Marrëveshja Kosovë- Serbi, një debat i nxehtë që nuk do kalohet lehtë

Opinione

Marrëveshja Kosovë- Serbi, një debat i nxehtë që nuk do kalohet lehtë

Nga: Dedë Preqi Më: 5 korrik 2024 Në ora: 09:51
Dedë Preqi

Pse njeriu dallon nga kafshët, sepse mendon dhe shprehet, komunikon dhe organizon jetën e vet njerëzore në hormani dhe në mënyrë të vetëdijshme, duke e përdorur zotërimin për mirëqenjen e vet, megjithatë, shpesh herë ndeshët në kriza të ndryshme që i shkakëton vetëvetës me vetëdije dhe pa vetëdije në rrezikun e rrëshqitjes gjatë rrjedhave në fushat e jetës.

Jo në gjitha vendet demokratike të botës, qëndrojnë në mes tyre marrëdhëniet e ndërsjella, të cilat marrëdhënie pasqyrojnë dhe përforcojnë thëmelet e zhvillimit ekonomik dhe politik të njëra-tjetres, ashtu edhe Kosova e Serbia, si dy shtete të barabarta do duhej të gjejnë një zgjidhje pozitive dhe të jetojnë në bashkëfqinjësi të mirë me njëra-tjetren.

Bisedimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dy lidereve shtetëror, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe me ndërmjetësimin e BE-së, vetëkuptohet se takimet e fundit ishin vetëm takime formale dhe të organizuara sa për sye e faqe, siq thotë populli, sepse Burreli dhe Llajçaku, po i numëronin ditët e fundit dhe dihet fare mirë rroli i tyre i dështuar deri më tani.

Dhe Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiqit, nuk është e interesuar fare për marrëveshje paqësore me Kosovën, dhe për deri sa ky lider serb do ta udhëheq shtetin serb, nuk do të përmirësohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe nëse nuk ndërhyjnë SHBA-të, me aleatët e saj, lufta në Kosovë, është e pashmangshme sipas planeve dhe strategjisë që po e dëshmon sot Serbia, dhe kjo strategji i konvenon edhe Rusisë, për të zgjeruar dominimin e saj edhe në Ballkan.

Kërkesat e Albin Kurti, në Bruksel, që ia ka kërkuar Vuçiqit, nuk ishin kërkesa të thjeshta, por shumë legjitime dhe të drejta, në mënyrë që bisedimet të japin frytin e tyre dhe kërkesat të qëndrojnë të qarta, të cilat e identifikojnë palën agresore dhe viktimën, me çrast pala serbe si agresore do duhej të jepte llogari për krimet e veta dhe për rastin e fundit të sulmit terrorist serb në Banjë të Zveçanit.

Prandaj, që të shtjellohen dhe të zgjidhen problemet në mes palëve, do duhej të kthjellohen së pari rrethanat ekzistuese, në mënyrë që të hapen negociatat dhe të vazhdohet marrëveshja në mes palëve, dhe me ndërmjetësimin e BE-së, të përafrohen dhe realizohen qëndrimet e tyre.

Përndryshe, nëse bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja, ia lënë barrën njërës palë, duke e fajësuar gjithherë palën dëmtuese, siq është Kosova, dhe palën agresore e pëgëdhelin, siq është Serbia, kurrë me Serbinë, Kosova nuk do të gjejë paqë dhe këto dy vende mbesin si gjithmonë nën mëshirën e të fortit, apo agresorit.

Në marrëveshjet e deritanishme në mënyrë që të afrohen palët me njëra-tjetren dhe në marrëdhënie mbi të cilën duhet të ndërtohet ekzistenca e ardhshme multietnike, do duhej të mirret parasysh kriza politike që po kalon Kosova, dhe rreziku ndaj saj po vjen e po rritet gjithnjë e më shumë, duke u nisur nga imazhet kërcënuese që po i krijon Serbia, përmes forcave ushtarake dhe paramilitare, duke i afruar këto forca përgjatë kufirit me Kosovën.

Serbia, po i trajnon paramilitarët e vet në afërsi të Kosovës, në krye me kriminelin Radoiçiq, që shihen ditën për dielli, të cilët presin vetëm urdhërin dhe komanden e Beogradit që të hyjnë në Kosovë, e cila dikujna po i duket si një lojë e Vuçiqit, sa për të marrë vetëm vëmendjen dhe për të futur panik në popullatë.

Populli i Kosovës, me vite e shekuj kishte ëndërruar të përjetojë ditët e lirisë dhe demokracisë, dhe sot në liri është i përkushtuar për ndërtimin e shtetit të vet, dhe përkundër këtyre rrethanave krejtësisht të kundërta, që pretendohet nga regjimi i Vuçiqit, që të hudhet poshtë gjithë ajo sakrificë dhe gjaku i derdhur për lirinë e këtij vendi.

Heshtja e opozitës kosovare është e rëndë, të cilën po e përdor kjo opozitë e etur për pushtet, duke i nxitë edhe më shumë situatat dëshpëruese të këtij populli. Realitetin kosovar duhet ta pranojmë ndryshe, dhe në forma të tilla politike, dhe jo të ndarë në dy taborre të përçara, duke u shdërruar në një fatalitet dhe në dëm të këtij populli, i cili nganjëherë gjindet në situata të rënda, sepse e dinë fort mirë se çka po ndodh, por nuk është në gjendje të veprojë.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, duket një kafshatë e thjeshtë, por që nuk do të kapërcehen lehtë, sidomos çështja e Asociacionit të komunave serbe, ku gjindet nyja e gjitha problemeve në mes këtyre dy vendeve, që mund të shkakëtoj pasoja të rënda për shtetin e Kosovës, kur bëhët fjalë për një Asociacion një etnik serb, që do të ishte kanceri më i rrezikshëm, që do ta kërcënonte palcën e shtetit të Kosovës.

Prandaj, Kosova nuk do duhej sot dhe asnjëherë tjetër, që të bëhët objekt i Serbisë, që të shfryejnë arrogancën dhe mllefin e tyre pasardhësit e Millosheviqit, por Kosova përmes politikave të veta shtetndërtuese, të ndërtojnë imazhin e vet paqësor në orientimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Kosova dhe populli i saj ka shumë fakte, që dëshmojnë për këtë vend, se gjithçka ishte e paraprirë dhe e përgaditur për tragjeditë dhe gjenocidet ndaj saj nga regjimet e vjetra serbe, të cilat në vazhdën e tyre do gjejnë përmbushjen e veprimeve të tyre edhe regjimet e forcave të reja serbe në krye me Vuçiqin, i cili ka ngre krye, duke marrë tiparet e njëjta të paraardhësve të tij.

Mos të thëmi se jemi të rrethuar prej asaj që është e pa mundur të largohemi, siq janë luftat që po zhvillohen dhe të cilat mund të zgjerohen, por njeriu është moderatori i tyre, i cili mund të formojë dhe ndryshojë rrethanat e veta me përpjekjen ndoshta më të vogël dhe të thjeshtë, dhe pa luftën, me një përkushtim për një jetë të qetë dhe më të begatshme.

Prandaj, Kosova dhe shteti i saj demokratik e paqëdashës, e kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve në krye me SHBA-të, që ta parandalojnë Serbinë, me lojrat e saj të rrezikshme dhe të kurdisura për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës, që do të çonte drejt një përshkallëzimi dhe lufte të rrezikshme në rajon dhe të pa parë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat