Lind dyshimi, se pse po kundështohet aq me pompozitet hapja e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila deri më tani padrejtësisht qëndron e mbyllur që mbas luftës për kalimin e automjeteve motorike nga dy anët e këtij qyteti, duke e ndarë popullatën e këtij vendi në vija etnike në atë veriore me popullatë serbe dhe jugore me popullatë shqiptare dhe të përzier.
Dihen deri dikund rrjedhat e kësaj nisme, të cilat Serbia, në bashkëpunim me akterët franqez dhe tradhëtarët shqiptar, mbas përfundimit të luftës në Kosovë, bëhën pazare të ndyta me pushtuesin serb për t’a ndarë në vija etnike Kosovën, të cilat plane dhe përpjekje mund të parashikohen të rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por dhe për tërë rajonin.
Dhe sot populli i këtij vendi, sikur nuk e beson se çka po ndodh, kur shikon dhe dëgjon lloj-lloj planesh dhe propaganda në lidhje me këtë urë, duke shpërbërë realitetin e drejtpërdrejtë të këtij vendi në favor të përmbushjes së qëllimeve politike të Beogradit, kinse po merakoset dhe brengoset për jetën dhe mirëqenjën e tyre ndaj kësaj popullate.
Dhe njeriu i këtij vendi, në bazë të së drejtës së vet themelore dhe të mbrojtjes së ligjshme, duhet të përpiqet të marrë përsipër tiparin fillestar të vetë qenjës dhe mirëqenjes së tij, për ta ndier vetën të lirë në vendin dhe shtetin e vet demokratik, pothuaj se gjithë ajo luftë shekullore për liri dhe pavarësi, që ka ndodhur deri në luftën e fundit, sikur do të ishte e kotë, për ta ruajtur domethënjën e gjithë kësaj sakrifice.
Askush nuk mundet ta mohojë bashkëjetesën shekullore në mes shqiptarëve si shumicë dhe serbëve si pakicë si dhe e etniteteve tjera në Kosovë, mirëpo gjithëherë pakica serbe në këtë vend ka qenë më e priveligjuara edhe në kohën e para luftës dhe mbas saj, që nënkupton përvojën dhe harmoninë në mes këtyre komuniteteve, e cila ka qenë në sipërfaqe si normale, por brenda saj ka pasur mistere dhe rezerva nga pala serbe, edhe pse shqiptarët si shumicë gjithmonë kanë qenë më tolerant dhe më të shoqëruar, por në realitet kanë qenë të shtypur dhe diskriminuar nga regjimi i Serbisë.
Dhe çka po ndodh tani në kohën kur Kosova, në saje të intervenimit të forcave të NATO-s, dhe UçK-së, u çlirua dhe sot është shtet i pavarur dhe demokratik, të cilën të drejtë ia miratoi edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, duke e njohur shumica e shteteve dhe ato më të fuqishme të botës demokratike, dhe çka kërkon tani Serbia, e cila është quar «peshë» dhe i bënë «hajmali» Bashkësisë Ndërkombëtare, duke e bërë për vete në kundërshtim të shtetit demokratik të Kosovës.
Në ecurinë mëtejshme të zhvillimit dhe shtetndërtimit, Kosova nuk e pengon dhe dëmton askë, apo ndonjë vend nga fqinjët e saj dhe as Serbinë, me të cilën i ka nda rrugët përgjithmonë, duke e konsideruar vetëm si një vend fqinjësor, të cilat do të jenë të pavarura në organizimin njerëzor e shtetërorë në çështjet e brendshme dhe ato të jashtme, si dy vede dhe shtete të veçanta.
Në fakt, sot vërejmë Serbinë, një vend dhe shtet me tipare të njëjta që ishte deri më dje e pa ndryshuar fare ndaj çështjes së Kosovës, duke e mos hequr akoma nga Kushtetuta e saj, dhe gjitha makineritë e saj politike me përmbajtje shofeniste dhe gllabëruese ndaj Kosovës, e kërcënon dhe shantazhon këtë vend para syve të bashkësisë ndërkombëtare, dhe në vend që t’i tërheqët vërejtja nga BE-ja, deri dikun edhe nga SHBA-të, po ndodh e kundërta, duke e ledhatuar Beogradin dhe duke ia miratuar planet e ndarjes teritoriale të Kosovës, sipas ideologjisë dhe strategjisë të Vuçiqit.
Mos hapja e urës mbi lumin Ibër, paraqet thëllimin e një krize edhe më të thellë të ndarjes ndëretnike në mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës, sepse po tregon vetë fakti i ndarjes në vija etnike, të cilën e ka përpiluar dhe projektuar Beogradi, në këtë mënyrë, dhe bashkësia ndërkombëtare, duhet ta merr parasysh, ose ky projekt është i mbështetur dhe mbështetet nga një organizim i tillë edhe nga ndërkombëtarët, që Kosova, dhe shteti i saj i pavarur, do të ishte i konstruktuar në këtë formë, që nuk do të realizohet pa pasojat e mundshme, duke e ndarë dhe copëtuar sipas formatit të Bosnjës.
Aq e vërtetë do të ishte kjo, kur i gjithë spektri i bashkësisë ndërkombëtare, përveç Britanisë së Madhe, e kundërshtojnë hapjen e urës mbi lumin Ibër, njëherit duke e kërcënuar Kosovën, me masa ndëshkuese, thuase kjo urë paraqet nivelin e veçantë të kalimit të njëanshëm vetëm të një race dhe populli të caktuar, që në realitet do të ishte vetëm një urë kaluese që lidh gjitha komunitetet pa dallim të këtij vendi.
Dhe më në fund, kjo lojë politike e Beogradit, të cilën po e dikton Vuçiqi, me bashkëvartësit e tij ndërkombëtarë, është një lojë e ndytë që po vazhdon të abuzohet me popullin dhe shtetin e Kosovës, prandaj duhet të mendojmë mirë dhe me seriozitet se, popullata e këtij vendi po përjeton akoma plagët që po ia shkakëtojnë fundrrinat e Millosheviqit, por duhet kuptuar një gjë shumë të qartë dhe të rëndësishme se, ky popull është dhe mbetët zotërues i këtij vendi dhe shtetit të pavarur dhe sovran, vullneti i të cilit shprehet përmes ligjeve dhe të drejtave njerëzore, mbi të cilat nuk do të dorëzohet, por gjithmonë do të qëndrojë me parimet dhe të drejtat e veta i pa lëkundur.