Është e vërtetë që Serbia ka ndërtuar vazhdimisht skenarë të ndryshme fatkeq politike kundrejt të tjerëve e edhe veçmas ndaj shqiptareve. Nuk duhet të na çudisë kjo strategji serbe, e cila ndodh dhe i përgjigjet zhvillimeve të tanishme politike, asaj nuk i shërben stabilizimi i Kosovës dhe suksesi drejtë shtetëzimit të saj zhvillimor dhe sovran. Për këtë arsye ne duhet potencuar kudo në takimet me ndërkombëtaret këtë qëllim të Serbisë, sepse asaj i pengon sidomos shtrirja e qetë e sovranitetit në veri të Kosovës.
Pas provës se dështuar terroriste të grupeve serbe në veri vitin e kaluar në Banjskë, ajo këto ditë përmes strukturave të saj filtruese në veri dha edhe një provë tjetër terroriste hodhi një granatë në drejtim të liqenit të Ujmanit. Sulmi serbe terroristë është i mundur kurdoherë për faktin se Serbia nuk do qetësi në veri të Kosovës, ku sovraniteti i Kosovës është më faktik, më i madhe se çdo herë tjetër nga pas lufta. Akti i granatës këtë javë në drejtim të pushuesve shqiptar në liqenin e Ujmanit, përbën edhe një akt tjetër kriminal e terrorist të strukturave serbe, që gjithsesi provon ta mbaj në tension të vazhdueshëm këtë pjesë, për të gjetur një moment më të përshtatshëm, më të favorshëm për të zhvilluar një agresion të ri pushtues në veri të Kosovës, me banda terroriste, sepse qartë këtë synim e ka treguar e dëshmuar...
Për këtë synim të Serbisë për veriun e Kosovës mbase edhe bisedimet gjithnjë do të dështojnë. Synimi i qartë i Serbisë për veriun e Kosovës si territor është më i madhe më me interes se sa serbët e Kosovës të cilët i mbanë si mashë agresioni të vazhdueshëm dhe jo si përkujdesje e vërtetë ndaj tyre. Refuzon çdo gjë qe i ofron qeveria e Kosovës për këta serb dhe ndaj këti refuzimi duhet ti përgjigjemi me çka është mjaftë, është dhe mjaft.
Balancimi tinëzar
Vrasja e policit të Kosovës në aksionin terrorist serb në Banjskë, është një njollë e zezë diplomatike për Serbinë e cila do ta penalizojë atë në çdo takim ndërkombëtar, e veçanërisht kur është në pyetje dialogu me Kosovën. Kosova më të drejtë që pari kërkon ndëshkimin e këti aksioni terroristë që ishte skenar i çarqeve të shtetit serb sepse ata ushtronin në territorin e saj dhe municionet e aksionit terrorist ishin prodhim serb i viteve të fundit. Skenari i fundit serb kundrejt Kosovës që do të shkonte përshtati Serbisë do të ishte sipas të gjitha gjasave është inskenimi i një tragjedie te brendshme vrasja e një polici serb nga një shqiptar e kush do ta bënte këtë me gjasë do ta bënte i zëri rob Faton Hajrizi, i cili donte të ikte edhe nga Kosova përmes Serbisë me një pasaportë të të vëllait. Por pas legjitimimit të tij në zonën kufitare ai legjitimohet dhe më pastaj ky akt bëhet i vlefshëm për skenarin serb ku vritet polici serb dhe më pastaj Fatoni do të inskenohet si i vrarë, si shqiptar terrorist i ndërsyer nga strukturat e shtetit të Kosovës dhe mbase do tu përgjigjet më se miri më pastaj kundër akuzave politike në takimet ndërkombëtare.
Serbia do të provoj qe nga ky rast tinëzar i saj të përfitoj, të balancoi ngjarjen në tryezat ndërkombëtare. Do të provojnë të thonë “ok ne serbet kemi vrarë në një aksion terrorist në Banjskë dhe po ashtu edhe shqiptaret keni vrarë një policë në territorin e Serbisë. Pra sipas akuzave - jemi një me një. Nuk ka dyshim qe Fatoni është i zënë rob në Serbi, ai mbahet në ndonjë burg serb me akuzën e paqenë se ka vrarë një policë, polici është vrarë nga strukturat shtetërore serbe siç ka ndodhur në të kaluarën kur ishin në pyetje skenarët në lojë dhe në terrenin politik të ngjarjeve pasuese. Fati i Fatonit është në duart e kuzhinës serbe, ay për fat të keq të tij do të jetë produkti i eksperimenteve të kuzhinierëve monstruoz serb. A do të dal i lirë ndonjëherë Fatoni, kjo pak ka të ngjarë të ndodhë, sepse skenari serb u vu në skenë më herët dhe pak rëndësi ka se si u manovrua skena, ngjarja, vrasja apo jo vrasja e Fatonit, tashmë në duar të sigurimit shtetëror serb do të marrë epilogun përfundimtar të mendjes së skenaristëve monstruozë serb.
Kështu ndodhi edhe në vitin 1998 një skenar tragjik për serbët, këtë skenarë e bëri publik eprori i Sigurimit Shtetëror (Drzavna Bezbednost) të Serbisë kishte ofruar dëshmi se rastin e vrasjes së 6 të rinjve në kafenenë ‘Panda’ në Pejë në vitin 1998 e kishte urdhëruar DB serbe, me urdhër të Radomir Markovic dhe e kishte kryer Njësiti i Operacioneve Speciale (JSO), të ashtuquajturat Beretat e Kuqe famëkeqe të komanduara nga krimineli Miroslav Ulemek ‘Legija’. Këta të dy e akuzonin njëri tjetrin për vrasjen e të rinjve në Pejë e krimi i rëndë mbetet ende i pazgjidhur.
Konotacion
Të gjithë jemi dëshmitar se çfarë konotacione japin për ngjarjen e fundit të Faton Hajrizit, opinionet e ndryshme me konotacione fiktive të disave nga Kosova me të ashtuquajturin ekspert e analistë kompetent. Konotacionet e tyre që epen kuturu më ngjajnë me kokën e kepës sepse kur kepa kthehet më kokë lartë i rëndohet trupit dhe përkulet sepse se mban dot trupi i saj. Konotacione fiktive të analistëve dhe ekspertëve thuajse janë produkt i monitorit të dronit me shikim live. Ndërsa drojë që e vërteta nuk do të dali kurrë për këtë skenarë me regjisor të të njëjtës ngjarje por panda II.