Ky shkrim synon të jap disa rekomandime lidhur me çështjen në fjalë.
E çmoj nismën nga Bordi i RTK-së për të formuar një komision për të përpiluar një raport profesional për ngjarjen. Por mendoj se shumë e më i duhur dhe konkret duhet të jetë një implikim i prokurorisë për t´i hetuar akuzat e mediumit „Slobodna Bosna“ se a ka fakte lidhur me pretendimet e raportuara në „Slobodna Bosna“ se këto dy mediume financohen nga Serbia.
Sa i përket çështjes se a është dashur që RTK të citojë mediumin në fjalë, padyshim këtë më së miri dhe në kohën rekord e ka dhënë me datën (24.07.2024) në opinion publik dhe rrjetet sociale në FB drejtori i Televizionit të Kosovës Rilind Gërvalla, i cili me shumë kompetencë dhe të detajuar ka folur lidhur me situatën e krijuar me rastin e publikimit të artikullit “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), të transmetuar në RTK.
Si përmbledhje e asaj që e ka shkruar z. Gërvalla mund të thuhet se RTK është dashur ta publikojë lajmin, sepse mos publikimi do ta kompromitonte mediumin publik si mosmbrojtës të interesit nacional, sepse RTK nuk ka obligim ligjor të mbrojë mediumin „Periskopi“ dhe „Nacionale“, por asnjë medium tjetër. Publikimi i tillë nuk mund të quhet një „informacion dezinformues me qëllim që të sulmojë mediat online Nacionale dhe Persikopi“. Mbase ndikimi politik nga Rusia, por edhe nga Serbia është temë kryesore në Ballkan, edhe në vendet e BE-së, ku këtu veçohet sidomos ndikimi rus, nuk mund se si të anashkalohet botimi i një lajmi por as debati për të ditur dhe mësuar për ndikimet e tilla dhe finacimet e Rusisë dhe Serbisë në mediet e Kosovës dhe natyrisht çdo financim shtron edhe dilemën e ndikimit redaksional dhe që mund të konkludohet për kontrollin nga Serbia dhe çdo ndikim i tillë mbi mediet e Kosovës nga Rusia dhe Serbia nën rezhimin e V. Putinit dhe Aleksandër Vuçiqit, natyrisht, përbën rrezik për sigurinë në vend dhe paraqet rrezikim të interesit nacional.
Shtrirja e ndikimit rus në Gjermani
Ndikimi i tillë në Gjermani është i ndryshëm. Ky ndikim nuk bëhet, si në Kosovë, siç po dyshohet, por përmes "Agjencisë së Lajmeve Sputnik" dhe stacionin "Russia Today"/"RT Deutsch", media të cilat pas krizës në Ukrainë operojnë kryesisht në internet, por janë të pranishme edhe përmes antenës dhe si radio dixhitale. Të dy kanalet pozicionohen si media “alternative”. Strategjia e re e informacionit të Rusisë duket të jetë efikase.
Mediat ruse në Gjermani marrin motivin e shtypit "profesional" gjoja për t´zbërthyer "gënjeshtrat" e mediumeve gjermane në raportimet e tyre dhe e paraqesin veten si një alternativë dhe mundohen përmes tyre të transmetojnë lajme, raportime, analiza duke e paraqitur raportimin e medieve gjermane si dezinformim ose të ‚shtrembëruar‘.
Në diskursin mbi ndikimin e këtyre medieve „Agjencia Federale për Edukimin Qytetar“ (Bundeszentrale für politische Bildung) nga viti 2016 ka vërë thekësin mbi problematikën në fjalë. Në raportin e vitit 2016 thuhet se në ndryshim nga mediat vendase ruse, të dy kanalet rrallë përdorin dezinformata flagrante, pasi do të humbnin një pjesë të audiencës përmes një ekspozimi të tillë. Strategjia e re e informacionit e Rusisë duket të jetë efikase. Postimet e RT dhe SNA citohen gjerësisht në internet dhe shpërndahen në Facebook. Ata shpesh perceptohen si një burim serioz në debatin për Rusinë apo refugjatët, ose të paktën si një burim tjetër që plotëson mediat e njohura. Planifikuesit rusë kanë arritur sukses të pjesshëm, ka thekësuar qendra për hulumtime gjermane „Agjencia Federale për Edukimin Qytetar“ (Bundeszentrale für politische Bildung).
Në rastin e Kosovës, shtrohet pyetja se a ka diçka konkrete lidhur me financimin e medieve të Kosovës nga burime, nga Rusia apo Serbia? Kjo natyrisht duhet të hulumtohet dhe të vërtetohet nga ana e shtetit.
Prandaj, qëndrimi armiqësor që shfaqin dy mediet në fjalë "Nacionale" dhe "Periskopi" ndaj institucioneve të shtetit dhe kryeministrit, presidentes dhe qeverisë Kurti duke akuzuar dhe duke shpifur për kryeministrin Kurti si një "bashkëpunëtor i UDB-së", "argat i Serbisë", kanë ngjallur reagime dhe shtron nevojën e kontrollit dhe nëse gjenden fakte duhet që dy mediumet në fjalë të ndalohen me urdhër të MPB-së.
Dy mediumet në fjalë kanë synime të prishet paqja kushtetuese dhe nuk i përmbahen standardeve profesionale të gazetarisë. E para, ato nuk janë kritike ndaj orientimit të tyre politik- ish partive politike të cilat i përkrahnin dhe ishin edhe ministra të tyre dhe deputet të PDK-së, siç është rasti me Berat Buzhalën dhe Ilir Mirenën të cilët, pasi humbën pushtetin politik ju kthyen zanatit për të ndikuar në kanale tjera mediatike dhe për të ndikuar në opinin publik. S´dyti, këto dy mediume, në çdo paraqitje, kanë qasje agresive ndaj instititucioneve të shtetit dhe qeverisë Kurti. Dy personalitetet në fjalë kanë bërë thirrje publike duke e quajtur kryeministrin „tradhëtar“, „hajn“, i „poshtër“ „bashkëpunëtor i BIAS-serbe“ nga koha kur ishte në burg. Përmes kësaj propagande që dëmton imazhin e institucioneve të shtetit në opinionin vendor dhe në atë ndërkombëtar ata synojnë t´i hapin rrugë marrjen e pushtetit nga opozita përmes mjeteve të dhunës, sipas tyre për t´i ndaluar dëmet që sipas tyre, qeveria Kurti po i bëjnë Kosovës dhe interesave të saja.
S´treti, mediumet „Nacionale" dhe "Periskop“ do të duheshin ndaluar për këtë politikë agresive. Motoja e tyre „rrëzimi i këtij rezhimi“ e plotëson kushtin juridik për t´i ndaluar sepse, synimi i tyre i vetëm është për të rrëzuar qeverinë me çdo formë, pra edhe me dhunë.
Në këtë aspekt Kosova duhet të marr shembull nga Gjermania, ku ministria e Brendshme më 16 korrik 2024 ndaloi botimin e mediumit „Compact-Magazin“ dhe paraqitjet në Youtube me emisionin "Compact Der Tag", i cili emitohej nga e hëna deri të premten dhe arrinte mbi 100.000 klikime.
Mediumi "Compact-Magazin" është një revistë gjermane që njihet për qëndrimet e saj të djathta ekstreme dhe konspirative. Në vitet e fundit, revista ka qenë objekt i disa veprimeve ligjore dhe masave nga autoritetet gjermane për shkak të përmbajtjes së saj. Dy mediumet, siç thamë, janë ndaluar me urdhër të ministres së Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD).
Në tetor 2020, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani (Bundesamt für Verfassungsschutz, BfV) e klasifikoi "Compact-Magazin" si një organizatë ekstremiste të djathtë, duke e vendosur atë nën mbikëqyrje. Ky veprim erdhi si rezultat i analizave që treguan se revista promovonte qëndrime antikushtetuese dhe përhapte teori konspirative dhe propaganda të ekstremit të djathtë. Z. Elsässer dhe mediumi i tij në fjalë e kritikojnë dhe e kërkojnë që të prishet rendi botëror që SHBA të mos jetë më, siç thonë ata „policia e botës“ duke e kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se po provokon luftën me Rusinë. Ata i dalin në përkrahje presidentit rus V. Putin. Z. Elsässer dikur i proklamuar si jurist e pati kundërshtuar intervenimin e NATO-së në Kosovë.
Shembuj të ngjajshëm si në Gjermani kanë ndodhur edhe në Francë. Sipas profesorit Nezir Kraki, autoriteti rregullativ i mediave ua ka terheq liçensat emetuese në frekuencat tokësore dy kanaleve televizive, C8 dhe NRJ12.
Arsyeja ka qenë; «dështim i përsëritur në respektimin e pluralizmit të mendimit,transmetimin e informacioneve të besueshme dhe sinqeritetin apo integritetin në kryerjen e punës… »
Kanali C8 është i grupit Canal+pronë e miliarderit Vincent Bolloré, financues dhe përkrahës i hapur i ekstremit të djathtë. Sipas burimit në fjalë ka më shumë se dy vite që komplet mediat e tij janë shëndërruar në media partiake, raciste dhe përjashtuese.
Nacionale dhe Periskopi versus „Compact-Magazin“ në Gjermani dhe dy kanaleve televizive, C8 dhe NRJ12 në Francë
Qëllimi i këtyre dy mediumeve kosovare është, sikur ai i mediumit gjerman apo frances, përmbysja e regjimit nga Ilir Mirena dhe Berat Buzhala. Agjenda e tyre politike është e hapur. Ata i kanë dhën vehtes mision të aktivizohen politikisht kundër thelbit të kushtetutës, zgjedhjeve demokratike, me të cilat ka ardhur në pushtet Albin Kurti dhe qeveria e tij.
S´pari, dy mediumet në fjalë synojnë të përdorin mediumet e tyre për të ndikuar në vendimmarrjen e njerëzve. Ky është një argument thelbësor. Ky është pikërisht kuptimi i agjendës së tyre. Së dyti, puna e dy mediumeve dhe udhëheqësve të tyre do të çonte në radikalizimin antikushtetues të qytetarëve. Epilogu i kësaj ngjarje të ndjeshme në opinion do të duhet të merret prokuroria dhe gjyqësia dhe ndalimi do ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Reagimi i shtetit (prokurorisë) duhet të bëhet sa më parë që të sjell edhe përvoja dhe të edukojë dhe të pengojë deskalimin dhe radikalizimin qytetar ndaj institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.