Kritikë për politikën e Prishtinës

Opinione

Kritikë për politikën e Prishtinës

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 15 korrik 2024 Në ora: 23:03
Skënder Sadri Kapiti

Albin dhe Vjosa kemi pritur dhe besuar shumë te Ju.

Kritikë për politikën e Prishtinës në lidhje me mosinteresimin dhe me indiferentizmin e tyre karshi familjeve patriotike e nacionaliste dhe të trashëgimtarëve të tyre qe jetojnë në Shqipëri.

Si ka mundësi që politikanë, kryeministra, ministra dhe ambasadorët e Kosovës kurrë nuk u interesuan të paktën për t’i takuar familjarët dhe trashëgimtarët e patriotëve dhe të nacionalistëve  shqiptarë me origjinë nga Kosova të cilët jetojnë në Shqipëri?

Si ka mundësi që asnjë deputet, ministër , kryeministër dhe president i Kosovës nuk kanë vizituar familjet patriotike dhe kontributore për Kosovën, por vijnë e ikin dhe pushojnë plazheve në Shqipëri dhe dikush edhe investon tinëz në hotele e shtëpi luksi në Shqipëri, dhe kaq është mjaftueshëm prej tyre respekti për Shqipërinë amë.

Si ka mundësi p.sh. që pothuajse asnjë politikan , shtetar, deputet , as president e kryeministër i Kosovës, e as asnjë ambassador formal i KOSOVËS në Tiranë që vijnë  e pushojnë në DURRËS nuk e kanë vizituar dhe as pirë një kafe te qëndra kryesore e pritjes dhe mobilizimit të mijra vullnetarë të UCK-së te “Drenica” në Durrës, kur  Durrësi, Bashkia vendore ka ngritur aty një memorial përkujtimor.

Si ka mundësi që politika e Prishtinës nxjerr lloj-lloj pengesash e kriteresh dhe nuk I regjistron shqiptarët me origjinë dhe me prindër nga Kosova që jetojnë në Shqipëri, por me hipokrizi deklarohen se përse dështoi dhe pse nuk u regjistruan shqiptarët në Kosovë, dhe bëjnë sikur shqetësohen e ftojnë diasporën që të kthehen në atdhe por nuk interesohen  se përse po largohen shqiptarët nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat