Opozita në Shqipëri në kërkim të vetvetes

Opinione

Opozita në Shqipëri në kërkim të vetvetes

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 korrik 2024 Në ora: 08:24
Skënder Kapiti

A mund të sjellë ndryshim, shpresë e përmirësim një Parti Demokratike e konsumuar,përcarë, autokratike dhe e pa ndryshueshme?

Dhe kjo gjëndje e Partisë Demokratike e ka vënë  opozitarizmin në Shqipëri në kërkim të vetvetes, sepse PD mesa duket sikur ka humbur ose është tretur dhe po duket se askush dhe asnjëri nga këta” të gjithët” që pretendojnë, llafollogojnë dhe pretendojnë për kryetarë te saj nuk kanë as autoritetin, as aftësinë dhe as besimin për ta ribërë Partinë Demokratike apo  alternativën opozitare.

Mos ndoshta koha thotë se PD e ka kryer tashmë misionin e saj nëse mund të thuhet për ndonjë mision që nuk dihet se cfarë, pasi Shqipëria mbeti prej më shumë se 30 vitesh në një tranzicion traumatik.

Opozita në Shqipëri mesa duket është e kënaqur me korrupsionin e qeverisë aktuale, sepse edhe vetë ajo  duket është e ingranuar  në bashkëkorrupsion me qeverinë, përderisa vetë opozita më shumë merret me veten e saj se sa me të bërit opozitë reale kundër pushtetit.Madje për cudi opozita më shumë merret me veten e saj dhe kundër SPAK -ut e Vetting-ut, kundër drejtësisë që po lufton korrupsionin galopant të qeverisë.

Apo mos duhet që në Shqipëri të pritet që opozitën dhe kryetarin e saj ta gjejnë, ta formojnë dhe ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat