Zakonisht flasin për sukses njerëzit e dështuar, i tillë është rasti i Edita Tahirit.
Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në vazhdimësi kritikon qeverinë për bisedimet me Serbinë dhe kryesisht për veriun. Ironi është se Edita Tahiri beson se sovraniteti që është arritur në kohën sa ishte kryenegociatore nuk ekziston më.
Thua se kur ajo ishte në qeveri, sovraniteti në veri ishte i plotë dhe se me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet sovraniteti u tkurr deri në masën sa bandat të kontrollonin veriun e vendit.
Përkundër këtij fakti ish kryenegociatorja gënjen se gjoja “Në qeveritë e kaluara e shtrimë sovranitetin në veri, vendosëm policinë shtetërore në veri dhe kufirin verior, vendosëm institucionet e drejtësisë dhe të tjera, ndërsa i shuam strukturat paralele serbe".
Këto struktura ishin jo vetëm në veri, por në kohën kur Edita ishte pjesë e asaj qeverie, Radoiçiqi rrinte në zyre të kryeministrit duke qenë edhe kreator i koalicionit. E sot, sipas saj veriu është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku sipas saj, forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë. E tmerrshme çfarë njerëz kemi pasur në qeveri e në udhëheqje. Duhet të jesh shumë injorant të thuash diçka të ditur nga të gjithë për realitetin, kështu që Edita duhet të jetë me këmbë në tokë.
Duket se humbja e pushtetit e ka lënë me pasoja të shikimit të realitetit në të kundërtën, epo e vështirë nga një ish kryenegociatore të mbetesh me publikime në statuse në rrjetet sociale. E kuptueshme halli saj, e pabesueshme çfarë llumi ka duruar kjo shoqëri për njëzetë vite. Veriu si kurrë më parë është i çliruar nga bandat terroriste, nëse do të ishin ende në pushtet ata që ishin, ende Radoiçiqi do ishte në vilën e tij në veri, si bossi kryesor atje.