Krimineli Marko Gjuriq, organiatori i protestave në vitin 2008 në Beograd, i cili ia vuri flakën Ambasadës së SHBA-së në Serbi, i cili edhe para katër vitesh u akreditua dhe u pranua ambasador i Serbisë gjenocidale në SHBA, tani si ministër i jashtëm i Serbisë gjenocidale, është ftuar nga Antony Blinken-Skretari Amerikan i Shtetit të merr pjesë edhe në darkën e Samitit të NATO-s.
“Hill tregon që edhe Gjuriq do të jetë në darkën që do ta shtrojë Blinken në kuadër të samitit të NATO-s”, shkruan “Bota Sot” në ËEB faqen e saj në lajmet nga bota të datës 5 korrik 2004.
“Christopher Hill-ambasadori i SHBA-ve në Serbi ka njoftuar sot se kryediplomati serb Marko Gjuriq do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Selretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken për vendet anëtare të NATO-s.Hill nga këndvështrimi i tij thotë se pjesëmarrja e Gjuriqit në darkë është një mesazh i rëndësishëm”, shkroi dje Tanjug.
“Dhe unë mendoj se Srbia në disa raste, duke përfshirë votimin në OKB, duke përfshirë ndihmën e Ukrainës në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe në projekte dhe çështjet e saj energjetike, ka treguar në masë të madhe se kundërshton atë që ka bërë Rusia. Kështu që unë mendoj se fakti që ai do të ulet në atë darkë tregon se ku qëndron Serbia”, tha Hill.
O ambasador Christopher Hill, mos e mashtro veten dhe mos lejo tët mashtrojë Serbia gjenocidale, sepse Serbia gjenocidale nuk mashtrohet me një darkë, bëhu i vëmendshëm dhe mos ia lejo vetës të gjendesh në situatë që siç thotë populli, “Kur do të vinë mendtë të kanë ikur dhentë”.
Serbia gjenocidale duhet të bëjë ndryshime rrënjësore në politikën e saj të brendshme dhe të jashtme, ndërsa krimineli Aleksandër Vuçiq i ka të përlyera duart deri në bërryl me gjakun e shqiptarëve dhe vendin e ka pas grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.
O ambasador Christopher ngulite në mendje, po ta rikujtoj, se Serbia gjenocidale me veprimet që po bën nuk shkëputet kurrën e kurrës nga Rusia. Sepse serbët e rusët janë të një gjaku e karakteri vrasës dhe okupues. Sepse mes veti kanë kultivuar vëllazëri shekullore. Sepse shpirtërisht i lidh Kisha Orthodokse Serbe dhe Kisha Orthodokse Ruse, të cilat gjithmonë u kanë ndenjur në krah udhëheqësve shtetërorë të Serbisë dhe Rusisë dhe kanë nxitur luftëra okupuese, duke hequr dorë nga misioni i tyre fetar për t’i edukuar besimtarët me kodeksin njerëzor human.
Shprehja e urtë popullore thotë “Politika si lastiku, një herë tkurret e pastaj zgjatet, sipas shpresës dhe interesit përkatës të kohës.
Shprehja tjetër e urtë popullore thotë, “Më afër gusha se fusha”, që do të thotë fillimisht shikoje interesin tënd, e më pastaj shikoje interesin e tjerëve.
Shprehja tjetër e urtë popullore thotë, “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, që do të thotë të veprosh vetëm sipas urdhrave të tjerëve, e jo sipas nevojës dhe interesit tënd jetik.
Shprehja tjetër e urtë popullore thotë “Jetojmë në kohën e beterrave e të pabesëve”, që na jep të kuptojmë se për fat të keq bota ka rënë në dorën e njerëzve të shpirtligë e keqdashës.
Shprehjet të urta popullore të lartë pëmendura përkojnë me situatën e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, ndaj duhet të jemi syhapur, vigjilentë, të bashkuar, krenarë dhe të pathyeshëm ndaj padrejtësive që po na bëhen nga brenda dhe nga jashtë.
SHBA-të që konsiderohen bastion i demokracisë, janë treguar shumë toleruese ndaj Serbisë gjenocidale, e cila jo vetëm që ka refuzuar t’i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të SHBA-ve dhe të BE-së, por Serbia gjenocidale po armatoset nga Rusia e Kina dhe është duke i forcuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me Moskën dhee Pekinin.
Po rikujtojmë se Serbia gjenocidale po sjellet me arrogancë e mospërfillje edhe ndaj dialogut Kosovë-Serbi, duke mos i respektuar as marrëveshjet e nënshkruara, por edhe duke refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen e fundit të Brukselit që është propozim i Emanuel Makcronit dhe Olaf Scholzit.
Serbia gjenocidale çdo ditë po e kërcënon Kosovën viktimë, dhe po i mashtron SHBA-të dhe BE-në, se gjoja pakica serbë është e kërcënuar në Kosovë, gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse faktet tregojnë se pakica serbë është e favorizuar e jo e kërcënuar.
Retorika e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe e Serbisë gjenocidale, se serbët në Kosovë janë të rrezikuar ka për qëllim para ndërkombëtarëve të paraqitet si viktimë, për ta realizuar me dinakëri themelimin e Asociacionit serb në Kosovë, që nesër ta shfrytëzojë si trampolinë për aneksimin e veriut të Kosovës së bashku me minierat e Trepçës, liqenin e Ujmanin dhe pasuritë e tjera nëntokësore e mbitokësore të Kosovës. Kjo duhet penguar dhe nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.