AAK e Ramush Haradinajt ndodhet në një situatë të vështirë të saj, pas pushimeve të verës vendi futet në fazën e përgatitjeve të fundit për zgjedhje. Maksimumi deri në shkurt ato do të mbahen, mbase edhe më herët. Tani akuzat e Ramushit dhe AAK ndaj qeverisë veç se do të shtohen, akuza pa sens dhe krejtësisht infantile. Me pak fjalë janë akuza shterpe në mungesë të argumenteve dhe fakteve. Në mungesë të aferave korruptive dhe faktit se qeveria po shtrin sovranitetin në veri, Haradinaj është i shqetësuar se sukseset do sjellin rezultat të thellë për VV-në.
Qëllimi kryesor i opozitës, konkretisht i AAK-së është që VV mos të arrij 50% të votave, duke u paraqitur si alternativë me besimin e tyre se arrijnë të kalojnë pragun prej 5%. Sa më shumë të shtohen akuzat ndaj Kurtit synojnë të afrohen më shumë.
Aleanca duket në vdekje klinike pa pushtet, do të bëjnë çdo gjë që të bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme. Ndryshe, do të shuhen, njësoj siç janë shuar shumë parti të tjera. Andaj, ëndrra e Ramushit është koalicioni me Albin Kurtin, të cilin e di edhe vet se nuk e mund sot e përjetë.
Kështu është ndërtuar klasa politike e Kosovës, synim të vetëm kanë pushtetin pavarësisht dallimeve që kanë, apo qëndrimeve.
Kjo ëndërr mund t'i prishet Ramushit, meqenëse projeksionet janë që bashkë me diasporën Vetëvendosje të kalojë mbi 50%, çka edhe i jep goditjen përfundimtare shpresave të AAK për të qenë pjesë e tepsisë së pushtetit. Ëndrra mes frikës së realiteti do e shoqërojë AAK edhe disa muaj, deri në zgjedhjet e ardhshme.