Në vigjiljen e 34 vjetorit e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetuese

Opinione

Në vigjiljen e 34 vjetorit e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetuese

Nga: Hafiz Shala Më: 2 korrik 2024 Në ora: 22:52
Hafiz Shala

Me 30 qershor dhe 1 korrik 1990, në Pallatin e kulturën “Asim Vokshi” në Gjakovë, u mbajt Kongresi i Parë i Bashkimit të Sindikatave Pavarura të Kosovës

Me qellim po e theksoj këtë ngjarje historike sindikale kur regjimi klero-fashist serb, ushtronte dhunë, pengonte çdo lëvizje për arritjen e aspiratave të shqiptarëve në Dardani, shpalljen e Republikës së Kosovës( Dardanisë) pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë që i paraprinë grevat e urisë historike të minatorëve të Trepçës të cilët ishin me larg-pamës e vigjilent nga thellësia nëntokësore e horizontit të tetë, se sa klasa politike e atëhershme, të cilën minatorët e kushtëzuan daljen e tyre me largimin e asaj udheheqje aktuale, vasalë e Serbisë.

I mashtruan për t’i nxjerrë nga nëntoka ama nuk dhanë dorëheqje. Vazhduan aktivitetet tjera sindikale të cilët, nën ketë ombrellë, zhvilloheshin veprime puro politike.

Sindikatat e para të Pavarura, u themeluan në KNI “ Ramiz Sadku” me afro 8000 punëtor të cilët nuk pranuan që ta nënshkruajnë formularin e përpiluar nga regjimi okupues serb i Millosheviqit ku kërkohej që Serbia të pranohet si shtet legjitim. Të gjithë u pushuan nga puna, edhe unë si drejtor, dokument të cilin që në start e refuzova dhe kuptohet edhe fati im ishte sikur ai i punëtorëve. Me siguri, si aktivist dhe ish udhëheqës sindikal, nuk do të veproja ndryshe. Gjerësisht këto detaje i kam dhënë në librin tim të tretë Opinione -“Dëshmi ndër vite”. Dhe, pastaj e themeluam Këshillin nismëtar për themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës me në krye tani të ndjerin Profesor Dr. Hajrullah Gorani.

Skemën organizative, e mora përsipër unë si një si një si dikalidt me përvojë por, na mbeti të vendosim se si ta emërtojmë tubimin e ardhshëm sindikal dhe ku ta mbajmë.

Kishim dilema: në aspektin historik kombëtar, të mbahej në Prizren, në aspektin sindikal, në Mitrovicë ndërsa, në aspektin shtetëror në kryeqytet në Prishtinë. Ndërsa, rreth emërtimit i cili, sipas Kushtetutës ish Jugosllave, të Serbisë dhe të KAS të Kosovë, të drejtën në kongres kishin vetëm republikat ndërsa Krahinat Autonome në konferenca. Megjithatë pas një debati përfundimisht vendosem që ta emërtojmë në Kongres. Ashtu edhe ndodhi, ndërsa, për vendimin definitiv për ta i mbajtur në Gjakovë, ishte sepse strukturat gjakovare të atëhershme në të gjitha nivelet treguan gatishmëri të pa parë në ato rrethane prandaj na u propozua që Kongresi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të mbahet në sallën “Asim Vokshi”.

Pse u përcaktova që në vigjiljen e 34 vjetorin e 2 Korrikut të Deklaratës Kushtetues të vitit 1990, t’ia rikujtoj opinionit të gjerë edhe për ketë ngjarje ani pse sindikale por me peshë historike.

Kjo, është një pasqyrë e një uniteti dhe bashkërendimi i aktiviteteve politike ani pse nën ombrellën sindikale por, ideja ishte të arrihet qëllimi, përgatitja për shpalljen e Republikës së Kosovës.

Përputhshmëria e këtyre aktiviteteve, nuk ishte e rastësishme por e qëllimshme prandaj, me 30 dhe 1 korrik të vitit 1990, mbahej Kongresi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, me 2 Korrik Deklarata Kushtetuese, ndërsa, në vazhdim, para Kushtetutës së 7 Shtatorit, u mbajt greva gjenerale e 3 shtatorit ku e tërë Kosova ishte mbyllur.

Në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarure në Gjakovë, si mysafire ishte ftuara aktivistja për të drejtat e njeriut dhe juristja e njohur nga Amerika Eva Brendly e cila nuk shihte por qe ishte me përcjellëse dhe qenin e sajë.

Në prezencën e sajë gjatë punimeve të Kongresit ku isha në kryesinë e punës, në ndërkohë nga shefi i policisë u arrestua Profesor Gorani, zyra e cila ishte instaluar me dhunë në lokalet e Pallatit “Asim Vokshi” ndërsa salla ishte e rrethuar me 250 policë të armatosur deri në dhembë numri i të cilëve dëgjohej sipas të dhënave nga radiolidhjet e tyre që dëgjoheshin edhe nga qytetarët okular.

Pasi zonja Eva Brendly nuk shihte por dëgjoj se diç e pa zakontë po ndodhe, pyeti dhe i treguam se kandidati për President të kësaj organizate sindikale z. Gorani u arrestua nga policia. Filloj të qante.

Qëllimet dhe droja e regjimit ishin se, mos po duam ta shpallim Republikën dhe e dyta ishte që edhe të na joshin që ta bëjmë një gjë të tillë që sipas tyre, nëse biem në ketë grackë, të tallën me neve dhe ta anulojnë, sipas tyre. Ne, ishim të vetëdijshëm së sindikatat nuk shpallën republikë por deputetët e zgjedhur nga populli.

Ditën e dytë në mungesë të tije, Prof. Gorani u zgjodh me aklamacion dhe duartrokitje të të pranishmeve ku kishte edhe të burgosur politik e veprimtar tjerë të çështjes kombëtare.

Me të përfunduar punët e Kongresit, shkova në katin e dytë ku ishte Prof. Gorani dhe ia komunikova zgjedhjen për Kryetar të kësaj organizate sindikale duke e uruar dhe përgëzua për zgjedhjen e tij dhe me këtë, Kongresi i përfundoj punimet me sukses, ani pse në rrethana të jashtëzakonshme. Shefi i policisë mu drejtua se çka ka ndodhe dhe pasi ia shpjegova, e liruan profesorin qe dukej se edhe ata u ndan të kënaqur pasi, rreziku i ndonjë eskalimi ishte i mundshëm, jo për fajin tonë por të tyre sepse ishin të gatshëm të provokonin.

Eva Brendly ishte mysafire e jona dhe në marrëveshje me organizatorët e mbledhjes së Kuvendit, e sollëm para sallës së Kuvendit ku ishte prezentë edha ajo dhe përcjellësja e saj bashkë me qenin dhe zonja Luljeta Pula.

Delegatët, para fillimit të seancës, e pyeten znj. Brendly se, a do të jenë legjitime vendimet e Kuvendit jashtë ndërtesës pasi Deputetëve nuk iu lejua që ta mbajnë në brenda në sallë. Shpjegimi i sajë ishte se, vetëm duhet të ketë kuorume dhe vendimet konsiderohen legjitime.

Përkujtimet e këtyre datave historike të zhvilluara në rrethana të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme, shtroj pyetjen se, ku qëndron uniteti i spektrit politik e shtetëror në rrethanat kur çështja e Dardanisë edhe pas gjithë asaj qe ia shkaktoj Serbia, nuk po mundemi të gjejme forcë të bashkohemi për çështjet Serbi-Dardani përderisa çështjet e brendshme, mund dhe duhet të zgjidhen sipas interesave sovranit.

Dr. Ibrahim Rugova arkitekt dhe themelues i Republikës së Dardanisë, edhe në ato rrethana diti dhe mundi ta mbajë një unitet ani pse jo të lehtë por që rezultoi me themelimin e shtetit deri në shpalljen e Pavarësisë.

Deputetët e zgjedhur nga populli, nuk duhet të përcaktohen sipas listave të partive politike, sepse nëse është kështu, ata duhet t’i shërbejnë atyre të cilëve ua kanë dhënë votën. Partitë politike, sa me larg të përzgjedhurit për deputet duke mos ndërhyrë në vullnetin e sovranit.

Hafiz Shala

Neë York

2 Korrik 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat