Në konfliktin Rusi-Ukrainë, Kina ruan dualitetin e saj, në marrëdhënie ndërkombëtare!

Opinione

Në konfliktin Rusi-Ukrainë, Kina ruan dualitetin e saj, në marrëdhënie ndërkombëtare!

Nga: Nijazi Halili Më: 13 korrik 2024 Në ora: 12:30
Nijazi Halili

Pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi një pjesë të mirë të stabilitetit dhe ekuilibrit politik në mbarë globin. Disa vende janë afruar dhe disa të tjera janë larguar nga njëra-tjetra, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare është riorganizuar në ketë drejtim. Ndërsa Kina ende ndjek interesat e saj për të qenë një gjigant ekonomik dhe një superfuqi në mbarë botën, ajo kryesisht mbajti ekuilibrin e saj diplomatikisht gjatë këtij konflikti me Perëndimin dhe Rusinë. Marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike të Kinës kishin qenë të qëndrueshme ndërisa Perëndimi sanksionoi Rusinë. Megjithatë, është e pasigurt nëse Kina dhe presidenti i saj Xi Jinping do të mbajnë këtë qëndrim ndaj Rusisë në të ardhmen me presionet diplomatike të Perëndimit.

Gjatë vizitës së fundit diplomati, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz u përpoq të ruante një ekuilibër të kujdesshëm me Kinën, këtë javë duke nxitur marrëdhëniet tregtare me partnerin më të madh tregtar të vendit të tij dhe duke shprehur shqetësimet për eksportet e saj në rritje në Evropë dhe mbështetjen e saj ndaj Rusisë. Takimi i të martës midis zotit Scholz dhe udhëheqësit më të lartë të Kinës, Presidentit Xi Jinping, u zhvillua në bujtinë shtetërore Diaoyutai në Pekin. Kjo ishte dita e fundit e një vizite tre-ditore nga një grup zyrtarësh gjermanë dhe drejtues biznesesh. Për më tepër, ai pati një takim me Kryeministrin Li Qiang ndërsa të dy vendet punojnë përmes marrëdhënieve të brishta të shkaktuara nga konflikti i Rusisë në Ukrainë dhe konkurrencës së Kinës me Shtetet e Bashkuara (SHBA), aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë. Këto bisedime të fundit sigurisht që do të kishin një ndikim në rajon dhe stabilitetin gjeopolitik në mbarë globin.

Për më tepër, presioni gjerman për të vendosur një distancë midis Rusisë dhe Kinës për të efituar konfliktin në Ukrainë gjithashtu thekson rolin kompleks të Kinës. Vizita e zotit Scholz dhe angazhimi diplomatik tregon gjithashtu një qasje të nuancuar ndaj Kinës lidhur me këtë konflikt, ndërkohë që fuqitë e mëdha përpiqen të gjejnë një rrugë të mesme për krijimin e paqes. Për më tepër, këto bisedime midis Kinës dhe Gjermanisë mund të kenë efekte shtrirëse, si ndryshimi i aleancave ndërkombëtare dhe ndikimi mbi rajonin. Qasja diplomatike e Gjermanisë ndaj Kinës për të kërkuar një rrugë të mesme dhe për ta larguar Kinën nga Rusia në ketë drejtim, mund edhe Bashkimin Evropian, të jetë njëri prej faktoreve me ndikim.

Për më tepër, nëse kjo vizitë diplomatike jep një rezultat pozitiv, Kina gjithashtu mund të vendoset si ndërmjetëse në mes të Perëndimit dhe Rusinë.

Nga ana tjetër, strategjia politike e Kinës dhe përgjigja e saj mbi ruajtjen e neutralitetit dhe qëndrimin për paqen dhe duke ruajtur mbështetjen e saj, në anën tjetër për Rusinë, në aspketin ekonomikik, tregon aktin e saj të ekuilibrit strategjik delikuent.

Pozicioni i Kinës si një aktor indiferent në këtë konflikt, ndërkohë që ruan lidhjet e forta ekonomike me Rusinë, shfaq natyrën e dyfishtë të qëndrimit të saj në botë. Në thelb, Kina mban një akt të ekuilibruar për të ndjekur interesin e saj dhe përpiqet të mos kundershtoj Perëndimin në të njëjtën kohë. Në lidhje me këtë, Kina përdor luftën ruso-ukrainase për të mbajtur Perëndimin në tension, e në anën tjetër e mban Rusinë më afër për intersa e saj, gjeo-stragjike.

Për më tepër, fokusi i Gjermanisë në këtë çështje dhe ndikimi i Kinës përmes fuqisë ekonomike reflekton shqetësimet e BE-së për politikat e ardhshme tregtare dhe aleancat ekonomike. Rezultatet e mëtejshme strategjike për BE-në dhe Kinën janë të shumëfishta. Ndërsa pasojat ekonomike dhe politike të pushtimit rus ende ndjekin stabilitetin global, Kina ka një shkallë të madhe ndikimi për të përkulur politikën perëndimore. Është e qartë se Kina është një nga opsionet më të mëdha për të zgjidhur këtë krizë, dhe të ndikojë në ekuilibrin midis Perëndimit dhe Lindjes.

Si përfundim, e ardhmja e stabilitetit ndërkombëtar mund të jetë shumë e lidhur me rezultatet e këtij takimi, ndërkohë që Kina ruan dualitetin e saj në këtë krizë. Lundrimi përmes natyrës komplekse të këtij konflikti duke balancuar lidhjet ekonomike dhe politike midis Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, mund të zhvendosë gjithashtu pozicionin e fuqisë globale në fund drejt Kinës.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë një sy të qëndrueshëm në këto lloj takimesh në të ardhmen, duke qenë i hapur ndaj llojeve të ndryshme të angazhimit diplomatik me Kinën. Përcaktimi i stabilitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare midis Perëndimit dhe Lindjes, duke e vënë Kinën në qendër të ndikimit, do të kishte gjithashtu pasoja afatgjata në botë.

Autori është njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat