Zonja Gërvalla, mos hesht?!

Opinione

Zonja Gërvalla, mos hesht?!

Nga: Adem Lushaj Më: 7 korrik 2024 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

"E nderuara", zëvendëskryeministre!

"E nderuara", ministre!

Kishe bindjen e plotë se do pranohesh në Këshillin e Evropës duke i dhënë tokat e Deçanit, tokat e vendlindjes së babait tënd. Kishe bindjen e plotë se Deçani po bëhet pengesë për pranim në Këshillin e Evropës. Ke nënshkruar dhënien e rreth 24 hektarëve prona shoqërore manastirit në krye të së cilit qëndron një kriminel, një person i shërbimit serbo-rus.

Me dhënien e këtyre tokave e zgjerove territorin e njërit nga monumentet më të njohura të kulturës dhe turizmit, i cili është shndërruar në pengesë të zhvillimit të komunës së Deçanit. E zgjerove territorin e objektit fetar i cili është shndërruar në Ambasadë, e cila në vazhdimësi propagandon kundër deçanasve dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi!

Jo që mbetëm pa prona, por nuk u pranuam as në institucionin që shumë trumbetuat!

Zonja, Gërvalla!

Tokat shkuan, e në Këshillin e Evropës nuk u pranuam. Sikurse që nuk u kthyen as pronat e dhëna për liberalizimin e vizave.

Tash, çfarë do të ndodhë me Pushimoren e Fëmijëve dhe të Rinjve "Pishat e Deçanit", njëri nga objektet më të njohura për zhvillimin e turizmit. Në hapësirat e këtij objekti madhështor kullosin dhitë e kriminelit, në vend që të shëtisin dhe pushojnë fëmijët.

Zonja Gërvalla, ngrite zërin sikurse që e ngrite për pronat, ashtu që "Pishat e Deçanit " të jenë në shfrytëzim të njerëzve, e jo të dhive të Sava Janjiçit! Tregoj kryeministrit se në Deçan po mbahet peng objekti turistik me kapacitete mbi 500 shtretër dhe me të gjitha objektet e nevojshme përcjellëse.

Ministre Gërvalla, po ju drejtohemi ju, se qëndrimet e të tjerëve moti ishin të ditura. Por, edhe ju keni hy në vallen e atyre "që nuk guxoni"?!

Mos heshtë, por ngrite zërin për Pushimoren "Pishat e Deçanit"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat