Çlirimi i Kosovës nga Serbia ishte gëzimi dhe suksesi i shekullit për shqiptarët. Pak kush, mbase edhe askush s’do e besonte se pas çlirimit në krye të shtetit do të vinin njerëz të dëmshëm për vendin, marr parasysh faktin se ishin shqiptarët dhe mbi të gjitha të thirrur në emër të c-së.
Flamurin e UÇK si mburojë për krejt mashtrimet, po në të njëjtën formë kanë vazhduar të mbajë pushtetin për 20 vjet. Në mënyrë në krye të shtetit erdhën njerëzit më të këqij, hajnat, dallavergjinjtë, matrapazët, ata që në një shtet normal do të punon si roje, pastrues dhe në rastin më të mirë mësues të dobët. Në këtë kuptim rezultati i tyre ishte : shkatërrim, degradim, uzurpim dhe vrasje e shpresës.
Qytetarët e Kosovës besuan tek ata, u falën besim dhe votën, të cilën ata e përdorën si biletë për tu futur në pallatin e ëndrrave nga ku do të realizonin ëndrrat e tyre. Ëndrrat e tyre për famë, pasuri, jetë të shfrenuar nuk ishte ajo që Kosova kishte nevojë, çdo gjë që kanë bërë faturën e ka paguar Kosova. Nëse, pas lufte në krye të shtetit do të vinin njerëz të kundërt me ata që erdhën, Kosova ndryshe do t'i kishte punët, sigurisht se perspektiva e saj do të ishte më e mirë.
Në krye të shtetit kemi pasur njerëz që në Zvicër janë lajmëruar "budallenj", me të meta mendore. Kjo të jep të kuptosh se në çfarë niveli ishte shteti, s'mund të pritej me njerëz të tillë më mirë. Kosova, është keqpërdorur nga ata që më së shumti duhet të ishte mbrojtur, por e vodhën edhe në varre.