Ashtu si Grinçi që vodhi Krishtlindjen, Edi Rama sot vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të familjarëve, miqve e gjithë shqiptarëve me Kadarenë.
Askush nuk ia kishte borxh edhe këtë shfaqje të palavdishme me vdekjen.
Në çastet e dhimbjes dhe heshtjes mortore Kryeministri sërish mori stafetën e protagonistit a thua se ishte në një Kongres PS-je, dhe me një fjalim që s’kish të sosur na tregoi se ai është edhe shefi i protokollit të ceremonive mortore, edhe fjalimmbajtësi, edhe varrmihësi edhe përcaktuesi i prehjes së mbrame.
Po sigurisht, nuk është rasti të themi se ra ky mort dhe e njohëm!