Konventa Kombëtare e Republikanëve, mes gënjeshtrave, kërcënimeve, kritikave të ashpra dhe premtimeve megalomane

Opinione

Konventa Kombëtare e Republikanëve, mes gënjeshtrave, kërcënimeve, kritikave të ashpra dhe premtimeve megalomane

Nga: Hafiz Shala Më: 21 korrik 2024 Në ora: 22:10
Autori Hafiz Shala

Stiv Banon, i dënuar me katër muaj burgosje deklaron: “Fitore ose vdekje” (Victory or Death)

Peter Navaro, i dënuar me katër muaj burgosje: “ Sot (ditën e tretë të Konventës), u lirova nga burgu, erdha drejt në Konventë” (duar trokitje frenetike) Joe Biden, duhet të tërhiqet nga gara për President.

Në njërin nga artikujt e mi përpos tjerash kam deklaruar: Amerika, kurrë me parë nuk ka qenë në një gjendje të këtillë për rrezikun rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Tani, sa po vjen dhe vërtetohet një parashikim i tillë i cili rrjedh nga brenga se si do të sillej elektorati amerikan nën presionin shantazhues dhe kërcënues sikur ky i Donald Trump siç e citova në nëntitullin e këtij shkrimi.

E kam frikën se, Trump, nën filozofinë e tij të bazuar në 6 janarin 2021 kur nga simpatizantët e Donald Trump u sulmua Capitoll Hill për herë të parë në historinë 248 vjeçare të ekzistimit të këtij shteti më të fuqishëm në botë në aspektin ekonomik, ushtarak, politik e demokratik pasi, Donald Trump nuk i fitoi ato zgjedhje i cili, sipas përgjimeve telefonike, ai me ngulm i kërkonte 11.000 vota për të korrë fitore. Ai, pra Trump, i kërkoi nënpresidentit Mike Pense mos ta njeh rezultatin dhe të marrë vendim konform kërkesës së tij, i cili e refuzoi. Prandaj, ndodhi ajo që ndodhi ku u sulmua edhe Presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nency Pelosi të cilën për pak e shpëtuan forcat e sigurimit, duke mos përmendë demolimin e zyrave dhe sallën e Kongresit.

Në debatin publik me Presidentin Biden, në pyetjen e moderatorëve se, edhe pas katër viteve a e njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, përgjigjja nuk ishte konkrete gjithnjë duke u thirrur se do t’i njeh vetem ato zgjedhje që janë të pastra e demokratike. Ndërsa, duke iu drejtuar Presidentit Biden se, a do t’i njeh zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, ai u përgjigj pozitivisht.

Tani, shtrohet pyetja legjitime se, nëse nuk i fiton zgjedhjet me 5 nëntor, sipas deklaratës së tij publike, a do të ketë gjakderdhje?. Që, i bie se, mund të përsëritet 6 janari 2021 me pasoja edhe më tragjike.

“Uniteti i Partisë Republikane” siç po shihet, bazohet në ngjarjen e 6 janarit 2021 të cilën e ka ngulitur në kokat e anëtarëve të kësaj partie se, nëse nuk fitojmë përmes votës së lirë atëherë fitoren do ta sigurojmë me metoda violente, kështu, duke krijuar një psikozë stresi e frike të votuesit që larg qoftë, nëse ndodhë edhe më e keqja, do të ishte me fatalitet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Strategu kryesor i ish Presidentit Trump, Stiv Banon i cili refuzoi të paraqitet para komisionit të organit legjislativ për të dëshmuar lidhur me sulmin e 6 janarit 2021 për të bashkëpunuar me këtë Komision, po ua përkujtoj lexuesve se po ky person, udhëtimin e parë jashtë vendit, e ka realizuar në Republikën Serbe i cili, lavdëroi popullin serb dhe iu kërkoi falje për bombardimet e NTO-s. Edhe Trump i ka kërkuar falje Serbisë për këtë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Peter Nazaro, që të dytë janë dënuar me nga katër muaj burgim ndërsa zoti Banon para dy jave ka shkuar në vuajtje dhe atë ditë para mjeteve të informimit deklaroi se, kurrë nuk do të bashkëpunojë lidhur me ketë çështje dhe ne shkojmë në fitore ose vdekje.

Zoti Nazaro, ditën e tretë të konventës është liruar nga burgu pas mbajtjes së katër muajve dhe, nga çelia e burgut ka arritur drejtë në konventë duke u paraqitur në foltore me mburrje se, as burgu nuk ka mund t’ia ndryshojë mendjen "prandaj, erdha këtu para juve për ta përkrahur Donald Trump për President, posaçërishtë kur Trump, i shpetoi atentatit dhe u rikthye si hero".

Trump, pas atentatit u ngrit lartë në mesin e forcave të sigurisë duke e ngritur grushtin dhe duke i thirrë masës: “Fight, fight, fight”( lufto, lufto, lufto). Për çka dhe kundër kujt?. Paraqitja e tij me atë fotografi ikonike me flamurin amerikan dhe i përgjakur nga veshi i lënduar nga plumbi i cili për një milimetër i shpëtoi më të keqes.

Të kuptohemi, askush nuk e përkrah atentatin ndaj askujt prandaj edhe në rastin konkret me gjithë polarizimet, akuzat, mospajtimet dhe tonet disonante, zgjedhjet duhet të fitohen përmes kutive të votimit përmes votës së lirë, pa imponime, kërcënime e shatazhime.

Diskursi dhe gjuha politike e Donald Trump, i përngjan një miliarderi të dehur i cili thotë se, "unë, nuk kam pasur nevojë të garoj sepse unë e kam pasurinë time" (sipas raportit të numrit të miliarderëve dhe vlerën e pasurisë së tyre, Donald Trum posedon një pasuri prej 5.3 miliard dollar krahasuar me Alex Soros i cili është me tepër së pesë here me i pasur me një vlerë prej 26 miliard dollarëve).

Arsyetimi i tij nuk qëndron sepse, ani pse biznesin ia udhëheqin fëmijët por impakti i tij si president nuk është për t’u mohuar. Këto gjëra dihen.

Konventa Kombëtare Republikane nga përkrahësit e tijë, manifestoi një unitet, solidaritet dhe përkushtim ndaj Donald Trump “si shpëtimtar të Amerikës” karshi udhëheqjës se demokratëve për gabimet e tyre sikur edhe administratat tjera që kanë gabime, dështime dhe mos plotësime pritjeve të qytetarëve. Por, ajo që me ra në sy, po mos të isha në Amerikë dhe mos të komunikohej në gjuhën angleze, m’i përkujtonte sloganet e PPSH “Parti Enver, jemi gati si çdo herë”.

Konventa ishte planifikuar aq mirë në aspektin propagandues dhe kamuflues sa që të linte përshtypjen se, nuk bëhet fjalë për ketë Donald Trump por për një tjetër.

U tentua të bëhet riportretizimi i një Trumpi tjetër për t’ia shitur votuesit i cili, kurrë nuk ka qenë, nuk është nuk do të jetë. Tani, mbetet të votuesit amerikan ta vënë gishtin në kokë se a do ta “blejnë” një reklame të tillë fallso e të pa qëndrueshme sepse, akuzat dhe ngarkesat gjyqësore për 34 vepra penale qofshin edhe ato të dokumentacionit të sigurisë kombëtare të cilat gjykata e Floridas i hodhi poshtë e të llojeve të ndryshme qoftë edhe amorale, nuk përputhën me portretizimin falso. Përballja e tij me vepra penale, amorale, komprometuese, është vështirë të qëndrosh i cili, siç thotë populli, kapërcej sikur lepuri nëpër qenë. A po e kapin këtu apo aty. Tani, Partia Republikane e shikon si hero pas dështimit fatmirësisht të atentatit i cili po të kishte ndodhe me fatalitet, sipas i doktrinimit partiak trumpist, mund të ndodhte edhe me e keqja.

Gjatë kësaj Konvente, u ftuan folësit të caktuar të të gjitha shtresave politike, shoqërore, artistike dhe oligarkë të ardhshëm të Donald Trump i cili, me Projektin 2025 i cili bazohet në interpretimin e teorisë unitare ekzekutive i argumentuar në Artikullin 2 të SHBA-ve. Me propozimin e këtij Projekti, nënkupton se e tërë byrokracia federale, duke përfshirë agjencitë si Departamenti i Drejtësisë, të vendosën direkt nën kontrollin e presidentit e njohur si “teoria unitare ekzekutive”. Me këtë, në praktikë, i lejohet presidentit t’i koncentroj të gjitha pushtetet duke i implementuar politikat e tij në disa fusha.

Projekti 2025 në një mënyrë e suspendon një fushë ku sundon demokracia.

Sipas përzgjedhjeve të Donald Trump, në pushtet do t’i sjellë të dëgjueshmit, atyre të cilëve iu jep pushtet për të mos e kundërshtuar në politikat e tij si në ato të brendshme po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Përzgjedhja e zëvendësit të tij JD Vanse, i cili, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016 e pat quajtur Trumpin, "racist" dhe "Hitler Amerikan". Atë përzgjodhi njëherit një prorus të cilin ambasadori rus e bëri indors- përkrahu sepse përputhet edhe me qendrimet e Donald Trump i cili siq deklaron ky, me “ndikimin" gjoja që ky e ka të Vladimir Putin, “mund të ndikojë edhe në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë”. Shtrohet pyetja, me çfarë çmimi për Ukrainën ndërsa, menjëherë më shkon mendja te Republika e Dardanisë i cili, besoj unë se do ta vazhdoj aty ku e ka lënë- korrigjimin-ndarjen e veriut.

Politika e tij e jashtme, posaçërisht kur është në pyetje NATO dhe prishja e marrëdhënieve me aleatët, janë rreziku më i madh i cili i kanosët Amerikës, aleatëve dhe me theks të veçant për Ballkanin Perëndimor të cilin, siç thotë populli, “as nuk do ta vë në bisht të lahutës”. Posaçërisht, nëse për Sekretar të Shtetit e Cakton Richard Grenel mik dhe i paguari nga Serbia për lobim për interesa të saj sepse, kanë krijuar obligime reciproke sipas asaj: “You scratch my back and i’ ll scrach yours”( t’i ma kruaj shpindën time e une ta kruaj tënden).

Richard Grenel bashkë me ish guvernatorin e Illinois Rod R. Bllagojevich i cili ishte dënuar me burg për korrupsion, janë duke organizuar tubime përkrahëse për Donald Trump.

Une, disa herë e kam cekur se premtimet që ia ka bërë Vuqiçi qoftë edhe një pjesë të aksioneve në xehëroren Trepça nëse e ndan veriun ndërsa, Grenel t’i kryej obligimet e tije ndaj Serbisë lidhur me këtë. Këtyre diteve, Greneli doli me kërkesën për kthimin e Thaçit për ta vazhduar aty ku e kanë lënë.

Megjithatë, kam shpresë së populli amerikan janë në dijeni për arrogancën dhe egon ekstreme të Donald Trump të cilit, përmes votës së lirë, do t’ia pa mundësojë t’i suspendoj organet dhe departamentet e shumta për ta vënë nën kontroll tërë pushtetin të ashtuquajtur, “demokraci oligarkike”. Pra, një pushtet autoritar të tipit të Putinit, Xi, ose Kim Jong Un i cili para disa dite i pushkatoj në publik 30 nxënës të shkollave të mesme sepse kanë shikuar filma të huaj.

Neglizhenca ndaj aleatëve amerikanë si Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani, i shkojnë për shtati Kinës aleate e Rusisë edhe në luftën me Ukrainën duke e ndihmuar me armatim.

Rreziku për ndarjen e pjesës veriore është i pamohueshëm kur, e dëgjon deklaratën e Ambasadorit francez lidhur me hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve në veri, është signal se, Franca, megjithatë ishte ajo që në vitin 1999 e ndau veriun duke i penguar qytetarët shqiptar të kthehen në shtëpitë e tyre. Këmbëngulja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkon drejtë këtij konstatimi. Prandaj, Asociacioni duhet të hiqet në kuadër të marrëveshjës me Serbinë sepse kjo është çështje e brendshme e Republikës së Dardanisë dhe duhet zgjidhur në marrëveshje me serbet lokal të veriut dhe komunave tjera.

Partia Demokratike, urgjentisht duhet t’i kërkojë Presidentit Biden të tërhiqet nga gara për President, thjeshtë për hir të moshës dhe përgjegjësisë të cilën e ka me udhëheqjen me fuqinë më të madhe botërore. Presidenti Biden, i ka meritat e veta si personalitet në poste e detyra të ndryshme në SHBA mbi 50 vite por, në ketë rast duhet të reflektojë duke e mbajtur epitetin të cilin e ka krijuar gjatë gjithë kohës së shërbimit të tij. Shqiptarët dhe Republika e Dardanisë i janë mirënjohës për përkrahjen gjatë gjitha etapave mbi tri dekada gjatë lobimit rreth situatës së Dardanisë si dhe qëndrimi i tij rreth marrëveshjes Dardani-Serbi siç është deklaruar me njohje reciproke. Fatkeqësisht, e ka humbur kontrollin ndaj pushtetit duke iu përzier dikush tjetër.

Donald Trump, është i rrezikshëm për vetë demokracinë Amerikane sepse, do koncentrimin dhe kontrollin e tërë pushtetit me mundësinë e marrjes edhe Senatin, duke e përjashtuar sistemin “Checks and ballancës”, sistemi i rregullave dhe procedurave të cilat i lejon dallimet ne mes brancheve të govermentit për t’i mos lejuar shumë pushtet.

Do të ishte në të mirë të Amerikës që, vërtetë, as Biden e as Trump mos të ishin në “ ticket”- listë për postin e Presidentit.

Lë të mbrëtëtoj mirëkuptimi, toleranca dhe demokracia amerikane që, qytetari të jetë i lirë të votoj për atë që mendon së do të jetë në shërbim të interesave të tijë. Diferencat në pikëpamje, duhet nënkuptuar si parim për të zgjedhur ate që është në të mirë të qytetarit.

Donald Trump iu falënderu zotit që shpëtoj por, “zoti “ njëherit, edhe i dha përgjigje se, gjaku i cili i rrjedhi prej veshit të cilin e tronditi, është sinjal se, fitorja përmes gjakderdhjes, nuk është, porosia e zotit.

Duhet të zbret në tokë se, nuk mund ta shantazhoj një popullatë prej 350 milion amerikanëve të të gjitha ngjyrave, besimeve, kulturave e traditave.

Zoti, i plotëson kërkesat dhe dëshirat e popullit e jo llahtarësinë e individit. Amin.

Hafiz Shala

Neë York

21 qershor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat