Rënia e heroit Rrustem Bruqi në Betejen e Loxhës

Opinione

Rënia e heroit Rrustem Bruqi në Betejen e Loxhës

Nga: Saim Tahiraj Më: 6 korrik 2024 Në ora: 15:08
Rrustem Bruqi

Sot, më 06.07.2024 është përvjetori i rënjes heroike, i Heroit Rrustem Bruqi në Betejen e Loxhës, njerit ndër figurat më të rëndësishme politike dhe ushtarake në komunen e Deçanit dhe më gjerë. Me prfesion jurist, i angazhuar në të gjitha proceset politike në vitet e 90-ta, por edhe më parë, në komunën e Deçanit dhe më gjerë. Kundërshtues i rreptë i ndryshimeve kushtetuese, përmes mbledhjeve, tubimeve masive dhe protestave në komunën e Deçanit me rrethin.

Anëtarë i shoqatës së juristëve të Deçanit ku me një guxim të pashoq hartuan statutin e komunës së Deçanit në përputhje me Kushtetuten e Kaçanikut. Ishte bashkideator, me Heroin Salih Çeku, Xhemajl Berisha dhe disa djemë të Deçanit me rrethin, të thamelimit të grupeve të para të armatosura ku nga viti 1991 filluan aksionet guerile kundër policisë pushtuese serbe. Ky grup në bashkëpunim me grupet tjera në Kosovë vazhduan aksionet guerile kundër pplicisë gjakatare serbe deri në fillimin e luftës në Kosovë. Këto grupe të armatosura ishin bazamen i fuqishëm mbi të cilat u ndërtua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me fillimin e luftës Grupi i Deçanit mori mbi supet e veta organizimin e pikave furnizuese me armatim, në Tropojë, Viçidol dhe Papaj, të udhëhequr nga MMRK kolonel Ahmet Krasniqi.

Me 19.04.1998 u futen në Kosovë dhe bënë organizimin për pritjen e Brigadave Operative që më vonë u futen në Kosovë nën komandën e kolonel Tahir Zemaj. Furnizuan ushtrinë nga shtetet perëndimore dhe nga Shqipëria.

Rrustem Bruqi së bashku me disa anëtarë të grupit dhe të Isniqit, organizuan dhe dërguan nga Kosova për në Shqipëri rreth 100 ushtarë me të cilët u bë betimi në Papaj para Ministrit Kolonel Ahmet Krasniqi. Rrustem Bruqi me kolegët e tij dhe fshatin Isniq bëri përgatitjet dhe i vendosen tri brigadat operative të komanduara nga kolonel Tahir Zemaj.

Përpos detyrave të rëndësishme me të cilat ishte ngarguar, Rrustemi mori pjesë direkte në Betejën e Loxhës ku ra heroikisht në fushën e nderit dhe fitoj përjetsin. Gjaku i Rrustem Bruqit dhe dëshmorëve të tjerë u bën bazament i fuqishëm mbi të cilën qendron shteti i Kosovës.

I ceka vetëm disa nga shumë veprimtari të Heroit Rrustem Bruqi sepse ato janë të shumta për t’i numëruar. Veprimtaria e Heroit Rrustem Bruqi është shumë dimensionale andaj nuk mund ta izolojmë vetëm brenda kornizave të Betejës së Loxhës, edhe pse kjo betejë është një ndër betejat më të rëndësishme të luftës çlirimtare të komanduar nga oficer profesionist të MMRK më në krye kolonel Tahir Zemaj.

Kur flasim për figurën e Heroit Rrustem Bruqit duhet të flitet në tërë dimensionin e saj, ajo shpërthen përtej Betejës së Loxhës dhe shkon larg në historinë më të re të Kosvës, mu kur ajo edhe filloj. Tendecat që figurën e Heroit Rrustem Bruqit, ta izolojmë vetëm brenda Betejës së Loxhës, sikur bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin e tij, shokun e idealit heroin Salih Çekaj, ta izolojnë vetëm brenda Betejës së Kosharës, është tendencioze dhe dashakeqe.

Vlera historike Betejës së Loxhës dhe Betejës së Kosharës është jashtëzakonisht e madhe dhe vlerësohet e respektohet shumë lartë nga i mbarë populli i Kosovës. Megjithatë figurat madhore të heronjëve, Salih Çekut dhe Rrustem Bruçit me veprimtarin e tyre shumë dimensionale shpërthejnë përtej kornizave të këtyre dy betejave të mëdha dhe historike. Ato shkojnë deri në fillimin e lëvizjes politike dhe ushtarake të udhëhequr nga Presidenti Rugova, dhe rrugëtojnë së bashku deri në rënjen e tyre heroike në fushën e nderit. Ata janë vet shteti dhe liria e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat