Plazhet boshe, Edi Rama mashtron se është rritur turizmi

Opinione

Plazhet boshe, Edi Rama mashtron se është rritur turizmi

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 korrik 2024 Në ora: 10:22
Autori Faton Mehmeti

Pushuesit mungojnë në plazhet shqiptare, kjo nga videot që shihen me shezlonet boshe. Kryesisht kjo për shkak të rritjes së çmimeve. Pikërisht çmimet në jug të vendit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda por dhe zonat përreth tyre kanë rritur çmimet në mënyrë drastike si për strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet.

Sipas të dhënave nga “Monitor”, në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore, hotelet dhe kampingjet, çmimet janë rritur me 25-30% krahasuar me një vit më parë. Në qendër të Vlorës nëse vitin e kaluar, mund të gjeje një apartament për 40 euro për natë, këtë vit, tani kjo është e pamundur, pasi në korrik çmimet më të lira variojnë nga 60 euro nata. Faktor tjetër është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.

Pushuesit nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve andaj zgjedhin vendet tjera për të kaluar pushimet. Në vend se të jetë i shqetësuar me rënien e numrit të turistëve Edi Rama e ka quajtur si fushatë të porositur sulmin ndaj turizmit veror shqiptar. Sipas kryeministrit shqiptar, këtë verë ka 25% më shumë kosovar në bregdetin e Shqipërisë. Nuk është e vërtetë kjo, edhe pse Rama parashikon që deri ne 2030 të ketë 30 milionë turistë, kjo nuk duket askund.

Çmimet e larta, liberalizimi i vizave, mungesa e kushteve elementare në bregdetet shqiptare si dhe mungesa e ngrohtësisë ndaj pushuesve nga Kosova janë arsyet që shqiptarët e Kosovës kanë braktisur sivjet bregdetin shqiptar. Edi Rama të rregulloi kushtet në bregdete, të ndalojë abuzimin me çmime, ndryshe do të shtohet numri i atyre që zgjedhin destinacione tjera për pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat