Pse nuk regjistrohen shqiptarët me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri?

Opinione

Pse nuk regjistrohen shqiptarët me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri?

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 13 korrik 2024 Në ora: 00:21
Skënder Sadri Kapiti

Pse shteti dhe pushteti në Kosovë nuk i regjistrojnë shqiptarët me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri, të lindur në Shqipëri dhe që kanë prindërit nga Kosova.Ka një burokraci, dashakeqësi dhe neglizhencë korruptive e antikombëtare,  dhe ka pengesa për regjistrimin e shqiptarëve kosovarë nga pushteti dhe burokracia shtetërore në KOSOVË.

Nuk e di se përse, por më e sakta është kjo, se politikës në Kosovë nuk i ka interesuar aspak kthimi dhe regjistrimi i shqiptarëve të cilët janë detyruar dhe larguar nga Kosova imponuar nga  përndjekja dhe persekutimi serb.

Më shumë politika e pushteti në Kosovë u kanë bërë thuirrje dhe “lutje” që të kthehen në Kosovë serbët kolonë dhe uzurpatorët e trojëve shqiptare se sa shqiptarëve të cilët i ka dëbuar regjimi genocidist serb.

Edhe qeveria dhe presidenca aktuale në Kosovë nuk është se ka treguar ndjesi apo interes në këtë drejtim. Që të regjistrohen shqiptarët autoktonë të Kosovës, burokracia kosovare u kërkon të plotësojnë një formular të bajatshëm dhe të neveritshëm , aq sa i mërzit shqiptrarët dhe nuk vijnë e regjistrohen në Kosovë.Për habi kam takuar edhe banorë nga Shqipëria të cilëve shteti bullgar pa asnjë kriter, vonesë e burokraci u ka dhënë shtetësinë dhe i ka pajisur me pashaporta.Po kështu vepron edhe shteti grek dhe ai maqedon për grekët dhe maqedonasit minoritarë që jetojnë në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat