Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është nominuar shefe e Punëve të Jashtme në BE, sëbashku me Ursula von der Leyen, si Presidente e Komsisionit Evropian, dhe Antonio Kosta, si Kryetar i Këshillit Evropian. Kështu janë marr vesht 27 vendet e BE-së për të udhëhequr në 5 vitet e ardhshme. Nominimet do të bëhen finale kur të konfirmohen nga Parlamenti Evropian. Se sa do të jetë efikase Kallas mbetet të shihet nëse do të jetë në gjendje të ndërtoj konsensus, do të testohet gjatë udhëheqjes së saj, sepse perveç punëve evropiane e presin edhe punë botërore; si do të ballafaqohet e si do t’i qaset krizës në Lindjen e Mesme, Afrikë e tjerë. Nëse vjen Trump si President, ky mund t’i komplikoj punët me Rusinë, dhe Evropën e presin sfida të reja dhe të panjohura.
Por, Kaja Kallas, si një kryeministre e parë femër e Estonisë vie nga një familje politike, ku babai i saj ishte një ndër liderët kryesor për pavarësinë e Estonisë. Ajo ka lidhje shumë miqësore e të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar dhe me SHBA-të. Politico Magazine e ka shpall Kallasin si njrën nga 40 politikanet më me influencë në Parlamentin Evropian (2014-2019). Ajo është një përkrahëse e Ukrainës dhe ndihmoi në ndëshkimin e Rusisë me sanksione. Ne presim që ajo si shefe për Punë të Jashtme e BE-së të jetë një zë më i kumbueshëm se parardhësi i saj Borrel, një autokrat dhe matuf i njëanshem dhe pa energji për këtë pozitë dinamike. Pra, nëse aprovohet nominimi i Kaja Kallas-it, ajo do të jetë Estonezja e parë me top-pozitë në BE.
Se a do ta vazhdoj ajo qëndrimin e saj pro-Kosovës mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në dialog, rajon dhe bote. Ne, sëpaku presim që ajo mos të jetë e njëanshme si parardhësi i saj, Borreli, që ai gjithëmonë e barazoi viktimën me agresorin, ishte i njëanshem ndaj Kosovës, posi shteti i tij, dhe shumë tolerant ndaj Vuçiqit. Unë kam pritshmëri reale dhe shpresë më pozitive se në të kaluarën, por i matur kur e quajnë "Zonja e re e Hekurt e Evropes", përshkak se shteti i saj nuk ka dhe aq ndikim në zhvillimet globale.
Zgjatja e mandatit të Miroslav Lajçak-ut deri në fund të Janarit 2025 eshte një zhgënjim. Por largimi i Borrel-it dhe Escobar-it janë lajme inkurajuese, sepse, ata jo vetëm që nuk bënë asnjë punë efektive por edhe më shumë e komplikuan lëmshin e ngatërruar në Ballkan. Kjo zgjatje e mandatit te tij mund të jetë dhe blerje kohe për të instaluar nje pro-rus tjetër siç ishte ai vetë, dhe fjala eshte per Pahor-in që e propozoi vetë Lajçak.
Lajçak vete e ka propozuar ish Presidentin i Slovenisë, Borut Pahor, qe tani pohoi edhe Pahor. Janë propozuar edhe dy kandidatë tjerë, danezi Peter Sorensen, ish-ambasador i BE-se ne Bosnjë dhe Pekka Haavisto, ish- minister i jashtëm i Finladës. Valle, pse Lajçak zgjodhi Pahorin si zevendesues?
Sipas Politico dhe AP ish Presidenti Pahor ka marrëdhënje të mira me Moskën — dhe lidhje të forta me Melania Trump dhe ish Presidentin Trump. Pahor me 2017 pohonte se ai shkon në Moske si një mik dhe shtoi se “Trumpi me Putinin është më rehat,” derisa, Presidentin Trump e quante “A game changer’.
Pra, Pahor në atë kohë bënte atë çka bënë Orban sot, gjoja në emër të paqes. Sipas Politico, Putin e vizitoi Pahorin në Slloveni në korrik 2017, një nga vizitat e pakta të Putinit në BE dhe të dy udhëheqësit biseduan për orë të tëra në mënyrë private dhe larg nga mediat dhe askush s’din për çka u bisedua.
Derisa, spanjolli, Borrel, sllovaku, Lajçak, dhe kubanezi i natyralizuar, Escobar ikën të turpëruar, por servilët e tyre të përbetuar mbesin. Pra, është kjo opozita kosovare që ishte lojtari i 12-të i trojkës, derisa, arbitri i dytë ishte kryeministri Rama, që vazhdimisht akordon penallti në fushën kosovare në favor të vëllait, Vuçiq dhe gjithënjë vazhdon ta bëjë këtë i papenguar me pasion e zell dhe pa asnje reagim nga Shqipëria apo opozita opozita kosovare.
Kur u gëzuam nga lajmet se trojka 'lehtësuese' shporret, nuk i kemi ditë faktet se në prapaskenë punohet që në arenën negociuese të sjellin Pahorin, nje mik i Putinit dhe Trump-it. Le të shpresojmë qe kjo mos të ndodh. Është e pamundur që dikush të më bindi se nje mik i Putinit, Pahori do të jetë i paanshëm, pa marrë parasysh se ç'deklaron ai përpara medias. Në intervistën dhënë N1, ai i ngjante Lajçakut, s'e definoi në menyrë reale sulmin në Banjskë por ishte kategorik për themelimin e Asociacionit. Blerja kohë e Lajçakut bëhet për qëllime meskine, ai pret rezultatet e zgjedhjeve amerikane, dhe nëse Trump fiton ai do ta instaloj ne pozitën e tij Paho-rin, nje mik i Trumpit, Melanias dhe Putinit.