Ismail Kadare u varros, por vepra e tij jeton përgjithmonë. Lidhja shpirtërore e tij me Kosovën në të gjitha etapat e saja është e theksuar, në veçanti gjatë luftës së viteve 1998-1999. Gjatë zhvillimit të Rambujesë, Kadare në librin e tij “Ra ky mort e u pamë”, i cili ishte ditar i tij personal e ku paraqiteshin artikuj e letra për luftën e Kosovës, ai më 18 mars 1999 kishte shkruar për takimin e tij me liderin e delegacionit kosovar Hashim Thaçin.
Kadare në ditarin e tij ka treguar sesi Hashim Thaçi kishte vendosur të nënshkruajë marrëveshjen, por që kishte shumë presione nga segmente të caktuara të UÇK-së dhe LPK-së. Thaçi kishte shkuar të kërkonte mbrojte nga Kadare nga sulmet e pretenduara.
Këtë gjë e theksoi edhe profesor Agim Vinca, i cili theksoi ndër të tjera se" Para Rambujesë, Hashim Thaçi një natë para nënshkrimit ka shkuar në apartamentin e Kadarenjve në qendër të Parisit, dhe i ka thanë nëse më shpallin tradhtar, a më mbron ti? I ka thënë ‘po, nënshkruaje’.
Edhe vet Kadare e thekson një gjë të tillë në librin e cekur më lartë, aty theksohet se Thaçi i kishte bërë shkrimtarit të madh "një pyetje që është, njëkohësisht, një kërkesë: Në rast se sonte e nënshkruante marrëveshjen, unë si shkrimtar shqiptar, a do ta përkrahja atë akt publikisht?
Pa asnjë ngurrim, iu përgjigja se do ta përkrahja. Madje qysh në atë çast." Hashim Thaçi asnjëherë nuk e përmendi këtë fakt, mistifikimi i tij për mos të hapur debatet e njohura të mos pajtimeve brenda shtabit të UÇK, me një pjesë të tyre që nuk ishin të pajtimit për Thaçin si prijës besoj se është arsyeja e fshehjes së lutjes ndaj Kadaresë për mbështetje. Natyrisht se mendimet e Kadaresë kanë qenë të vyera, por e papërgjegjshme kërkesa për mbrojtje pas një vendim që ishte marr nga delegacioni. Thaçi pa leje të delegacionit vizitonte figura të ndryshme për mbrojte personale, nuk interesonte për tjerët dhe as pasojat për Kosovën.