Liria e shtypit është froni i lirisë!

Opinione

Liria e shtypit është froni i lirisë!

Nga: Aurel Dasareti Më: 16 gusht 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Gjendje e mjerueshme e lirisë së shtypit në atdheun e gjyshërve të mi - katastrofë. Kushtet e mjerueshme të lirisë së shtypit në trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, “Maqedoni”...), kalohen në një heshtje ogurzezë-kërcënuese.

Mediat (TV, portalet...) me disa përjashtime të nderuara - mbizotërohen nga gjysmë analfabetë të zhytur në konflikt interesash: janë amatorë, servilë, mercenarë, mafiozë, antikombëtarë - nuk i sqarojnë gjërat ashtu siç janë por i fshehin ato, nuk i botojnë shkrimet e intelektualëve të vërtetë sepse nuk u konvenojnë, manipulojnë, dominon belbëzimi, shkarravitjet, gjysmë të vërtetat... janë arsyeja pse njerëzit janë në terrin informativ.

Dhe si rrjedhojë e kësaj ata nuk reagojnë ndaj padrejtësive për të fituar lirinë, për të përmirësuar mirëqenien e tyre... Janë të hutuar, nuk dinë cilin hajdutë ta hedhin në koshin e plehrave dhe cilin në tualet. Ata kanë humbur shpresat, po ikin nga atdheu, vendi po zbrazet, trojet tkurren në favor të Serbisë, Greqisë, FYROM-it, Malit të Zi ... Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të lirisë së shtypit në të gjitha vendet shqiptare. Por si mund të jetë ndryshe kur 98% e pronarëve të mediave shqipfolëse nuk kanë mbaruar as shkollën fillore? Për të tillët, paratë e pista janë gjithçka...

PS: Respekt pa kufi për ato pak media kombëtare, themeluesit e të cilave kanë dhënë për dekada një kontribut të pakufizuar për të mirën e kombit që i përkasin...Shqipërisë.

Bojkotoni mediumet antikombëtare...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat