Porosi për Kurtin dhe Osmanin

Opinione

Porosi për Kurtin dhe Osmanin

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 21 korrik 2024 Në ora: 10:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Sot është domosdoshmëri, pavarësisht se me vonesë, është nevojë jetike edhe në Kosovë reformimi i sistemit të drejtësisë, lustracioni dhe pastrimi i saj nga gjyqtarët e prokurorët e ish-regjimit kolonialist serb; është jetike pastrimi i sistemit gjyqësor në Kosovë nga individët e paaftë dhe nga ata me rekorde krimi, hajnije e korrupsioni si dhe depolitizimi, pra purifikimi i drejtësisë nga individë me lidhje korrupsioni e hajnije me politikën.

Sado që të interesohet seriozisht pushteti politik për reformën në drejtësi, ai nuk mund ta bëjë atë sepse rrënjët e kapjes korruptive, politike e nepotike të sistemit të drejtësisë në Kosovë janë shumë të forta dhe të thella.

Duhet që Kurti dhe Osmani ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të mos mbeten në stade vetëm deklarative, dhe për këtë ata duhet t’u drejtohen aleatëve perëndimore për mbështetje, sepse politika nuk dëshiron dhe as nuk është në gjendje për ta bërë.

Kështu ndodhi në Shqipëri, pasi Shqipëria me mbi 100 vite shtet kurrë nuk arriti që të ndërtojë një shtet të mirëfilltë ligjor me drejtësi të pavarur dhe jo politike, derisa më në fund me këmbënguljen vendimtare të SHBA dhe të BE-së u miratua Vetting-u në drejtësi, dhe sot puna e tij dhe e SPAK-ut po jep efekte të jashtëzakonshme në luftën kundër krimit e korrupsionit të lartë shtetëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat