Gjykata Speciale, “gropa” ku ranë ata që e krijuan

Opinione

Gjykata Speciale, “gropa” ku ranë ata që e krijuan

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 gusht 2024 Në ora: 09:47
Autori Faton Mehmeti

Kur Albin Kurti u thoshte mos e votoni Gjykatën Speciale, Hashimi dhe klani i tij e akuzonin si antiamerikan dhe marrëzira të tilla. Ndonëse, vet Hashimi dihej se do të ishte cak i saj pasi shtypi i huaj dhe në veçanti gazeta britanike "The Guardian", kishte cituar pjesë të raportit të Dik Martit që ngre edhe një herë çështjen e "Shtëpisë së Verdhë" dhe gjoja trafikimin e organeve të serbëve.

Raporti i këtij hetimi dyvjeçar, i cili citon burime të tjera të FBI-së dhe të inteligjencës, teksa spikaste emri i Hashim Thaçit siç thuaj "Kryeministri i Kosovës është kreu i një grupi shqiptarësh "në formë mafie" përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore nëpër Evropën Lindore.

Hashim Thaçi ishte identifikuar si "bosi" i një rrjeti që ka filluar të vërë në veprim reketët e tij kriminale në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë”. Pastaj ky raport u prezantua para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Paris.

Pas pesë vitesh përpjekje në Kuvendin e Kosovës me 82 vota pro u votua amendamenti 24 i cili i haptas rrugë formimit të Gjykatës Speciale dhe e cila u formua. Formimi i kësaj gjykate është shuplakë për shqiptarët e Kosovës, të cilët nuk arritën të krijojnë shtetin ligjor, të rrisin mirëqenien e qytetarëve, te luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe për të qenë palë relevante karshi ndërkombëtarëve.

Sikur të mos ndërhynin në drejtësi, mos të emëronin gjykatës dhe prokurorët me telefonata, Specialja nuk do të krijohej. Për ironi ata që e kapën shtetit e pësuan më së shumti, sot dergjen burgjeve të Hagës. Dikush edhe ka menduar se vet s’do përfundonte në Hagë, shokët e tij po pot jo ai vet sot është atje. Servilët e tij akuzojnë njeriun që u thoshte të mos e formonin, e sot për ironi akuzojnë të njëjtën gjykatë që e formuan vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat