Kthimi Trump - Grenell rrezik për Kosovën, Harris vazhdon rrugën e Biden

Opinione

Kthimi Trump - Grenell rrezik për Kosovën, Harris vazhdon rrugën e Biden

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 korrik 2024 Në ora: 10:08
Autori Faton Mehmeti

Debati i parë mes Biden dhe Trump në fund të muajit të kaluar shpërfaqi dobësinë e presidentit amerikan, harresën, mungesën e qëndrueshmërisë duke bërë që zërat për largimin e tij të shtohen. Biden, nuk arriti t'i mbijetonte presionit të brendshëm dhe sondazheve që e nxirrnin Trump fitues, andaj njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit. Mosha e shtyrë është faktori kryesor që ndikoi në përformancën e dobët të Biden përballë Trump, për rrjedhojë edhe tërheqjen e tij.

Zëvendësja e tij, Kamala Harris është kandidatja e demokratëve përballë Trump, me Kosovën e ndarë në ata që mbështesin njërin dhe tjetrin kandidat. Një gjë duhet ditur, qëndrimi amerikan në vija të trasha mbetet unik, Kosova e pavarur. Mirëpo, ekziston frika se me ardhjen e Trump e rrjedhimisht edhe të Grenellit, projekti i ndarjes së Kosovës do të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Frika është e arsyeshme, me Grenellin si pjesë e lobit serb, çka shton më shumë dyshimet se ardhja e Trump nuk i sjell gjëra të mira Kosovës. Shto këtu faktin tjetër se Trump është ndryshe nga çdo president tjetër amerikan, veprime "jo normale" dhe lidhje të supozuara me Rusinë. Këto shtojnë frikën se Kosova mund të jetë kompromisi i Trump me Putinin për luftën në Ukrainë për të cilën Trump është shprehur se do e mbyll luftën brenda 24 orë.

Fatkeqësisht ka nga opozita që e mbështesin çdo variant të rrezikshëm për Kosovën vetëm që me ndihmën e administratës Trump të rrëzojnë qeverinë, e dëshmuar me Kurti 1 në kohë pandemie. Sa për zonjën Harris nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë, me gjasë nuk pritët të ndryshojë nga ajo e Biden.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat