Është kështu për faktin, sepse nuk ka ndodhur asnjëherë, që gjatë vizitave të krerëve shtetëror të Kosovës në SHBA, një Sekretar amerikan i shtetit për punë të jashtme, ta përshëndes dhe mirëpres publikisht vizitën e tyre, siç bëri z. Antony Blinken ndaj presidentes V. Osmani në takimin kurtoazik para se të fillojë Konferenca për aktivitetin e grave, paqes dhe sigurisë, e cila u mbajte në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NAos-S, duke e vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe paqes në botë.
Pra, nuk ka ndodhur deri më sot që z. J. O’brien, ndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Azi, ta pres në zyrën e tij ndonjë qeveritarë nga Kosova, siç e priti presidenten V. Osmani, madje duke dhënë deklarata shumë të fuqishme në favor të Kosovës, siç ishte ajo, “se Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj”, në rast të ndonjë sulmi eventual, duke pohuar qartë, se SHBA-të do qëndrojnë pranë saj në çfarëdo rreziku që mund t’i kanoset, duke e ngritur kështu çështjen e sigurisë së Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik, mbase si përgjigje e qartë kundrejt kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.
Një deklaratë e këtillë nga niveli i z. J. O’Brien, ishte një mesazh i qartë, se po qese Serbia e sulmon Kosovën, do të përballet me forcat e NATO-s, gjë të cilën e konfirmoi vetë presidenti fashist i Serbisë, A. Vuçiq, në fjalimin e tij të djeshëm drejtuar popullit serb, “se politikanët boshnjakë në Sarajevë, duke sulmuar Republika Srpska, po dëshirojnë që Serbinë ta fusin në luftë me NATO-n”..!?
Ndërsa, atë që nuk e ka imagjinuar askush në Kosovë, dhe jo vetëm, ishte pa dyshim, jashtë çdo protokolli të NATO-s, ftesa e presidentit J. Biden, që presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani të merr pjesë në përmbylljen e punimeve të samitit të NATO-s, duke e ditur faktin, se Kosova nuk është as anëtare dhe as kandidate për partneritet për paq me NATO-n, një gjest ky i pa-presedent në historinë 75 vjeçare të saj, pra duke e përfshirë presidenten e Kosovës në punimet jubilare të kësaj Aleance.
Por, se çfarë porosie dhe sinjali ka dashur të dërgojë në Kosovë dhe Ballkanin perëndimorë, presidenti amerikan J. Biden, me këtë gjest tejet të favorshëm për Kosovën, mendoj se si mesazh kryesorë ka pasur që t’ua bëjë të ditur armiqve të Kosovës, sidomos Serbisë fashiste, se po e prekët Kosovën, e keni prekur Amerikën, gjë të cilën e tha qartë edhe z. J. O’Brien në takimin me presidenten V. Osmani. Ndërsa, si mesazh i dytë, mendoj se ka qenë porosia e tij dërguar popullit shqiptar të Kosovës, se Amerika është me juve, dhe se miqësinë tonë nuk mund ta cenon askush, përfshirë edhe ata të cilët SHBA-të i konsiderojnë fuqi kolonialiste dhe policë të botës.
Të urojmë që presidentja Vjosa Osmani, ta vazhdojë diskursin nacional dhe politik të presidentit Ibrahim Rugova ndaj miqve amerikanë, pa marrë parasysh sfidat me të cilat mund të ballafaqohet muajt dhe vitet e ardhshme, ngase miqësia shqiptaro-amerikane është e përjetshme, dhe, këtë e kanë dëshmuar disa herë gjatë shekullit 20-të, presidentet amerikan, duke filluar nga Woodrow Wilson, Harry Truman, George Bush senior, Bill Clinton, George W. Bush dhe presidenti aktual Joe Biden, të cilët disa herë gjatë historisë e shpëtuan kombin shqiptar nga zhbërja e tij etnike dhe fizike.