Asnjëherë nuk kanë munguar as servilët politikanë, intelektualë e meditikë të Kosovës për pushtetin e Tiranës. Edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri, kishte nga Kosova nga ata të cilët punonin e jetonion në perendim, ka pasur servilë dhe interesaxhinj e shërbëtorë të atij regjimi në këmbin të “lirisë’ së tyre për të ardhur e pushuar në plazhet e Shqipërisë së varfër me dy-treqind marka për një muaj si dhe për të marrë ndonjë lek apo favor për ndonjë protestë e propagadë marksist-leniniste në Perendim. Dhe shumica nga këta i serviloseshin edhe Fatos Nanos e E. Rames.Këta të tillët ishin aq shumë servilë sa që edhe të afërmit e farefisi i tyre në Shqipëri kur i takonin kishin frikë se mos u shpëtonte ndonjë fjalë te këta kundër regjimit komunist sepse mund të spiunoheshin prej tyre.
Po kështu edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri u dyndën servilë e sharlatanë politikanë, intelektualë e mediatikë që i serviloseshin në ekstrem pushtetit të Sali Berishës, por që tani asnjërit prej tyre nuk i bie ndërmend për Berishën dhe e kanë braktisur , por që mbështetësit, gazetarët dhe LDK-istët e opinionistët ishservilë të tij të dikurshëm të pushtetit të Partisë Demokratike madje janë konvertuar në servilë e shërbëtorë të paskrupullt të qeverisë e kryeministrit socialist.Por jo vetëm për këto, por politika dhe shumë politikanë, intelektualët dhe gazetarë të Kosovës dhe jo vetëm këta por edhe nga shoqëria atje janë si këta të Shqipërisë e ndoshta edhe ua kalojnë, janë jashtzakonisht mosmirënjohës, “harraqë” dhe hipokritë djallzorë që nuk mbajnë as miq e as shokë por që të ndërrojnë, të harrojnë, braktisin por edhe të shesin për një interes të vogël.
Sot në Shqipëi janë nja tre ,katër gazetarucë si Zeka, Buzhala e Baton Haxhiu të cilët jargaviten nëpër mediat e Tiranës si servilë e propagandues të pushtetit aktual në Shqipëri, por akoma ka tek-tuk edhe ndonjë politikan nga Kosova që i serviloset pushtetit e politikës në Shqipëri kur vjen për të kaluar ndonjë ditë plazh në Shqipëri.
NUK DUKET GJËKUNDI MADJE AS NGA KURTI E OSMANI, NUK PO DUKET RESPEKT E MIRËNJOHJE AS SHOQËRORE,AS MEDIATIKE, AS INTELEKTUALE E AS INSTITUCIONALE SERIOZE NGA KOSOVA PËR KONTRIBUTORËT E VËRTETË TË SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA PËR LIRINË E PAVARËSINË E KOSOVËS, PËRVECSE MIRËNJOHJE E RESPEKT SERVIL TË TYRE PËR POLITIKANË, PUSHTETARË E SHTETARË NGA SHQIPËRIA TË CILËT NUK KANË ASNJË MERITË PËR ASGJË PËR KOSOVËN.