Politika e brendshme e një shteti dikton politikën e jashtme dhe sjelljet e tij ndërkombëtare!

Opinione

Politika e brendshme e një shteti dikton politikën e jashtme dhe sjelljet e tij ndërkombëtare!

Nga: Nijazi Halili Më: 11 korrik 2024 Në ora: 12:34
Nijazi Halili

Në sistemin e marrëdhënieve dhe të drejtës ndërkombëtare, shteti ka qënë dhe mbetet struktura më e vjetër, më themelore, më e qëndrueshme dhe më e rëndësishme. Siç konkludon studiuesi i mirënjohur, Zejnullah Gruda...

Autorët e së drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si institucion i krijuar nga grupi për realizimin e disa qëllimeve, prej të cilave më i rëndësishmi është ruajtja e së drejtës dhe rendit brenda kufijve, dhe ruajtja e pavarësisë së popullit në marrëdhënie me popuj të tjerë.

Përvoja historike dhe aktuale vërteton plotësisht ketë definicion, sipas  të cilit funksioni i shtetit është bivalent: funksioni i brëndshëm dhe funksioni ndërkombëtar. Nga kjo ndërlidhje e ndërvarësi buron parimi qënësor sipas të cilit është karakteri i brendshëm i shtetit,  politikat e tij të brëndshme që diktojnë edhe politikën e tij të jashtme, diplomacinë dhe sjelljen e tij ndërkombëtare.

Përvoja e analizave të brëndshme të shteteve historikisht e luftrave botërore, e krizave rajonale, e konflikteve dy apo shumëpalëshe japin raste të shumta dhe të pakundërshtueshme në favor të tezës se politika e jashtme, diplomacia, dhe përgjithësisht  sjellja ndërkombëtare e një shteti varen para se gjithash nga natyra e tij e brendshme. Nuk ka ndodhur në përgjithësi, që të këtë inkonvenienca, pra mospërputhje ndërmjet karakterit të brëndshëm të një shteti dhe sjelljes së tij ndërkombëtare.

Nga kjo aksiomë, tanimë e sprovuar, rrjedhin konkluzionet se: së pari, demokracitë prodhojnë paqe të brendshme dhe gjenerojnë paqe  ndërkombëtare; së dyti, shtetet totalitare, diktaturat prodhojnë shtypje  e dhunë të brëndshme dhe gjenerojnë probleme, tensione kriza ndërkombëtare.

Shtetet totalitare, diktaturat e çdo lloji, te çfarëdo forme qofshin bartin gjithnjë rrezikun potencial të destabilitetit ndërkombëtarë. Për  këtë arsye, nevoja për një rend ndërkombëtar të ri, bazuar në  paqe të qëndrueshme, në siguri për të gjithë, në zhvillim e prosperim ekonomik global, parakupton pashmangësisht nevojën zhvillimin e demokracisë si formë sunduese në karakterin politik  të shteteve të kohës sonë.

Literatura nga diplomati L.Bashkurti, Krizat ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat