Olaf Scholz, Kancelari i Gjermanisë dhe Maros Sefkoviq-Zv/President i Komisionit Evropian gjatë vizitës së në Beograd të premten më 19 korrik 2024, në takimin me kriminelin Aleksandër Vuçiq-Presidentin e Serbisë, BE dhe Serbia dhe nënshkruan Marrëveshjen-Memorandumin për një partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e baterive për automjetet elektrike, përkatësisht për mineralin e Litiumit, të këtij minerali të rrallë.
Me firmosjen e kësaj marrëveshje Olaf Scholz, së bashku me BE-në u kapën me presh në dorë, u ranë maskat e brekët dhe u demaskua politika pro serbe dinake e BE-së.
Evropa kurvë ishte dhe kurvë mbeti, ndërsa Kosovën dhe shqiptarët do t’i mbrojë Zoti, e drejta dhe uniteti.
Kjo u dëshmua edhe me kërkësën absurde anti Kosovë që Olaf Scholz-Kancelari i Gjermanisë, Emanuel Makron-Presidenti i Francës dhe Georgia Meloni-Kryeministre e Italisë e paraqitën para pranimit të Kosovës në KiE, me të cilen përkundër faktit se Kosova i kishte plotësuar të gjitha kriteret për t’u pranuar në KiE, ia vendosën kërkesën shtesë që Kosova të mos pranohet në KiE pa e themeluar Asociacionin e komunave serbe, për të cilën këmbëngul Serbia gjenocidale hegjemoniste për çka dështoi edhe pranimi i Kosovës në KiE, duke mos u vënë as në rendin e ditës.
Kjo e zbuloi gjeneza e shantazheve që BE dhe Serbia gjenocidale po ia bëjnë Kosovës gjatë dialogut tashmë 12 vite, ku Serbia gjenocidale konsiderohet si djalë i lazdruar, ndërsa Kosova viktimë padrejtësisht po kritikohet dhe po sanksionohet, gjë që paraqet një absurditet të paparë diplomatik.
Dialogu i imponuar Kosovë-Serbi deri sot ka qenë tradhtues, skandaloz, me emisarë të korruptuar e të shitur te Serbia gjenocidale për ta shantazhuar e dëmtuar Kosovën dhe për ta favorizuar Serbinë.
Me gjithë optimizmin e BE-së dhe të Olaf Scholzit për shfrytëzimin e Litiumit nga miniera e Serbisë, na duhet të presim e të shohim si do të shkojnë punët, sepse siç thotë populli “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”.
Kjo për vetë faktin, e para, për mineralin e rallë të Litiumit paraprakisht ishte e interesuar Kina, për çka edhe Xi jinpingu-Presidenti i kinës kohë më parë e vizitoi Beogradin e të cilit iu bë një pritje madhështore. E dyta, nuk e dimë se si do të zhvillohen marëdhëniet Rusi-Serbi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje për mineralin e Litiumit. E treta, popullata dhe opozita në Serbi e kundërshtojnë forcërisht hapjen e minierës së Litiumit, sepse sipas ekspertëve shkakton ndotjen e ambientit dhe paraqet rrezikshmëri për shëndetin e populllatës. Dhe e katërta, Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq janë të pa parashikueshëm dhe të pabesueshëm.
Se çfarë fshihet pas perdes dhe në bisedat teta-tet mes BE-së dhe Serbisë karshi Kosovës, ky është një sinjal i fuqishëm alarmues për kujdes dhe vigjilencë në Kosovë dhe te mbarë shiptarët.
Ajo që për Kosovën dhe mbarë shqiptarët është e sigurtë mbështetet në faktin se kur është në pyetje Serbia gjenocidale edhe BE edhe SHBA-të ndaj Kosovës sillen me standarde të dyfishta.
Në dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi po kritikohet padrejësisht vetëm Kosova edhe pse Kosova e ka kushtetutën më demokratike në Evropë, e cila të gjithë banorëve pa marë parasysh etninë e tyre u garanton të drejta dhe liri të barabarta.
Në këtë dialog kritikohet e sanksionohet vetëm Kosova demokratike e konstruktive, e cila e mbron të rejtën dhe të vërtetën e saj.
Ndërsa Serbia gjenocidale gjithnjë po favorizohet edhe pse është nxitëse dhe organizatore e sulmeve ndaj policisë së Kosovës, ndaj KFOR-it, EULEX-it, ndaj gazetarëve dhe ndaj serbëve që nuk i pranojnë direktivat nga Beogradi.
Në këtë dialog të pakuptimtë i cili nga dialogu teknik tashmë ka kaluar në dialog politik, janë venë në një rafsh Kosova viktimë karshi Serbisë gjenocidale, hegjemoniste dhe autokratike.
Dialogu Kosovë-Serbi edhe pse nga BE e SHBA trumbetohet se është lehtësues, vetë fakti që Serbia gjenocidale e hegjemoniste në Kushtetutë e saj Kosovën edhe pse Kosova është shtet i pavarur e sovran i pranuar nga 120 shtete të botës, e konsideron si pjesë të Serbisë gjenocidale, dhe çuditërisht as BE dhe as SHBA nuk guxojnë ta detyrojnë Serbinë që ta ndryshojë këtë Kushtetutë luftënxitëse serbe!
Të rikujtojmë se çfarë dialogu i hamamit është ky dialog kur Serbia gjenocidale nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë në gjenocidin e viteve 1998/99, në të cilin kreu me shmë se 400 masakra ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm ku vrau më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të paqfajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Serbia gjenocidale dhunoi 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare. Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1600 djelmosha autoktone të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.Shtrohet pyetja edhe pas tërë këtyre mizorive serbe në Kosovë ky dialog na qenka lehtësues?!
Emisarët e dialogut Kosovë-Serbi Baronesha Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borrell e Miroslav Lajçak nga BE-ja, dhe Jon Bolton, Antony Blinken, Matheë Palmer, Richard Grenel, Gabriel Escobar nga SHBA-të, me veprimet e tyre anti Kosovë mbetën turpi i diplomacisë dhe i demokracisë botërore.
Të rikujtojmë se Joe Biden në vitin 2023 u dërgoi letra Vjosa Osmanit-Presidentes të Kosovës dhe Aleksandër Vuçiqit-Presidentit të Serbisë gjenocidale, që të angazhohen me seriozitetin më të madh në këtë dialog me njohjen e ndërsjellë në qendër. Këtë letër krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë dhe ministër për Informacion i kriminelit Sllobodan Millosheviq nuk e përfilli fare.
Pas kësaj letre të Joe Bidenit,pasoi Plani franko-gjerman i hartuar nga Emanuel Macron-Presidenti i Francës dhe Olaf Shcolz-Kancelari i Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, gjoja për normalizimin e marrëdhën ieve Kosovë-Serbi, në të cilin fare nuk ekziston njohja e ndërsjellë, e që përbën vetëm një manovër për zgjatjen e agonisë të këtij dialoghu farsë e të pakuptimtë.
Kjo u dëshmua me faktin që këtë Marrëveshje të Brukselit të hartuar nga Scholz dhe Makron së bashku me Aneksin e Zbatimit të hartuar nga Scholz dhe Macron në takimin Vuçiq-Kurti në Ohër me një arrogancë mospërfillëse refuzoi ta nëshkruajë krimineli Aleksandër Vuçiq.
Diplomatë të SHBA-ve, BE-së dhe ju ambaadorë të QUINT-it, vendosjani gishtin kokës dhe mos u mashtroni se mëkatet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, do tu ndjekin e do të ndëshkoheni nga Zoti Krijues, dhe se kudo që të shkoni nga kjo nuk mund të shpëtoni.
SHBA dhe BE dhe ju ambasadorë të QUINT-it nëse dëshironi ta dini se cili është kombi autokton me taban në Ballkan,kuptoni se ky komb janë shqiptarët fisnikë,trima,e besnikë me tradita,doke e zakone,me trashigimi kulturore e gjuhësore, dhe me trashigimi nëntokësore që dëshmohet me gërmimet arkeoligjike. Shqiptarët janë komb që jeton me shekuj në trojet e veta dhe që nuk ka zaptuar asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan që kufizohet me trojet e veta dhe me kombin e vet në pesë shtete fqinj si pasojë e copëtimit të trojeve shqiptare nga fqinjët. Shqiptarët janë kombi i vetëm në Ballkan i cili në shpinën e tij ka pësuar më shumë gjenocide.
Ju presidentë, sekretarë shtetërorë, ambasadorë, të dërguar specialë në Kosovë dhe në Ballkan,mos u hamendni se do të shpëtoni nga mëkatet poi a shkaktoni Kosovës ndaj të drejtës dhe të vërtetës së saj. Mëkatet ndaj Kosovës do tu ndjekin personalisht dhe familjarisht në këtë jetë dhe në jetën e përtejme. Mbajeni vath në vesh këtë mesazh timin që gufon nga shpirti i moshës dhe përvojës sime 78 vjeçare.
Korrigjohuni, përmirësohuni sa nuk është bërë vonë, se edhe ju edhe postet t’uaja nuk do të zgjasin shumë, si nuk po zgjatet as kjo jetë, sepse çdo gjë është krijuar me përpikmëri nga Zoti Krijues, para të cilit do të pëgjigjemi secili për veprimet tona.
Asnjëri nga ju nuk është i paprekshëm. Binduni njëherë e përgjithmonë se për hir të së vërtetës të gjithë ne jemi në sprovë të jetës.
Mos u mashtroni nga postet, privilegjet, pushtetet dhe forcën që e keni, sepse çdo gjë është e rastësishme dhe kalon shpejt.
Ju presidentë, sekretarë shtetërorë, ambasadorë, të dërguar specialë në Kosovë dhe në Ballkan, pa mendoni njëherë a mund ta ndali fatkeqësinë? Jo. A muns ta ndalni sëmundjen? Jo. A mund ta ndaloni pleqërinë dhe të bëheni sërish i ri? Jo.
Atëherë përse po luani kaqë pamëshirshëm me fatin e Kosovës, që nga çlirimi në vitin 1999 e gjerë më sot?!