Akademitë e Kosovës dhe të Shqipërisë ta përgatisin dhe botojnë librin “Gjenocidet shekullore serbë ndaj shqiptarëve”

Opinione

Akademitë e Kosovës dhe të Shqipërisë ta përgatisin dhe botojnë librin “Gjenocidet shekullore serbë ndaj shqiptarëve”

Nga: Rexhep Torte Më: 2 korrik 2024 Në ora: 15:26
Autori Rexhep Torte

Na lumturoi dhe entuziazmoi të gjithë shqiptarëve lajmi se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë më 2 korrik 2024 në nderim të 34 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës më 2 korrik të vitit 1999, mbajtën në Prishtinë konferencën shkencore “Zhvillimi i konstitucionalizmit shqiptar 1912-2024”.

Ky bashkëpunim dhe organizim i përbashkët i dy akademive tona shqiptare na e rriti shpresën se me nismën dhe veprimin e këtyre dy akademive mund të realizohet me sukses përgatitja dhe botimi i librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarwve “si përgjigje ndaj librit skandaloz dhe mashtrues “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”që e botoi në anglisht Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë në vitin 2020 dhe që e shpërndau nëpër botë.

Akademitë tona në Prishtinë dhe në Tiranë kanë në dispozicion mijëra materiale, të dhëna, dokumente dhe fotografi dhe kanë në dispozicion një numër të madh akademikësh, historianësh profesionistë duke përfshirë edhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare, që paraqesin një potencial të shkëlqyer për përgatitjen dhe botimin e shpejtë dhe me sukses të librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”.

Është e mirëpritur që kjo gjeneratë aktuale e akademikëve tanë ta realizojë nxjerrjen ne dritë të këtij libri tejet domethënës për kombin shqiptar, që do të ishte tapia dhe vulla dokumentuese e kombit shqiptar para botës.

Është e pafalshme, antikombëtare, është mëkat dhe tradhti kombëtare shqiptare, është mëkat e tradhti ndaj heroizmit të trimave shqiptarë që e dhanë jetën për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare, është mëkat e tradhti kombëtare ndaj të gjitha viktimave të pafajshme shqiptare gra pleq e fëmijë që u sakrifikuan, u vranë e u dogjën masovikisht gjatë gjenocideve shekullore serbe.

Kjo si përgjigje ndaj Serbisë gjenocidale e cila në vitin 2020 e botoi në gjuhën anglishte dhe e shpërndau nëpër botë librin përplot me rrena e falsifikime të historisë me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Apelojmë që Qeveria e Shqipërisë së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve në Tiranë dhe Qeveria e Kosovës së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Prishtinës me një bashkëpunim të ndërsjellë ta marrin nismën për tu hartuar, përgatitur e botuar urgjentisht ky libër, sidomos në këto kohë të vështira që po përjeton kombi shqiptar nga aspiratat hegjemoniste serbe.

Botimi i këtij libri do të ishte përgjigja më e mire dhe e efektshme ndaj librit serb “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të, që është fund e krye propagandë mashtruese e Serbisë gjenocidale kundër shqiptarëve.

Botimi i këtij libri do të ishte përgjigja më e mirë ndaj politikës gjenocidale të Serbisë së sotme e cila edhe sot po udhëhiqet nga mentaliteti mesjetar gjakpirës.

Botimi në gjuhën anglishte i librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” dhe shpërndarja te ambasadorët e OKB-së, te ambasadorët në KE dhe PE, si edhe në shtetet e tjera të botës, do të ishte mënyra më e suksesshme për ta demaskuar propagandën mashtruese serbe ndaj shqiptarëve, e cila edhe sot vazhdon me arrogancën më të madhe.

Fakti që Serbia gjenocidale nuk e pranon se në vitet 1998/99 kreu gjenocid në Kosovë, në të cilin u vranë dhe u masakruan mizorisht më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Fakti që Serbia gjenocidale nuk e pranon se ka dhunuar në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktonë të pafajshme shqiptare. Fakti që Serbia gjenocidale nuk e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët, . Fakti që Serbia gjenocidale nuk e zbardhur fatin e 1600 djelmoshave shqiptare që i rrëmbeu nga familjet shqiptare në Kosovë. Fakti që Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit, duhet të jetë një motivim shtesë për qeveritë dhe akademitë tona, që libri “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” të jetë prioritet i prioriteteve.

Bota është e madhe dhe shumë shtete nga kontinentet mbase edhe e kanë harruar gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, gjenocid të cilin Serbia me të gjitha mënyrat e pista mundohet ta mbulojë për të mos ia paguar Kosovës reparacionet e dëmeve të gjenocidit.

Botimi I librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptareve “do të jetë një goditje e fuqishme ndaj propagandës mashtruese të Serbisë gjenocidale dhe do t’i informojë e vetëdijësojë shumë shtete të botës për ta kuptuar[C1] të vërtetën[C2] e gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve.

Të shpresojmë se Akademitë e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kryejnë me sukses këtë obligim kombëtar shqiptar, që do t’i nderojë brez pas brezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat