Këtë verë fermerët në Kosovë nga fushat e mbjella me grurë siguruan nga prodhimi i ri sasinë e nevojshme vjetore për mbarë popullsinë e vendit! Kjo po vlerësohet edhe si një nga sukseset e qeverisë së Albin Kurtit! Sepse, ajo miratoi dhe zbatoi edhe masa nxitëse, mbështetëse, favorizuese, lehtësuese ndaj fermerëve kultivues të sipërfaqeve më të medha me grurë!
Në të kundërt me këtë shembull dhe përvojë pozitive, Edi Rama ka "meritë historike" se edhe këtë vit ka pasur bum prodhimi të kanabizit e disa "bume" të tjerë, të pafrute e të pavlerë, thjeshtë të sajuar për propagandë mashtruese, sa mund t'ia kete zili edhe shoku Enver ...atje në ferr! Rama- qeveria e ka përmbytur Shqipërinë jo vetëm me drogra, por edhe me beton kullash e rrugësh jetëshkurtra e me fatura 2-3 fish më të larta se sa në të vërtetë e në botën e Perëndimit...! Edhe me plehra, kafene, qebabtore, agjensi të këmbimit valutor, farmaci, klinika private...si dhe me oligarkë, "investitorë strategjikë", patronazhistë, sorosianë, aziatikë, afrikanë, ekuadorianë, ndragetas...!
Ndërsa plazhet me çadra e shezlongë me turistë qoftesh e sufllaqesh, ndjeshëm të pakësuar këtë verë prej çmimeve të çmendur, sidomos nëpër plazhet e Jugut të Shqipërisë, si shumica e çmimeve në mbarë vendin dhe pasqyrë e vetë Rama- qeverisë...!?
Ah, përpak desh harrova edhe një "bum" tjetër!? Edi Rama e ka përmbytur SPAK me ministra, deputetë, kryebashkiakë, bosë, oligarkë..., njeri më i ndotur se tjetri në moçalin e thellë e plot gropa përpirëse apo thithëse të korrupsionit...!
Ky fakt që shihet edhe nga ekranet mund të ishte motiv mburrjeje për "luftë të egër ndaj zyrtarëve të korruptuar në tre nivelet e "piramidës" edramiste- rilindase nëqoftëse nga urdhëruesi nuk do të shikoheshin SPAK dhe burgjet si "lavatriçe" për të pastruar me 2-3 vite burg për vipa njollat e shumta e të mëdha; cv- të; krimet, mëkatet ligjore; pasuritë, dhjetra milionat në euro e valuta të tjera; prona të shumta të bashkëpunëtorëve të tij...!?
Për paradoks apo si çudi alla shqiptare shumica dalin nga burgjet më të pasur se sa ditën e hyrjes!? Për më tepër e më keq, Ramën e vënë në siklet edhe fotografitë e shumta, dalë krah për krah apo me duart e tij hedhur "vëllazërisht" në qafat e këtyre "kolegëve" apo viktimave të pashpëtueshme nga SPAK, GJKKO...dhe leva të tjera të drejtësisë sorosiano- rilindase apo allashqiptare...!