Rreziku nga Serbia asnjëherë nuk duhet anashkaluar, Kosova armatosjen e ka të domosdoshme. Gjithashtu duhet paralajmëruar Serbia se në çdo rast të sulmit ndaj Kosovës FSK do të veprojë në çdo cep të vendit. Këtë gjë e paralajmëroi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Edhe pse në ligjin për FSK-në figuron neni që Ushtria mund të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, realisht këtë pikë e prish çështja e veriut. Kjo pasi një marrëveshje e vitit 2013, e ri konfirmuar më 2018 ia ndalon FSK-së të operojë në veri të vendit. Kjo për faj të Hashim Thaçit, i cili me anë të një letre ishte zotuar para NATO-s se pa koordinim me KFOR-in, FSK-ja nuk do të shkelë në veri. Bëhet fjalë për letrën që Thaçi asokohe ia dërgonte Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Pasojat e kësaj letre të Thaçit i vuan edhe sot Kosova. Nësër FSK do të jetë në veri krahas forcave të NATO-s, siguria do të ishte më e madhe për shqiptarët e veriut, si dhe Serbia përtej kufiri do të mendohej disa herë para se të kërcënonte me vendimet e tij Thaçi kishte hequr dorë nga territori i vendit me të cilin është shpallur dhe njohur Kosova, duke i dhënë hapësirë propagandës serbe për shkëputje të asaj pjese të vendit.
Por, në rast të sulmit të gjitha marrëveshjet bien poshtë, FSK me të gjitha forcat e saja do të jetë aty për të mbrojtur territorin e vendit. Edhe pse aktualisht FSK-ja mbetet peng i atyre zotimeve, Serbia duhet të ketë të qartë se çdo zotim i dëmshëm i ndërmarrë nga Hashimi s’do të respektohet kur vendi është në rrezik.