Peter Stano, jeni orientuar në një koncept të gabuar

Opinione

Peter Stano, jeni orientuar në një koncept të gabuar

Nga: Dedë Preqi Më: 2 gusht 2024 Në ora: 09:34
Dedë Preqi

Mbyllja e Urës mbi lumin Ibër, çfarë dobie do të sjell në përspektivën e këtij populli dhe mbyllja e urës për qarkullimin e automjeteve, a është bindje e ndërkombëtarëve se në këtë formë do të rregullohen dhe harmonizohen marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës.

Disa tipare njerëzish përforcohen nga fakti se normat morale e humbin kuptimin e drejtpërdrejtë, duke e humbur edhe ndikimin e tyre dhe sikur normat etike nuk kanë vlerë, kur ato bëhën vepruese përmes instinkteve njerëzore dhe prirjeve individuale.

Çfarë do mbetët vallë e pa prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe mbas 25 viteve të çlirimit nga regjimi fashist serb, sikur po abuzohej me lirinë dhe demokracinë e këtij njerëzimi, edhe në përspektivën e kohës- tek ky njeri bëhën të padrejta, i cili deri dje ishte rob i një regjimi të egër.

Është e qartë se bëhët fjalë për urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila «Urë» është e mbyllur me vite për qarkullimin e automjeteve nëpër këtë urë, duke ndarë në mënyrë politike dhe simbolike pjesën veriore dhe lindore të këtij teritori, në anët e së cilës bëjnë roje pjesëtarët e KFOR-it.

Sigurisht se plani i mbylljes së kësaj ure është projekt i Serbisë, dhe koncepti i «qëllimit»- nuk është i sotëm por i më hershëm, por duhet përdorur çdo veprim me kujdes sa herë i drejtohemi këtij stadi primitiv, ku gjithë bota mundohet që përmes urave ti bashkojë popujt, në këtë rast zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, hapjen e kësaj ure e konsideron në kuadër të dialogut në Bruksel.

Këtu, parase gjithash, duhet kuptuar se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe për urat, rrugët, lumenjt, arat, kodrat, malet dhe gjitha gjërat që i takojnë këtij vendi nuk ka nevojë të diskutohet dhe është absurde të negociohet në Bruksel, apo me palën tjetër.

Ky koncept dhe kjo logjikë e Stanos, dhe shumë të tjerëve që mendojnë se urat nuk e bashkojnë njerëzimin por anasjelltas, duke mos gjetur harmoni relative, do shkakëtojnë më shumë se shqetësime të qytetarëve, padyshim se kjo shoqëri po trajtohet si një rënje e njerëzimit të vërtetë, dhe koncepti i njeriut të lirë po ngushtohet së tepërmi.

Kosova dhe populli i saj shumicë, janë pro-hapjes së kësaj ure mbi lumin Ibër, dhe nuk besohet se kjo përpjekje do të dështojë, dhe populli i dy brigjeve ka nevojë për lëvizjen e lirë, apo në të kundërtën, ngremë shqetësimin se po njejtësohet periudha e një epoke mesjetare, që vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive dhe nuk merr parasysh atë që ka vlerë.

Peter Stano, nuk po dëshmon se është vetëm zëdhënës i BE-së, por fatkeqësisht është edhe zëdhënës i Beogradit dhe drejtpërdrejtë i Vuçiqit, i cili problemet në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk i ka të qarta dhe as të njohura, të cilat nënkuptojnë gjykim dhe hir njëkohësisht, dhe njohja e tyre si dhe realizimi në praktikë ka si kusht paraprak një «matanoia», që do të thotë të ndryshoj kahen e gabuar dhe të pendohet nga populli i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat