Jeta luksoze e miliarderit Anant Ambani nga India karshi vështirësive që i sjell varfëria

Opinione

Jeta luksoze e miliarderit Anant Ambani nga India karshi vështirësive që i sjell varfëria

Nga: Rexhep Torte Më: 18 korrik 2024 Në ora: 12:08
Miliarderi Anant Ambani dhe bashkëshortja e tij Radhika

Si arrijnë të bëhen njerëzit miliarderë e dinë vetë miliaderët, por më së miri e din Zoti Krijues me postulatin që të pasurit të jenë mëshirues dhe t’i ndihmojnë të varfrit.

Dasma luksoze e miliarderit Anant Ambani me Radhika Merchant në Indi u bë për famë e nam botëror, por fama dhe nami do të ishin më të mëdha dhe këtë çift nga India do ta lumturonin më shumë, sikur miliarderi në të njëjtën kohë të kishte shpërndarë një shumë të majme edhe për të varfrit në botë që vuajnë për bukën e gojës.

Miliarderi Anant Ambani dhe bashkëshortja e tij Radhika

Kjo martesë e çiftit nga India tërhoqi vëmendjen e mbarë botës me të ftuar të famshëm politikanë e biznesmenë me ndikim si Mark Zukenberg, Bil Gates, Tony Bler, apo si Kim Kardashian, Nick Jones e John Cena.

Shumica e të ftuarve u veshën me veshje tradicionale të Indisë si shprehje e etnografisë së këtij shteti.

Kjo dasmë që u krye në qytetin Mombai sipas mjeteve të informimit dhe kushtoi 500 milionë euro.

Çifti nga të ftuarit pranoi dhurata, por dhëndri miliarder u dhuroi miqve nga një ore floriri të markës “Audemars Piguer” që kushton m shumë se 18 mijë euro.

Dasma luksoze u bë me të vetmin qëllim për ta treguar potencën financiare të familjes dhe për ta rritur namin pasuror familjar.

Ky shpërdorim kaq i madh i parasë bie ndesh me etikën njerëzore, kur dihet se në vetë Indinë ka miliona të varfër që vuajnë për kafshatën e gojës, kur dihet se ne Afrikë dhe në shumë vende të botës njerëzit vdesin nga uria, ndërsa në ceremonitë para dasmës këngëtarja Rihanna u pagua 9 milionë dollarë, ose këngatari Andrea Boceli u pagua 10 milionë euro.

Kjo na shtyp të mendojmë dhe kuptojmë se çelësi i autoritetit personal e familjar nuk është te shpenzimi i parasë për kësi evente familjare e personale, por ndoshta do të ishte edhe më i sikur këtyre shpenzimeve tu shtohej edhe një shumë e konsiderueshme e parave për bamirësi ndaj njerëzve në nevojë.

Sipas mediave veçmas për këtë dasmë u ndërtua edhe një pallat i madh prej xhami i bërë me porosi me një shfaqje dritash prej 5500 dronëve.

Dasma luksoze e martesës së miliarderit Anant Ambani me Radhika Merchant vajza e familjes që posedon Korporatën gjigante farmaceutike u mbajt në Mombai të Indisë nga data 12-14 korrik 2024 ku morën pjesë 1300 të ftuar personalitete të njohura politike, kulturore e shtetërore nga tërë bota.

Mikesh dhe Nita Ambani janë prindërit e Anantit pronarë të konglomerati biznesesh që shtrihen në tërë sektortët e energjisë, komunikimit, tekstileve dhe kimikateve me një pasuri neto të vlerësuar në më shumë se 120 miliardë dollarë dhe kjo familje është nga më të pasurat në Azi kryefamiljari konsiderohet njëri nga 11 personat më të pasur në botë.

Shaila Merchant dhe Viren Merchant janë prindërit e Radhmika Merchart pronarë të Kompanisë gjigante farmaceutike në Indi.

Anant Ambani është diplomuar në Universitetin Broën, ndërsa Radhika Merchant është diplomuar në universitetin e Nju Jorkut për shkencat politike.

Ky çift nga India është njoftuar në dhjetor të vitit 2022. Në janar të vitit 2023 çifti organizoi një ceremoni fejese në shtëpinë e Ambanit në Mumbai që ishte edhe fejesa e tyre zyrtare. Ambani Radhikën e konsideron si personin e ëndrrave të tij, sepse kur ballafaqohej me problemet shëndetësorë Radhika i qëndroi pranë dhe e inkurajonte për tejkalimin e sfidave me shëndetin.

Në mars të vitit 2024, çifti organizoi një festë liksoze tre ditore në pronën Ambani në Jamnagar të Indisë, me 1200 të ftuar. Në këtë event ishte e ftuar këngëtarja Rihanna dhe fitoi 9 milionë dollarë. Pjesëmarrës ishin Bill Gates Hilary Clinton Jarad Kushmer, Ivanka Trump, Karlie Klose dhe Mark Zuckenberg. Në fund të majit 2024 çifti dhe 1200 të ftuar, familjarë, kolegë e stilistë hipën në një anije në Palermo në Itali dhe sëbashku bënë një lundrim 4 ditor.

Për këtë rast Radhika kishte veshur një fustan të qepur nga stilistja Grace Ling e cila këtë fustan me diamante e kreu së bashku me 30 artizanale tjera ndihmëse.

Anija më mysafirët e ftuar u ndal në Kanë Ku të ftuarit shijuan një ballo me maska e koncert surprizë të Katty Pery. Në Portofino festuesit u mirëpritën në një treg të hapur posaçërisht për festimet e natës, duke shijuar serenada nga Andrea Borelli. Disa ditë më parë çifti organizoi festën tradicionale muzikore që bashkoi dy familjet e tyre, në prani të këngëtarit Justin Bieber, i cili për këtë performancë u pagua 10 milionë euro.

Kjo dasmë u mbajt në Mombai nga data 12 korrik, e premte, dhe përfundoi më 14 korrik, të dielën 2024, kur u bë edhe betimi solemn i martesës së këtij çifti në Indi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat