Askush nuk besonte, por ndodhi që ish-presidenti dhe kandidati Donald Trump, të sulmohet. Fatmirësisht Trump i ka shpëtuar një atentati ndaj tij në një tubim në Pennsylvania. Autori një 20 vjeçar, Thomas Matthew Crooks, një vendas, është neutralizuar, por një person pjesëmarrës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Crooks kishte deklaruar se i urren republikanët, urren Trump të cilin tentoi ta vriste. Pas këtij atentati,
Trump pritët të ngrihet në sondazhe, për shkak të mbështetjes së marrë pas të shtënave të 13 korrikut. Kjo rritje vjen edhe pas debaklit të Biden nga debati katastrofik i CNN më 27 qershor
Joe Bidenin si kandidat i partisë për zgjedhjet e nëntorit pas performancës së mjerë dhe ndonjëherë të pakuptueshme në debat kundër Donald Trumpit ka më pak gjasa të fitoi, aq më tepër që tani Trump ka fituar mbështetje edhe më të madhe pas atentatit të dështuar ndaj tij.
Biden, përkundër paraqitjes së dobët në debat me çka edhe thirrjet brenda demokratëve për tërheqje u shtuan, ka vendosur të vazhdoi rrugën për një mandat të dytë. Pavarësisht rënies së tij në debate, Biden nuk dorëzohet, ndonëse gjasat për fitore veç sa po tkurren. Trump, ka shanse të mëdha për fitore, edhe pse amerikanët me ngjyrë mund të bëjnë ndryshimin si në zgjedhjet e 2020.
Por, Trump e ka shansin që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, Kosova nuk është se ka përfituar diçka nga administrata e ish presidentit Trump. Vështirë të mendohet se mund të ndodh diçka tjetër në rast të fitores së tij dhe as SHBA.