Këta diplomatë që e penguan Kosovën në të drejtën dhe të vërtetën e saj do të mbesin për jetë të jetëve turpi i vetvetes,i diplomacisë,demokracisë dhe i njerëzimit.
Të turpëruar do të mbesin edhe ata udhëheqës shtetëroë nga BE-ja dhe nga SHBA-të që i emëruan këta diplomatë palaço në këto poste dhe që i toleruan dhe nuk i parandaluan veprimet,keqpërdorimet dhe papërgjegjësinë e tyre në dëm të Kosovës.
Diplomatët e sipër theksuar duhet të ndëshkohen për punët e tyre sabotuese si rezultat i të korruptuarit nga Serbia dhe Rusia hegjemoniste,e jo të mbrohen e shpëtojnë vetëm duke ua ndëruar vendet e punës ,sepse dëmet e tyre ndaj Kosovës janë të mëdha e të pafalshme.
Si është lejuar që BE-ja duke patur tërë ato kuadro diplomatësh ka vendosur ta emërojë Joseph Borrellin-Shef të Be-së për Politikë të Jashtme,këtë plak matuf që vjen nga Spanja,e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i cili gjatë tërë kohës gjer ishte pjesë e dialogut Kosovë-Serbi me veprime kionkrete dhe hapur dhe me arrogance ka dëshmuar qëndrimet e tij pro Serbisë gjënocidale dhe në dëm të Kosovës viktimë?!
Si është lejuar që BE-ja ta emërojë Miroslav Lajçakun emisar në dialogun Kosovë-Serbi,këtë diplomat sharlatan pro serb,të korruptuar e të shitur te Serbia gjënocidale,i cili hapur dhe në vazhdimësi e ka përkrahur Serbinë gjenocidale duke e dëmtuar dhe shantazhuar Kosovën viktimë?!
Ky turp dhe absurditet bëhet edhe më i madh tani kur Miroslav Lajçak pas përfundimit të mandatit të tij,në vend që të ndëshkohet për punën e tij tejet të dobët dhe pa asfarë suksesi,atij me vendim të Këshillit të Evropës i është zgjatur mandati në dialogun Kosovë-Serbi gjer më 31 janar të vitit 2025.Kjo nuk është gjë tjetër veçse budallaki dhe tradhti diplomatike e BEsë në favor të Serbisë gjenocidale?!
Si është e mundur që SHBA-të duke i patur tërë në dispozicion tërë ato kuadro diplomatësh,e emëroi Mathew Palmerin,këtë diplomat pro serb të dëshmuar ndaj Serbisë gjenocidale,duke e ditur se ky diplomat amerikan bashkëshorten e ka serbe të kulluar,gjë që e tregoi me veprimet e tij gjatë tërë misionit si i dërguar për Ballkanin Perëndimor në dialogun Kosovë-Serbi duke e mbajtur anën e Serbisë gjenocidale dhe në dëm të Kosovës viktimë?!
Si është e mundur që SHBA-të duke patur në dispozicion tërë ato kuadro diplomatësh,në vend të Mathew Palmerit e emëroi Gabriel Escobarin,këtë diplomat me prejardhje nga Kuba,i cili me sjelljet dhe veprimet e ttij autokrate,arrogante dhe primitive u dëshmua pro serb e pro rus,me nostalgjinë e kuubanë ndaj Rusisë,dhe sillej sikur Kosovën e kishte pronë nga Fidel Kastro,nga ky diktatori komunist pro rus?!
Gabriel Escobar gjatë tërë kohës sa ishte i angazhuar në dialogunb Kosovë-Serbi mbajtii anën e Serbisë gjenocidale dhe më shumë interesohej për ekspozitat e bashkëshortes së tij në Serbi,se sa që interesohej për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës?!
Antony Blinken-Shef i Departamentit Amerikan të Shtetit duke i parë tërë këto anomali në dialogun Kosovë-Serbi,u tregua tejet dinak dhe nuk i kritikoi asnjëherë këta diplomat,pa moral dhe karakter të shitur te Serbia dhe Rusia.
Antony Blinken për çdo hap konstruktiv Kushtetues e ligjor që bëri Kosova në të mire të banoirëve të saj,padrejtësisht i vërsulej Kosovës viktimë,se gjoja Kosova vepron pa u konsultuar me partnerët perëdimorë,.
Antony Blinken në vend që ta kritikojë Serbinë gjenocidale e cila është organizatore e të gjrha tensioneve e sulmeve në Veri të Kosovës,ai e kritikon dhe I kërcënohet vetëm Kosovë viktimë.
Kosova dhe tërë shqiptarët në pritje të realizimit të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën viktimë,janë ndjekës të punës dhe veprimeve tejet të papërgjegjshme anti shqiptare dhe anti njerëzore të Joseph Borrell-Shef i Politikës së Jashtme të BE-së dhe të Miloslav Lajçak-emisarit të BE-së në dialogubn Kosovë-Serbi,dhe habiten si është e mundur që këta diplomatë të lejohen të sillen me kaqë servilizëm ndaj Serbisë gjenocidale dhe kkundër Kosovës viktimë e gjenocidit që Serbia e kreu në vitet 1998/99?!
Kosova dhe tërë shqiptarët,e kanë ndjekur me një interesim tejet të madh punën e papërgjegjshme anti diplomatike,anti demokratike,anti shqiptare dhe anti njerëzore të Mathew Palmerit dhe Gabrilel Escobarit emisarë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor,dhe nga thellësia e shpirtit i kanë mallkuar në emër të tërë viktimave autoktone e të pafajshme shqiptare që Serbia gjenocidale i vrau,masakroi dhe i dhunoi mizorisht.
Këtij mallkimi nuk mun t’i shpëtojë asnjëri nga këta diplomatë dhe asnjëri nga shefat e tyre urdhërdhënës dhe tolerues të këtyre padrejtësive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Këta diplomatë dhe shefat e tyre duhet të ndëshkohen ashpër,e jo të mbrohen padrejtësisht duke ua ndryshuar vetëm vendet e punës.
Zoti krijues do të jetë gjykatësi për këta keqbërës shpitligë,në këtë jetë të shkurtër me ndëshkimin kur do t’i godasë ata ose familjarët e tyre ndonjë ndonjë sëmundje ose fatkeqësi e rëndë.
Në jetën e përtejme,pas pëfundimit të varrimit dhe pas largimit të pjesëmarrësve në funeral,shpirti i të ndjerit do të del para Zotit Krijues,i cili për punët e mira që i ka bërë i ndjeri do ta vendosën në Xhenet-Parajsë,ndërsa për punët e liga që i ka bërë i ndjeri do ta vendosën në Xhehenem-Ferr.
Nga kjo askush nuk mund të shpëtojë askush,pa marrë parasysh postet që i ka patur në këtë jetë të shkurtër e sprovuese.