Njӫ nga datat mӫ tӫ veqanta tӫ zhvillimeve politike qӫ i ndodhӫn Kosovӫs ӫshtӫ edhe 5 Korriku i vitit 1990 kur organet e dhunshme tӫ Serbisӫ e mbyllӫn fjalӫn e lirӫ tӫ 1300 punӫtorӫve tӫ Radio Televizionit tӫ Prishtinӫs. Kjo ditӫ dhe datӫ ӫshtӫ shӫnuar nӫ historikun e ngjarjeve mӫ dramatike me ngjyrӫ tӫ (zezӫ) ndaj gazetarisë dhe ndaj informimit tӫ opinionit Shqiptarӫ dhe mӫ gjerӫ. Radio Prishtina me 5 Shkurt 1945 filloj programin nӫ Prizren.
Nӫ vitin 1946 ky medium informativ kaloj nga Prizreni nӫ Prishtinӫ duke e kryer misionin e saj shoqӫrorӫ, kulturor e patriotik pӫr vendin. Duhet pӫrmendur se Radio Prishtina ishte mediumi mӫ afirmativ dhe mӫ i dӫgjueshmi nga tӫ gjitha shtresat e popullsisë nӫ Kosovӫ. Nӫ vitin 1973 Kuvendi i Kosovӫs themeloj Televizionin e Prishtinӫs “RTP” medium ky i cili filloj programin me 26 Nӫntorӫ tӫ atij viti.
Nӫ kӫto mediume informative punuan, krijuan dhe kontribuan njӫ elitӫ e tӫrӫ e intelektualӫve tӫ cilӫt ishin bartësit kryesorӫ tӫ avancimit te drejtave te Shqiptareve per te arritur sa me shume progres. Punuan nӫ kӫto mediume gazetarӫ qӫ kishin dije arsimore, pjekuri politike dhe profesionale nӫ laminӫ e propagandӫs dhe tӫ informimit, nӫ shӫrbim tӫ popullit.
Vitet mӫ tӫ vӫshtira kur testohej nga Serbia autonomia e Kosovӫs ishin gazetarӫt, redaktorӫt, producentӫt, dhe i gjithӫ kolegjiumi redaktues nӫ shӫrbim tӫ pӫrkrahjes sӫ grevave tӫ Minatorӫve tӫ Trepqӫs. Ishin gazetarӫt e kӫtyre mediumeve tӫ cilӫt pӫrmes programit informativӫ dhe kulturor prodhuan emisione dokumentare nӫ drejtim tӫ unitetit dhe homogjenizimit tӫ popullit tӫ Kosovӫs pӫr interesat e vendit. Kӫshtu filloj aksioni i pajtimit te gjaqeve dhe hakmarrjeve qӫ ishin prezente nӫ mjedise tӫ ndryshme tӫ Kosovӫs.
Ishin edhe shumӫ ngjarje qӫ u pӫrcollӫn me pӫrkushtim nga punӫtorӫt e kӫtij mediumi tӫ cilat janӫ bӫrӫ pjesӫ e historisӫ sӫ Kosovӫs e ato janӫ: Demostratat e vitit 1968, Demostratat e vitit 1981, Helmimi i nxӫnӫsve tӫ shkollave qӫ ishte ngjarje tronditӫse, me njӫ fjalӫ njerӫzitӫ e kӫtij mediumi nuk u dorӫzuan as nӫ kohӫn e masave tӫ dhunӫshme, as nӫ kohӫn e pushtimit nga Serbia e as nӫ kohӫn e luftӫs. Mjerisht institucionet e Shtetit qӫ dolӫn pas lufte ua kthyen shpinӫn punӫtorӫve tӫ Radio Televizionit tӫ Prishtinӫs duke i lӫnӫ nӫ mӫshirӫn e askujt (nӫ rrugӫ 1300 punӫtorӫ).
Ky ӫshtӫ mӫkati dhe padrejtësia mӫ e madhe qӫ ӫshtӫ bӫrӫ ndaj njerӫzve tӫ cilӫt punuan, vepruan dhe kontribuan gjithӫ kohӫn duke e rrezikuar shӫndetin dhe sigurinӫ personale pӫr interesat e Kosovӫs. Kӫtӫ mӫkat ndaj punӫtorӫve tӫ Radio Televizionit tӫ Prishtinӫs e bӫnӫ Qeveritӫ e njëpasnjëshme duke themeluar njӫ medium (fallco) qӫ ia vunӫ emrin Radio Televizioni i Kosovӫs, i cili nuk ka asgjӫ tӫ pӫrbashkӫt me bӫrthamӫn e Radio Televizionit tӫ Prishtinӫs i cili ishte Abetare e informimit nӫ Kosovӫ.
Kӫtӫ e bӫnӫ njerӫzit qӫ morӫn pozita nӫpӫr institucione tӫ Shtetit tӫ cilӫt asnjӫherӫ nuk u turpӫruan pӫr deformimet dhe padrejtësitë qӫ ua bӫnӫ gazetarӫve dhe punӫtorӫve tӫ Radio Televizionit tӫ Prishtinӫs. Ata agjend personale patӫn punӫsimin e familjarӫve, dajӫve, tezeve nӫ tӫ ashtuquajturin Radio Televizion tӫ Kosovӫs i cili financohet nga taksat e qytetarӫve tӫ Kosovӫs e i cili ӫshtӫ shumӫ larg nӫ aspektin profesional tӫ misionit qӫ do duhej tӫ kishte Televizioni Publik i Kosovӫs.