Amerika i ka instutucionet më të forta në botë. Gjykatat, agjensitë dhe organet e shtetit amerikan janë me fuqi institucionale si askund në botë. Por sot Kryekuvendari i House of Representatives ka shpallur formimin e një Task Force që i tejkalon dhe mbikqyrë të gjitha institucionet e shtetit amerikan lidhur me tentim-atentatin kundër Presidentit Trump. Askush nuk qëndron mbi dhe asgjë nuk mund i del para parlamentit të popullit amerikan sepse ai është vullneti i popullit.
Gjykata Speciale sillet si një organ arbitrar mbi Kosovën. E injoron shtetin e Kosovës duke mos vendosur flamurin e tij në gjykatore. Bile e ndalon edhe shqiponjën dykrenare shqiptare. Gjykata Speciale abuzon juridikisht dhe sillet si organ mbi shtetin. Por Glauk Konjufca nuk pipëtin. Deputetët s’guxojnë të lëshojnë zë kurse rrogat dhe mëditjet i kanë marramendëse.
Kuvendi dhe Glauk Konjufca e kanë fuqinë dhe detyrimin të krijojnë Task Forcë për Gjykatën Speciale. Askush dhe asgjë nuk mund të jetë mbi Kuvendin. Pse Glauk Konjufca nuk vepron si Speaker of the House of Representatives Johnson?!
Pse Kosova keqtrajtohet dhe përfaqësuesit e saj rrinë si guakë?! Pse shteti i Kosovës lejon keqtrajtim juridiko-politik nga Specialja që është formuar nga shteti i Kosovës?! Prej kujt po frikohet Glauk Konjufca?!
Njerëzit që punojnë për Specialen kanë konflikt interesi për kohëzgjatjen e saj deri të vdesin. Doni t’i testoni?! Pyetni të punojnë me rroga të gjykatësve të Kosovës! Do të shihni sa mërziten për drejtësi dhe sa shpejt do të kryejnë gjykimet!
Glauk Konjufca dhe Kryesi e Kuvendit,mos u tutni, krijoni Task Forcën që mbikqyrë Gjykatën Speciale nesër! Ja shembulli nga Kongresi i Amerikës.