Atëherë, mbetet të presim kur besimet fetare do e kuptojnë se, metodat abstrakte nuk janë bindëse për të kontrolluar veprimet e liga dhe të mira të njerëzimit në këtë botë!
Në fillim të mijëvjeçarit tonë të tretë, njeriu ndjehet më i dijshëm dhe më suksesshëm për vetëveten dhe njerëzimin. Ky përparim është mirë të kujtohet dhe të ç’mohet sepse në dekadat e fundit dija shkencore dhe edukata kanë arritur të kufizojnë urinë, murtajën, por edhe luftën aty këtu..) Problemet e tilla të njerëzimit kanë kaluar nga të qenit si forca të paimagjinueshme dhe të pakontrollueshme të natyrës, në sfida të menaxhueshme. Të gjitha këto të arritura të shkencës dhe teknologjisë nuk janë të pranishme falë lutjeve nëpër shtëpitë e perëndisë ndaj një shenjëtori për të shpëtuar njerëzimin nga sëmundjet, uria ose lufta.
Pyetja është; a do të përputhen ndonjëherë besimet fetare me shkencën dhe teknologjinë për të mirën e njerëzimit në këtë globin tonë të jetës? Për mos përputhje kemi fakte e fakte të pa mohueshme të vjetra dhe të reja, kur dihet se religjioni i mbanë pishën politikës për të zhdukë dhe dëmtue shtete të tana për interesa hegjemoniste, ose në emër të religjionit masakrohet njerëzimi! Kjo është shëndërrue në një praktikë dualiste politikë-religjion, përderisa bota e njerëzimit të sotëm është e mundur të përparohet për të mirë dhe për të keq, dhe përherë sipas vullnetit të njeriut!
Pyetja tjetër përtej të pa kuptimtës dhe abstraktes është; si munden besimet fetare të dokumentojë të vërtetën e parajsës ose ferrit për njeriun që ndërron jetë? Realiteti për jetën e njeriut është i kuptueshëm sepse është vetë njeriu që i bën vetëvetes ferrin dhe parajsën në këtë botën reale! Të ndershmit, njerëzit e përkryer, humanistët nuk vdesin, ata përkujtohen e dhe pas vdekjes!
Atëherë sa janë të kuptueshme metodat abstrakte të besimeve fetare dhe sa janë bindëse për të kontrolluar veprimet e liga dhe të mira të njerëzimit?
Mbi të gjitha dihet se njeriu mundet të përparojë jetën e vetë përmes dijes me shkollim, shkencë dhe teknologji, por në të njëjtën kohë edhe të shkatërrojë gjithëçka nga themeli! Kemi shembuj dhe shembuj…)
Pluhuri i besimeve fetare me veprime abstrakte dhe krejtësisht të pa pajtueshme me realitetin dëmton njëherit bindjen shpirtërore të mbrendëshme të individit (për të cilat ka nevojë individi) për besimin në fjalë. Por, pasi që edhe religjioni është materializue, biznisi vazhdon….)
Dihet se shkenca ka të bëjë me metoda dhe procese ku bëhen vëzhgimet, testohen dhe demonstrohen hipotezat për të arrijtë në përfundime hapura dhe të rishikueshme edhe nga të tjerët shkencëtarë dhe fetarë, nëse duan.
Prandaj, një ide ose hipotezë e cila kalon nëpër procedurën shkencore, ajo bëhet teori shkencore dhe kjo vërtetohet si fakt, dhe qëndron si fakt, derisa të zbulohen informacione të reja (që do të thotë se) është e të mundëshme që të ndryshohet teoria në fjalë. Kurse botëkuptimet fetare bien pingul jashtë këtyre ligjeve të shkencës, ose përhapen pa të vetmin justifikim të arsyeshëm, racional dhe objektiv të vërtetuar.
Më vjen keq, nëse dikush edhe mund të preket nga arsyet e veta fetare, por kjo është kështu, përderisa besimet fetare nuk janë besime shkencore, pavarësisht se krye predikuesit dredhin dhe përdredhin mendimet e tyre për publikun por pa prova reale dhe objektive të vërtetuara.
Fakti që njerëzit fetarë edhe janë të etur për dije, janë dashamirë të shtypit dhe gazetave, fakti që disa universitete të vjetra kishin rrënjë katolike dhe biblike, ishte dashtë që besimet fetare të përputhen me realitetin e shkencës…)
Për të gjitha fenomenet natyrore për të cilat shkenca ende nuk është në gjendje jap fjalën e fundit, nuk është racionale nga ana religjionit të mundohet të përmbushë boshllëqet e njohurive shkencore me ide abstrakte fetare!
Nëse ka diçka për shkencën e cila e kupton se nuk ka qasje shkencore dhe nuk mund ta shpjegojë, atëherë kjo nuk është e rastësishme që në mënyrë automatike për “rastin” feja të ndërhyjë dhe të shpallë fitoren me ide të pa kapshme dhe abstrakte!
Besimi dhe praktikat fetare ndiqen në mënyrë proporcionalisht të kundërta nga edukimi dhe iluminizmi, prandaj me rritjen e nivelit arsimor, numri i besimtarëve është për të besue se do të zvogëlohet.
Ne në Norvegji, përfundimisht jemi me arsim të lartë, një vend laik ku shteti dhe kisha, fatmirësisht janë të ndara, sepse ne jemi një komb multikulturor, dhe do të ishte e pashpresë dhe modë e vjetër të besonim në krishterimin si një themel shoqëror.
“Akti i Kardamomit” është po aq i rëndësishëm dhe po aq i saktë me shprehjen: “Të jesh i denjë, i sjellshëm dhe të mos shqetësosh të tjerët, janë këto vlera universale” nga Thorbjørn Egner 1961, një libër me modele dhe postera për fëmijë)
Përktheu H.R