RVTS, është një funksion burimi dhe udhëzues që do të forcojë punën e aparatit të shërbimit në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Norvegji!
-Teoritë e konspiracionit mund të nxisin ekstremizmin e dhunshëm, pra këtu bëhet fjalë për një mosbesim ndaj zhvillimit shoqëror dhe një kërkim për shpjegime të thjeshta. Vetë thelbi i teorive konspirative është se ato janë të vështira për t'u hedhur poshtë, prandaj konfrontimi i drejtpërdrejtë shpesh ka një efekt të padëshirueshëm.
Teoritë e konspiracionit janë një lloj besimi se grupet përmes komploteve të fshehura synojnë të shkatërrojnë veten dhe ne! Kjo mendësi bazohet për faktin se asgjë nuk është ashtu siç duket dhe asgjë nuk ndodh rastësisht. Pra, në themel qëndron një mosbesim i theksuar ndaj autoriteteve, kurse media në këtë rast cilësohet si një mjet në shërbim të një elite shoqërore dominuese, e cila fsheh qëllimisht qëllimet e saj reale dhe të vërtetën. Lëvizjet politike dhe fetare të njohura për dhunën e motivuar ideologjikisht zakonisht mbrojnë teoritë konspirative.
Shembull; Ekstremistët islamikë do të pretendojnë se Perëndimi është i pabesë, ndërsa ekstremistët e krahut të djathtë kërcënojnë se myslimanët do të pushtojnë Evropën. Teoritë e konspiracionit të lidhura me imazhet e armikut forcojnë një përvojë të përkatësisë, bashkimit dhe identitetit tek njerëzit që ndihen të margjinalizuar.
Kështu që vetë mendimi mundet shpeshëherë të duket irracional, sepse kjo lidhet me faktin se teoritë e konspiracionit nuk burojnë nga një kërkim racional i së vërtetës, por nga një përvojë rreziku dhe pasigurie. Kurse pasiguria mund të jetë e rrënjosur me një realitet të karakterizuar nga trazirat sociale, frika për të ardhmen dhe mosbesimi ndaj autoriteteve. Kështu që ne shpesh shohim se kohët e pasigurta afrojnë kushte veçanërisht të mira rritjeje për teoritë e konspiracionit dhe teoritë e tilla i japin një drejtim ndjenjave të pafuqisë, zhgënjimit dhe zemërimit të një grupi të popullsisë.
Pastaj njerëzit me të njëjtin mendim edhe mund të mblidhen rreth imazheve të zakonshme të armikut edhe në internet. Në rrethana të caktuara, këto mund të kontribuojnë në legjitimimin dhe rritjen e rrezikut për përdorimin e dhunës dhe terrorit. Teoritë e konspiracionit bazohen në imazhet e armikut që marrin forma të ndryshme dhe shpjegime të thjeshta të konfirmimit të një botëkuptimi të polarizuar, kur njerëzit janë miq ose armiq, viktimë ose agresorë, elita të korruptuara ose njerëz të zakonshëm.
Mënyra se si reagoni ose përballeni me teoritë e konspiracionit mund të përcaktojë nëse dritarja e mundësive mbyllet apo mbetet e hapur. Deklarata të tilla si "shfarosja e hebrenjve nuk u bë kurrë" ose "Perëndimi do ta vrasë Islamin" mund të përjetohen si provokuese, irracionale dhe budallaqe. Si përthithës të këtyre “provokimeve”dikush edhe mund të reagojë me zemërim, refuzim ose të mbushet me pezëm për të debatuar…)Konfrontimi i drejtpërdrejtë shpesh ka një efekt të padëshirueshëm, sepse personi në fjalë do të mbrojë këndvështrimin e tij dhe përfundimisht do t'ju konsiderojë si të parëndësishëm, ju do të përceptoheni si një nga kundërshtarët!
Habia dhe pyetje të tilla si "çfarë të bën të mendosh kështu?", "Nga e ke marrë këtë njohuri?" dhe "mund ta hedhim një vështrim nga afër së bashku?" mund të kontribuojë që personi të bëhet më i hapur për të dhëna të reja dhe kuptime të reja. Pikëpamja dhe shpjegimi i dhënë nga teoritë e konspiracionit nuk ndryshon vetëm përmes një bisede, por ndryshimi krijohet përmes shkëmbimeve të përsëritura të opinioneve dhe përvojave të reja në këto raporte bisedimi. Dëshira jonë për të ndihmuar ose për të shpjeguar se çfarë është në të vërtetë e vërteta e çështjes, mund të ndikojë negativisht në bashkëbisedim, përderisa edhe mund ta shtyjë mbrapa bashkniseduesin edhe më tej kah vetëbesimi paraprak….) Nga norvegjishtja; H.R