Dikur kishte “lezet”, PAN-i gjuanin me armë në ahengje, ish deputeti me dashnore etj..

Opinione

Dikur kishte “lezet”, PAN-i gjuanin me armë në ahengje, ish deputeti me dashnore etj..

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 korrik 2024 Në ora: 20:54
Autori Faton Mehmeti

Rrahje mes ish deputetëve, arrestime të ish deputetëve për mashtrim, arrestimi i ish deputetëve për gaz lotsjellës, afera dashurore jashtë martesore, ofendimi i gazetarëve nga ish kryeministri, gjuajtja me armë nga ish ministra, janë disa nga skandalet për të cilat do të mbahet mend çfarë prodhoi klasa politike e Kosovës nën qeverisjen e PAN-it.

Kjo jo për të treguar se çfarë kanë bërë, kjo dihet, por për të ri sjell në vëmendje se janë po të njëjtit që synojnë të vijnë në pushtet.

Ishte, ish deputeti i Nismës për Kosovën, ai i cili kishte mbushur ballinat e mediave, gjatë vitit 2017, jo për shkak të ndonjë çështjeje politike, por për shkak të aferës dashurore jashtëmartesore.

Haxhi Shalës i ishin publikuar me dhjetëra fotografi nga një këngëtare e quajtur Anxhelina Shala, e cila ka pranuar se ishte në lidhje me deputetin, i cili është baba i dy fëmijëve.

Pastaj, ish kryeministri Ramush Haradinaj ishte treguar i ashpër dhe duke ofenduar gazetarët në një konferencë për media. I pyetur nga gazetarët se Ambasada Amerikane, sipas raportimeve në media, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, Haradinaj nuk është përgjigjur për këtë çështje, derisa i kishte quajtur gazetarët të pashkollë.

"Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, kishte thënë Haradinaj, duke iu drejtuar një gazetareje në konferencën për media.

Dhe kulmi i "klanit" famëkeq PAN-i kishte të bënte me gjuajtjen me armë. Konkretisht ish zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ish-kryetari i komunës së Skenderajt dhe ish këshilltari i ish zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Endrit Shala, u ishte publikuar një video, ku shiheshin duke gjuajtur me armë në një aheng të organizuar nga Limaj pas lirimit nga akuza në rastin MTPT. E veprimin e tyre, e kishte arsyetuar vet ish kryeministri Haradinaj, duke pranuar se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.

Madje, ai nuk e kishte përjashtuar mundësinë që “traditën dukagjinase”, ta bënte edhe me ligj.

Kjo është mendësia primitive e atyre që kanë qeverisur me këtë vend, fati i mirë është se pushteti është mision i pamundur për ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat