Dihen që Olimpiadat ose siç quhen ndryshe Lojrat Olimpike, janë organizuar për të krijuar nje mjedis paqeje midis miqve dhe armiqve, pra per të krijuar nëprmjet lojrave sportive nje hapësirë miqësie dhe paqeje jo vetëm midis konkurentëve por edhe midis shteteve dhe qeverive,
Janë organizuar 23 olimpiada çdo 4 vjet, që nga viti 1896 në Athine dhe tani ne korrik 2024 mbahet ne Paris France. Sigurisht historia e Olimpiadave është shume e vjetër .
Krijimi i tyre u frymëzua nga Lojërat Olimpike të lashta, të mbajtura në Olimpia të Greqisë nga shekulli 8 para Krishtit deri në shekullin e IV pas Krishtit. Baroni Pierre de Coubertin themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1894, duke çuar në Lojërat e para moderne në Athinë në 1896. IOC është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, e cila përfshin të gjitha entitetet dhe individët e përfshirë në Lojërat Olimpike. Karta Olimpike përcakton strukturën dhe autoritetin e tyre.
Origjina e Lojërave Olimpike është e mbuluar me mister dhe legjendë; një nga mitet më të njohura identifikon Herakliun dhe babain e tij Zeusin si paraardhësit e Lojërave. Sipas legjendës, ishte Herakliu që i pari i quajti Lojërat "Olimpik" dhe vendosi zakonin e mbajtjes së tyre çdo katër vjet.[18] Miti vazhdon se pasi Herakliu përfundoi dymbëdhjetë punët e tij, ai ndërtoi Stadiumin Olimpik si një nder për Zeusin. Pas përfundimit të tij, ai eci në një vijë të drejtë për 200 hapa dhe e quajti këtë distancë një "stadion" (greqishtja e vjetër: στάδιον, latinisht: stadium, "skena"), e cila më vonë u bë një njësi e distancës. Data më e pranuar gjerësisht e fillimit për Olimpiadën e Lashtë është 776 para Krishtit; kjo bazohet në mbishkrimet, të gjetura në Olimpia, duke renditur fituesit e një gare këmbësh të mbajtur çdo katër vjet duke filluar nga 776 para Krishtit.[19] Për trembëdhjetë Olimpiadat e para, gara e këmbës në stadium ishte e vetmja ngjarje e kontestuar,[20] dhe fitorja në atë sprint u vlerësua aq shumë sa olimpiada tjetër u emërua sipas fituesit, p.sh. "viti i tretë i Olimpiadës së tetëmbëdhjetë, kur Ladas i Argos fitoi stadiumin." Lojërat e lashta ndryshuan me kalimin e kohës, por ato filluan të shfaqnin ngjarje vrapimi, një pesëgarësh (i përbërë nga një garë kërcimi, hedhje disku dhe shtizë, një gara me këmbë dhe mundje), boksi, mundje, pankratim dhe ngjarje kuajsh. Tradita thotë se Coroebus, një kuzhinier nga qyteti i Elis, ishte kampioni i parë olimpik, që tregon se konkursi nuk ishte i kufizuar në aristokracinë (Olympic Games - Ëikipedia).
Olimpiada në France në Paris mbetet një nga Olimpiadat më të veçanta dhe aspak miqësore sepse në këtë olimiadë nuk u ftuan shtete që ishin në luftë, madje duke hequr dorë nga toleranca dhe nga asnjëansia por duke përdorur standarte të dyfishta dhe paragjykime gjë që mund të ndikojnë në miqësinë dhe paqen në botë midis shteteve.
Çfarë do të duhej të kuptonin popujt me këtë hapje të Lojrave Olimpike- si një hapje anormale, apo thjesht për gallatë dhe kalim kohe? Që shoqëritë Liberale pa principe të jenë baza e mënyrës së jetesës së shoqërisë njerëzore? Që njerëzit duhet të tallen e të përqeshin përpjekjet ndër shekuj për të vendosur një demokraci ku të respektohen si ligjet njerëzore ashtu dhe ligjet e Zotit? Që shoqëritë njerëzore do tu zhvillokan tashti e tutje, sipas paganizmit dhe poligaamisë? Nuk e mendoj që ishte rastësi një Hapje e tillë.
Një nga problemet më të mëdha që shkaktoi pakënaqësi që në hapjen e lojrave Olimpike ishte glorifikimi I amoralitetit dhe I largimit nga Zoti. Kjo mund të shihej që në hapjen e lojrave Olimpike. Përqeshja dhe sarkazma për darkën e fundit duke injoruar fene dhe kristianzimin për të cilin francezët janë vuknerabël, krijoi jo pak pakënaqësi dhe reasksion në një populla me tradita fetare si Faanca dhe kudo, pavarësisht se spektakli u mundua të mbulonte përmbajtjen amorale dhe kundër traditive fetare të popujve qofshin ata të krishterë apo dhe myslimane. Shëmbuj të tillë si: Mari Antuaneta me kokën e prerë që këndonte himnin e revolucionit, me kokën që e mbante në duar dhe e shoqëruar në sfond me muzikë heavy metal; dhe mbi të gjitha sfilata e drag queen dhe ajo që shumëkujt iu duk si një rikrijim i Darkës së Fundit të Leonardos, me Philippe Katerine gjysmë lakuriq dhe i lyer me bojë blu në versionin Dionis: të gjitha këto ekzaltuan shumëkënd, por nga ana tjetër, indinjuan shumë të tjerë, mbi të gjitha në të djathtë. Sipas Corriere de la Sera (Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën - Bota (gazetatema.net): ``Edhe në botë pak a shumë e njëjta ndarje: nëse kryeministri laburist britanik Keir Starmer deklaroi se e adhuroi ceremoninë, si “një triumf, komplimente Francës”, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për “dobësi dhe rënie të Perëndimit” dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, kritikoi parodinë Lgbt të Darkës së Fundit. Edhe konferenca e peshkopëve ka kritikuar “skenar e përqeshjes së kristianizmit”, ndonëse ka pranuar se ceremonia kishte ofruar edhe “momente të mrekullueshme”. Dikush u shpreh: ``Asnjë koment për Lojërat Olimpike të Parisit: një pamje e neveritshme. Franca e udhëhequr nga Macron u shndërrua në një zuskë që bën grima ndaj përbuzjeve të një turme të çmendur, të paperëndishme. Turp total``.
Pavarësisht Spektaklit anormal të Hapjes së Lojrave Olimpike, shpresojme që këto lojra të jenë për sportin dhe argëtimin e popujve që e shohin këtë ngjarje si spektakolare, dhe të kuptojnë se edhe Hapja anormale e këtyre lojrave nuk është pa domethënie, nuk është pa prapamendim, dhe mund të nënkuptojë se morali dhe etika e lojrave, por edhe i jetës së njerzve në botë po tentohet të çvendoset drejt amoralitetit dhe anarkisë morale dhe materiale larg rregullave të vendosura prej kohësh nëpërmjet ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.