Kam qenë dhe vazhdoj ende të jem kritik ndaj opozitës në Kosovë, jo për ta sulmuar e rrjedhimisht pozita të ruaj pozicionin e saj, sa për theksuar nevojën e madhe për reformim të saj.
Fatkeqësisht partitë kryesore opozitare LDK dhe PDK nuk kanë ndryshuar pavarësisht dështimit, dhe vazhdojnë ende të mbesin aty ku ishin, me mendësinë e njëjtë të shpërfilljes së realitetit. Prandaj, kjo opozitë e ka të vështirë të shihet si alternativë, ngase ardhja në pushtet ndodh kur opozita reformohet, bëhet e besueshme tek qytetarët e rrjedhimisht pozita e humb besimin, mbështetjen.
Tani për tani asnjëra s’kanë ndodhur, opozita po fle, qeveria po punon, e si mund të pritet rezultat në favor të opozitës derisa nuk reflekton, nuk ka asgjë diçka të besuar që ofron qytetarëve. Opozita ka nevojë për reforma dhe figura të reja që të bëhet një alternativë e besueshme, si pikënisje të ketë pranimin e gabimeve, mëkateve të saja e që kanë sjellë pasoja tek qytetarët.
Derisa shpërfillët realiteti, opozita s’mund të jetë e besuar dhe si rrjedhojë as të vjen në pushtet. Shpresoj që në mes të tyre të gjenerohen rryma të reja, forca, por e shikojë shumë të vështirë duke njohur mendësinë e tyre të veprimit. As për pozitën nuk është pozitive dhe as e dobishme opozita e dobët, sa më e fortë dhe cilësore pozita aq më shumë punë të mira bën qeveria, nisur edhe nga presioni.
Mendoj se janë dy gjëra kryesore që opozita duhet t'i bëjë sa më parë, kërkim falja për të kaluarën në qeverisje dhe mos të shkelin po dy herë nëpër rrugën e gabuar. Nuk është faji i Albin Kurtit që janë në opozitë, luftën e madhe e kanë me veten e tyre. Reformimi cilësor, distancimi nga e kaluara, ndryshimi i mendësisë janë disa nga veprimet që sjellin në pushtet. Aktualisht janë larg një gjë të tillë, rrjedhimisht edhe larg pushtetit.