Kosova peng i pretekstit të fajësisë, pa qenë e fajtore

Opinione

Kosova peng i pretekstit të fajësisë, pa qenë e fajtore

Nga: Dedë Preqi Më: 9 korrik 2024 Në ora: 08:30
Dedë Preqi

Një popull, i cili ka qenë në një presion të rëndë fizik dhe shpirtëror për aq kohë të gjatë sa ka qenë vetë populli shqiptarë, është e natyrshme të mendohet se edhe pas lirimit të tij, apo në përjetësimin e lirisë ka mundësi me pasë probleme tjera nga pasojat e rënda, që ka lënë lufta me traumat e saj.

Martirizimi i popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi është një ndër veqoritë e rralla të një populli në botë, i cili e dëshmoi në rrëthana të ndryshme historike, dhe mënyra se si ata i bartën vuajtjet e tyre është një veçori e rrallë, por e vërtetë, dhe nëse ato vuajtje do harrohen lehtë, apo e marrin një kuptim tjetër të varur prej mëshirës, atëherë nuk do të kishte vlerë të jetohet edhe si njeri i lirë.

Shqiptarët e patën fatin e tillë, të cilët ia dolën të fitojnë lirinë e tyre, duke sakrifikuar aq shumë, duke mos harruar edhe ndihmën e miqve ndërkombëtar të botës liridashëse, ku ato fryte i shohim sot, të cilat do ti quanim si fryte të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.

Dhe populli i Kosovës e ka merituar këtë pjesë të lumturisë si qenje njerëzore, atëherë pse nuk vepron sot në një kahe të tillë, kush po e pengon në rrugën e vet, kur është e mundshme dhe e nevojshme të ndryshohet për mirë jeta shoqërore, sëcilës duhet ti kushtohet më shumë vëmendje, që të rezultojë të ketë një jetë më të denjë dhe më të begatshme.

Në kohën kur u çlirue Kosova, bota i hapi sytë, poashtu dhe popullata e këtij vendi, që ishte e etur për liri, e cila i mbijetoi  luftës  barbare serbo-sllave, dhe ia filloi jetës prej zeros, duke menduar se gjithçka u krye, duke vendosur Institucionet e veta dhe shtetin funksional, që ishte gjëja më sublime dhe më e shtrenjtë e popullit të saj, kur përherë të parë në historinë e vet po udhëheqët e lirë dhe në frymën demokratike.

Jemi në kohën kur të gjitha vendet e rajonit kanë arritë ti tejkalojnë krizat e ndryshme dhe ato të regjimëve, dhe përkundër pengesave kanë arritë ta ndërtojnë të ardhmën e tyre, duke i vënë qëllime vetës sipas vullnetit dhe përkushtimit të tyre, poashtu edhe Kosova, ka një shtysë të pandalshme energjie dhe vullneti për të arritur qëllimet e saj dhe ti plotësojë nevojat e qytetarëve të vet.

Është lehtë të thuash se cilat janë mundësitë e reja që i hapen rrugët këtij njerëzimi, plagët e të cilit  akoma i gjejmë të frekëta në sëcilën familje në mesin tonë.  Edhe nëse e fiton kapitalin e botës,  ç’kuptim ka jeta e njeriut dhe çfarë janë vlerat ekzistuese, nëse vuan nga plagët e shpirtit dhe të trupit, që i ka lënë lufta fashiste serbe këtij populli, me të cilat duhet të përballet në çdo kohë. 

Evropa po luan lojra jo të ndershme me popullin shqiptar të Kosovës, dhe Sanksionet e vendosura ndaj saj në kohën e fundit, përshkak të raporteve jo të mira me Serbinë, janë forma denigruese dhe të pa drejta, të cilat e kanë stagnuar Kosovën, duke e lënë mbrapa në proceset  zhvëllimore, dhe kjo ishte e gatshme dhe e përgjegjshme ndaj sëcilit dialog për normalizimin e marrëdhënjëve me Serbinë, ndërsa ajo i refuzoi dhe i shkeli pothuaj të gjitha marrëveshjet me Kosovën.

Dhe trysnia për Asociacionin, nga BE-ja, dhe Bashkësia Ndërkombëtare, Kosovën e bënë të detyrueshme dhe të pa vullnetshme t’i kryej detyrat e saj që nuk janë legjitime, nuk janë të drejta dhe në harmoni me ligjet e Kushtetutës së Kosovës.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj situate të ndërlikuar, e cila gjendje krijon pësoja dhe shqetësime përshkak të një trajtimi jo të drejtë të situatës në Kosovë,  duke e lënë peng nën pretekstin e fajësisë pa qenë e fajshme dhe çka nuk i përketë këtij populli, dhe pikërisht bëhët fjalë për këtë popull për një shfaqje të skajshme të asaj që sëcili do ta quante « pa drejtësi ».

 Athua edhe ne, jemi njerëz dhe kemi të drejtë të formulojmë argumentet tona vendimtare kundër një padrejtësie, e cila po bazohet në deklarata dhe propaganda mashtruese të Serbisë, për formimin e Asocicionit një etnik serb, që  do ti merrte të drejtat e një shteti multietnik dhe do ti kufizonte vlerat e qytetarëve shumicë të këtij vendi, duke e ndarë dhe copëtuar Kosovën në dy pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat