Për Jeffrey Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it

Opinione

Për Jeffrey Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it

Nga: Rexhep Torte Më: 5 korrik 2024 Në ora: 15:35
Autori Rexhep Torte

Të nderuar ambasadorë të SHBA-ve dhe të BE-s ë, dialogu Kosovë-Serbi përbën utopi e tradhti në këtë çerek shekulli të 21.

Pse se pranoni që dialogu Kosovë-Serbi është i pakuptimtë përderisa Serbia gjenocidale nuk e ndryshon Kushtetutën e saj ku figuron se Kosova është pjesë e Serbisë?!Pse insistoni dhe ngulmoni që Kosova ta themelojë Asociacionin serb, derisa nuk kërkoni asgjë konkrete nga Serbia gjenocidale edhe pse deri tani janë nënshkruar 36 marrëveshje?!Pse se pranoni se dialogu është i pakuptimtë përderisa Serbia gjenocidale nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë gjatë gjenocidit të viteve 1998/99?!Pse nuk e sanksiononi Serbinë gjenocidale e cila i lejon të jetojnë të lirë dhe i nderon kriminelët serbë, të cilët njihen me emër e mbiemër?!Çfarë kuptimi ka dialogu dhe pse se sanksiononi Serbinë gjenocidale, e cila në vazhdimësi po e kërcënon Kosovën viktimë dhe deklaron se nuk do ta njeh asnjëherë Kosovën shtet të pavarur e sovran?!Pse nuk e sanksiononi Serbinë gjenocidale, e cila i organizoi tërë ato sulme në Veri të Kosovës ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, ku grupet kriminale serbe plagosën 90 paqeruajtës të KFOR-it, e sulmuan Policinë e Kosovës, EULEX-in, I sulmuan gazetarët, i sulmuan edhe serbët që nuk u binden urdhrave të Beogradit duke ua djegur shtëpitë dhe veturat?!Pse nuk e sanksiononi dhe detyroni Serbinë gjenocidale që ta t’i dorëzojë para organeve të drejtësisë së Kosovës krye terroristin Millan Radojçiq dhe grupin e tij terrorist, të cilët kryen sulmin terrorist te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan, ku u konfiskua një arsenal marramendës i Amerik ës dhe i municioneve?!

Pse nuk e keni sanksionuar Serbinë gjenocidale pas këtij sulmi në Banjskë që u realizua më 24 shtator të vitit 2023?!Pse nuk e sanksiononi Serbinë gjenocidale, e cila refuzoi me mospërfillje dhe arrogancë ta nënshkruajë marrëveshjen franko-gjermane dhe Aneksin e saj të Zbatimit vitin e kaluar në Ohër, edhe pse Kosova ishte e gatshme ta nënshkruaj menjëherë?!Pse e konsideroni marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Zbatimit valid kur nuk janë nënshkruar?!Pse insistoni kaqë shumë që Kosova ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Graftin e propozuar nga BE-ja për Asociacionin serb , ndërsa ndaj Serbisë gjenocidale nuk paraqitni asnjë kërkesë?!Pse lejoni që para syve të botës demokratike Serbia gjenocidale të sillet me kryeneçësi dhe mospërfillje ndaj SHBA-be dhe BE-së, duke ble armë në Rusi dhe në Kinë, dhe që kohë më parë e solli për vizitë Xi Jinpigun - Presidentin Kinez në Beograd, pse po heshtni?!

Ky dialog mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet tashmë 12 vite dhe ashiqare përbën manipulim ndaj opinionit Kosovar e mbarë shqiptar, përbën utopi të veshur me tradhti dhe është një dialog mashtrues i cili i është imponuar Kosovës viktimë për t’i bërë favore Serbisë gjenocidale.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për interesa të tyre individuale e pranuan këtë dialog, duke deklaruar se ky dialog mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm karakter teknik, e më pastaj i mbyllën sytë e veshët dhe e pranuan kalimin e këtij dialogu nga teknik në politik, që u dëshmua me fusnotën që e pranoi kryenegociatorja e atëhershme Edita Tahiri dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që e nënshkruajtën Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e që sot paraqet rrezikshmëri dhe mollë sherri mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e nënshkruar në vitet 2013 dhe 2013 për Kosovën paraqet thembrën e Akilit, ndërsa për Serbinë gjenocidale paraqet projekt të rrezikshëm që ka për qëllim shkëputjen e këtyre katër komunave veriore nga Kosova së bashku me minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit dhe bashkimin me Serbinë hegjemoniste.

Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve vitin që shkoi u dërgoi letra Vjosa Osmanit-Presidentes së Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqit-Presidentit të Serbisë ku kërkonte që dialogu të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër kësaj kërkese të Joe Bidenit, erdhi ndërhyrja në dialog e Emanuel Macronit-Presidentit të Francës dhe Olaf Scholzit-Kancelarit të Gjermanisë, të cilët këtij dialogu ia bashkëngjiten Propozimin franko-gjerman për gjoja normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe askund nuk përmendet njohja e ndërsjellë, duke e devalvuar edhe më keq këtë dualog, që tashmë quhet Marrëveshja e Brukselit dhe Anelsi i Zbatimit i Ohrit, të cilën krimineli Aleksandër Vuçiq me arrogancë refuzoi ta nënshkruajë.

Vetëm tradhtarët dhe naivët, qofshin ata diplomatë apo burra shtetesh, mund të mendojnë se ky dialog mund të jep rezultate për Kosovën, kur të gjithë e dine se në Kushtetutën e Serbisë gjenocidale Serbia gjenocidale thuhet se formulimin se Kosova është pjesë e Serbisë.

Habit fakti pse SHBA dhe BE nuk insistojnë që Serbia gjenocidale fillimisht ta hiqen nga Kushtetuta e saj formulimin se Kosova është pjesë e Serbisë?!

Ndryshe ky dialog është vetëm humbje kohe, blerje kohe që shkon në favor vetëm të Serbisë gjenocidale dhe hegjemoniste.

Pa këtë korrigjim të kushtetutës së Serbisë gjenocidale as nuk duhet të mendohet fare për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, sepse kjo dëshmon se një dialog i këtillë është vetëm utopi e veshur me tradhti, dhe asgjë tjetër.

Ky dialog paraqet marrëzi fund e krye. Ktheje kah ta kthesh këtë përfundim do ta gjesh. Edhe gjenocidin e fundit në Kosovë e shkaktoi Serbia gjenocidale për t’i kurorëzuar tërë gjenocidet e saj shekullore me shfarosjen e shqiptarëve autoktonë dhe me mbushjen e Kosovës me serbë nga të gjitha anë

Me okupimin shekullor të Kosovës, Serbia gjenocidale i okupoi edhe tërë kishat e krishtera shqiptare të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët. Serbia gjenocidale këtyre kishave të krishtera shqiptare ua ndryshoi pamjen dhe shndërroi në kisha Orthodokse Serbe. Më pastaj këto ndërtoi edhe kisha e manastire tjera serbe, me synimin që herë- do kurdo të kryejë spastrim etnik të shqiptarëve dhe nga ndryshojë rrënjësisht gjendjen demografike në Kosovë, që u dëshmua me gjenocidin serb të viteve 1998/99. Në këtë gjenocid serb u vranë dhe u masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm. U dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare dhe u rr ëmblën nga shtëpitë shqiptare 1600 djelmosha, fati i të cilët ende nuk është zbardhur. dhe . Kosova u bë tym e flakë , u bë shkrumb e hi, sepse ashtu kishte urdhëruar Akademia Serbe e Shkencave dhe Kisha Ortodoksë Serbe.

Wiliam Walker i dërguari i OSBE-së në Kosovë e shikoi në vend masakrën e tmerrshme të Reçakut dhe e njoftoi m selinë e tij. Ky lajm e tronditi Bill Clintonin-Presidentin e SHBAve, e tronditi Madeleine Ulbrict-sekretaren e shtetit të SHBAve, të cilët e urdhëruan Havier Solanën-sekretarin e NATOs që të jep urdhër për sulmet ajrore 78 ditëshe ndaj caqeve ushtarake serbë në Kosovë, Malin e Zi dhe në Serbi. Me këto sulme ajrore menaxhoi gjenerali amerikan Wesley Clark. Kjo e detyroi Serbinë gjenocidale që së bashku me ushtrinë, paramilitarët dhe policët e Serbisë ta humbasin luftën dhe të tërhiqen nga Kosova dhe kjo ia solli lirinë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat