DASH me një mendje si qeveria e Kosovës: Rusia përmes Serbisë kërkon luftë

Opinione

DASH me një mendje si qeveria e Kosovës: Rusia përmes Serbisë kërkon luftë

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 korrik 2024 Në ora: 15:28
Autori Faton Mehmeti

Ka kohë që udhëheqësit politikë të Kosovës kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Serbia po përgatitet për një sulm apo provokim ndaj Kosovës. Edhe pse opozita akuzon qeverinë për krijim të panikut, paralajmërimi është serioz. Aq më tepër kur këtë e thotë edhe vet SHBA.

Të kujtojmë se edhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, e cilësoi veriun e Kosovës – i banuar me shumicë serbe – dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, si rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Raporti i fundit i DASH, vetëm sa konfirmon tentativën e Serbisë që të provokojë situatën për të krijuar tensione. Pas tyre qëndron Rusia e cila kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”.

Bartja e konfliktit në Ballkan i leverdisë shumë Rusisë për të përfituar nga largimi o vëmendjes nga Ukraina me çka edhe rrugën e pushtimit do e ketë më të lehtë. Prandaj, Kosova duhet të jetë vigjilente, të armatoset sa më shumë.

Frika nuk duhet të mbizotërojë tek Kosova, mirëpo kujdesi të jetë maksimal. Serbia, e ndodhur para kolapsit të dialogut në Bruksel, do e përdor konfliktin si mjet për të dal nga gjendja ku ndodhet, pavarësisht se do të futet në telashe edhe më të mëdha. Opozita, të jetë më e ndershme në kritika, në veçanti kur bëhet fjalë për interesin e shtetit. Kosova asnjëherë s’do të jetë e sigurt me Serbinë fqinje, mbase kur një ditë të dyja të jenë pjesë e NATO-s.

Aktualisht, edhe DASH e theksoi, edhe ne që jetojmë këtu dhe realitetin e shohim me sy të viktimave ndaj regjimit serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat