ishte mbyllur këtu ishin delegatët shqiptarë dhe të tjerë jo serb. Rreth kuvendit ishte krijuar një rrip i gjerë njerëzish civil që ndanin hapësirën në mes të delegatëve dhe milicisë që qëndronin përball shumë kërcënueshëm. Nga një herë të shkonte mendja nëse këta milic po frikojnë këtë masë dhe delegatet apo po trimërojnë shqiptaret që më nuk kishin çka të humbnin. Bashkë më këta civil dikush kishte identifikuar shërbimet e UDB që ishin përzier më civilet dhe po përgjonin çka flisnin. Njëri nga ata hapi xhaketën dhe i tregoj armët që kishte brenda. Një zë u dëgjua mos u mashtroni, nuk është i joni. Kjo fjalë u përcoll si më jehon nga njëri të tjetri. Mos u mashtroni, mos u mashtroni.....! Askush nuk diti nëse ai njeriu civil i armatosur kishte qellim të zbulonte të armatosurit e mundshëm në turmë apo ishte më turmën. Por i armatosuri u largua. Ndërkaq dikush thirri jo më shumë zë të lartë hapeni rrugën, hapeni rrugën, para nesh po kalonte një grua që udhëhiqej nga një qen, dhe shoqërohej nga Luljeta Pula-Beqiri më vonë e kuptuam së ishte Këshilltarja e Senatorit Rober Bob Dole. Ishte Eva Brendlli. Ajo më vonë u arrestua dhe pas qëndrimit në milici u urdhërua që ta lëshoj shtetin. Kjo grua sa u kuptua së ishte nga SHBA për shqiptaret ishte shpresë e madhe për ne, kjo ishte përkrahje, që mundte forcat e milicisë që kishin ardhur në Kosovë nga e terë Jugosllavia.

Në konferencën për shtyp Kryetari i LDK, Dr. Ibrahim Rugova e konkretizoj këtë shpallje. Në pyetjen e një gazetari që nuk më kujtohet i cilës agjenci ishte. Pyetja: Delegatet shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallen Kosovën Republikë, në Federatë nëse do të ketë Federatë apo Konfederatë. “Çka mendoni ju nëse shpërbehet Jugosllavia”?. Kryetari Dr. Ibrahim Rugova ishte i shkurt. “Nëse shpërbëhet Jugosllavia shqiptaret kanë më së paku arsye të qëndrojnë në ndonjë krijesë të re”. Por çka do të bëni pasoj pyetja nga i njëjti gazetarë? “Kosova shtet sovran dhe i pavarur është zgjedhja më e mirë për ne dhe për paqen në Ballkan dhe Evropë në përgjithësi”. Nga sot është një ditë e re për Kosovën dhe qytetaret e saj. Por të nesërmen ne gazeta ishte një prononcim dekurajues i Dr. Rexhep Qosjes: Në një pyetje të gazetarëve çka do të këtë pas të hënës? Dr. R. Qosja “do të vije e martë”asgjë tjetër. Zëri i Amerikës e komentoj shpalljen e Pavarësisë së Kosovës sot; një shprehje të vullnetit të te përzgjedhur të popullit shqiptarë që është shprehje e vullnetit të shqiptarëve dhe të tjerëve jo serb. Ishin këto vitet e mëdha të veprave dhe të vendimeve të mëdha, që i bënin ngërzit e mëdhenj. Ishin këta njerëz produkt i Universitetit të Kosovës, produkt i kulturës kombëtare të Kosovës. Ishin këta që po pretendonin ta çojnë në vend amanetin e të rënëve shqiptar gjeneratë pas gjenerate, për vendin e tyre të lirë dhe të pavarur. Është kjo ditë që ndau zyrtarisht Kosovën nga Serbia.

Nga 2 Korriku 1990, Kosova është quajtur shtet i okupuar nga Serbia që kërkon të çlirohet. Por këtë ditë në Tiranë ndodhi ajo që nuk e pritnim. Egzod masiv. Në mënyrë të çmendur, vrapim drejt ambasadave të akredituara në Tiranë. Skenar profesional ruso-jugosllav. Kjo tregonte forcën funksionale të rrjetit të shërbimeve sekrete të qendrave kundërshqiptare në Shqipëri. Në Kosovë Këshilli i Solidaritetit dhe Shoqata “Nëna Tereze” siguronin gjërat elementare për të larguarit nga puna që të mos shpërngulën. Kurse vëllezërit tonë në Shqipëri kishin marrë botën në sy. Ishte një dekurajim mjaftë i madh për ne. Kjo ngjarje hodhi një hije Shpalljes së Pavarësisë në Kosovë. Kjo tregonte së në Shqipëri më shumë kishin ndikim ambasada ruse dhe jugosllave së qeveria e Shqipërisë. Ky veprim në këtë formë dhe pikërisht në këtë datë vendosi nën hije lajmin për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti të zhvendos nga tavolina e bisedimeve sikur ishte planifikuar nga këto qendra. Kjo ngjarje hapi gojën e defetistëve dhe nostalgjikëve komunist në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. Ata më ishin shumë pompoz,më fjalë kundër Shqipërisë. “ A ju kemi treguar kush është Shqipëria, a doni Shqipëri, a doni Shqipëri, gjithmonë na kanë tradhtuar etj. Rishpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk u bë në të njëjtën datë që te kemi një 2 Korrik të dytë, sikur që kishim një 28 Nëntor të dytë. Pushtetarët në Kosovë zgjodhën një datë tjetër që nuk kishte ndonjë rëndësi shtetërore as kombëtare. Pse ndodhi kjo u përfol nëpër klube dhe kafene por asnjë herë nuk u publikua “ rëndësia e kësaj date” të përzgjedhur. Kjo datë tani ka rëndësinë e shtetit të Kosovës. Kosova është e Pavarur dhe Sovrane, po ngritët përkundër pengesave dhe vështirësive. Po shkëlqen më talentet e vet të ri që rritën dhe edukohen në shkollat tona pa helmime, pa burgosje pa frikë nga tanket dhe autoblindat serbe. Këta talent po shkëlqejnë në Kosovë në të gjitha lëmit: shkencë,kulturë,sport, humanizëm, siguri dhe mbrojtje. Këta të ekspert të rij shqiptarë po

Kontribuojnë në shkencën, kulturën, dhe sportin botëror. Këta tregojnë kulturën e lashtë Pellazge- Ilire- Dardane. Janë asete kombëtare dhe ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat